Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Te gjitha ato ngjarje të dhjetorit ‘90 i kam përjetuar personalisht me vetëdije se bashku me shumë miq të tjerë atëhere. Nuk dolëm në rrugë pse kishim pirë raki por se donim liri. Pra për ndryshim. A na lanë se nuk kishin ç’të bënin, a e imponuam ndryshimin, fijen e kallamit e gjeni ju gazetarët.
Atëhere ishte dëshirë dhe përpjekje për liri dhe perspektivë. Vetëdije e plotë për një jetë më të mirë. Tribunën e zenë gjithmonë ata që kanë/ janë urdhëruar ta ndërtojnë. Diku ka gjithmonë një dorë që të shtyn ose të ndalon.
Mendimi im është që Berisha dhe Nano u zgjodhën për këtë punë. Zhvillimet e mëpasme i nxorrën të dyve në pah karakterin e njëkohësisht ja nxorrën dhe popullit. Ramiz Alia zgjodhi rënien e bustit në vend që të përfundonte si Çaushesku. Rrugë tjetër s’kishte.
Por megjithë këto, zhvlerësimi i momenteve të tilla historike zbeh çdo dëshirë për ndryshim në të ardhmen. Çdo kohë ka nevojë për heronj. Këta vlejnë dhe kur janë të sajuar. Respekt për të gjithë ata që u përpoqën për ndryshim. A u realizuan ëndrrat? Kjo është histori tjetër!
