Mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv prej javës po përballen me atë që cilësohet vija e parë e betejës ndaj coronavirus. Në mesin e tyre, janë dhe Nevila e Arbër Gjermeni.
Çifti për shkak të kontaktit të vazhdueshëm me të infektuar, qëndrojnë larg fëmijëve prej 40 ditë, larg djalit 10 vjeç dhe vajzës vetëm 14 muajshe.
Infeksionistja, Nevila Gjermeni është një nga mjeket e para që u përfshi në ekipin mjekësor për kurimin e pacientit zero me coronavirus.
Kurse, bashkëshorti i saj, Arbër Gjermeni, anestezist–reanimator në një spital privat, iu bashkuar ekipit të mjekëve të Infektivit pasi doli vullnetar pas thirrjes së qeverisë.
Për shkak të angazhimit me të prekurit nga COVID-19, çifti po humb disa nga momentet më të veçanta si prind. Vajza e tyre e vogël sapo ka nisur të hedhë hapat e parë.
e.k. / dita

Respekte ciftit te mjekeve.
Heronj.
Sakrifica duhet te shperblehet. Jo me 5000 leke.
Nje sakrific dhe humanizem qe vjen prej atyre qe jane vertete mjek ne profesion dhe ne zemer . Po nga ana tjeter kane lene pa prinder dy te mitur , perpara cdo vendimi qe meret kur behet fjale per femije duhet te prevaloj interesi me i madh i femijve . Personalisht jam kunder, njeri te pakten duhet te ishte me femijet , nuk e shoh situaten aq alarmante qe dy te mitur te vuajne te tilla pasoja.