Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka replikuar me ish-kryeministrin Sali Berisha, pasi ky i fundit e akuzoi atë për korrupsion në një emision televiziv ku ishte i ftuar ditën e martë. “Mbrëmë në darkë në emisionin “Studio e Hapur” me gazetaren Eni Vasili, ish- kryeministri Sali Berisha ka përmendur emrin tim si të korruptuar (o zot i madh më në fund e kuptova që qenkam), sepse po luaj një rol në shfaqjen “Përndjekja dhe vrasja e Zhan Pol Maratit” në Teatrin Kombëtar, e kështu për rrjedhojë po ndaj para me regjisorin Arben Kumbaro, vëllain e Ministres së Kulturës, që ka fituar çdo projekt në Teatrin Kombëtar(çudi e madhe kjo se ai nuk gënjen!).
E falënderoj Saliun që për momentin nuk më ka vënë në listën e baronëve të drogës, krime të cilat me siguri i kam kryer dhe që në të ardhmen padyshim Saliu do m’i numërojë në lule të ballit. Nejse, në pritje të gjëmave që kam bërë, por ende nuk i di, po sqaroj opinionin publik për akuzën konkrete të Saliut. Në Teatrin Kombëtar nga 6 projekte, të gjashtë regjisorëve të ndryshëm, ka një projekt dhe një nga regjisorët më të mirë shqiptarë që quhet Arben Kumbaro.
Djalli ta marrë meqë Arbeni është vëllai i Ministres sipas Saliut edhe pse është një regjisor i shkëlqyer nuk duhet ta ushtrojë më profesionin! Bravo Sali, e ke nga eksperienca, sepse vajza jote kur ishe kryeministër u mbyll në manastir dhe maste me sy drejt qiellit pronat e Fazllicit. I madh Saliu”, shkruan Çuli.
Drejtori i Teatrit Kombëtar sqaron se në Teatrin Kombëtar nga 57 role të aktorëve të ndryshëm, në sezonin 2014 -2015, interpreton në një rol dhe drejtori i Teatrit Kombëtar, që ka si profesion aktrimin dhe regjinë. “Saliu nuk ka faj në fakt, sepse në teatër ka shkuar koha kur Liri Berisha merrte në telefon ish-drejtorin për të emëruar aktorë në organikën e Teatrit Kombëtar.
Ka ikur koha kur aktorët detyroheshin të ngrinin dolli me pulë kundër sarsit se kështu donte Saliu, në teatër ka ikur koha kur aktorët detyroheshin në këmbim të rrogës të firmosnin peticione kundër opozitës së vendit. E siguroj madje Saliun që dhe kundër tij nuk do ketë kurrë një peticion nga artistët e TK-së edhe pse ai meriton një memorandum kombëtar që ta përjashtojë përgjithmonë nga deklarimet publike pasi edhe kalamajve ju shfaqjet nëpër ëndrra si shtriga e Borëbardhës.
Gjithsesi, i jap fjalën e nderit Saliut (se ai e ka të shenjtë sipas kanunit), se sa të jem unë drejtor, asnjë njeri që voton dhe militon në PD nuk do persekutohet dhe nuk do t’i mbyllet dera në TK, siç bënte dhe vepronte ai dhe lakejtë e tij”, thekson Çuli. Duke i uruar pleqëri të mbarë Berishës, Çuli i kujton atij se asnjëherë nuk ka shkuar të selia e PS-së dhe se gjithçka e ka fituar me punë dhe me gjak.

Po mire more Hervin qe e mban veten per regjisor edhe aktor, cfare ke bere zotrote ne keto fusha qe te mbahet mend apo te te kete bere me emer?
I vetmi rol me emer qe ke luajtur, do te mbetet ai ku je vetemeruar, pikerisht ne vepren e sjelle nga vellai i ministres. Se per cfare meritash ministrja Kumbaro preferoi kandidaturen tende ndaj asaj te Edmond Budines kete vetem ajo e di.
Ne kete vazhde perzgjedhja e te vellait bie ere, te pelqen apo nuk te pelqen, Berishe apo jo Berishe.
Mos u hiq kaq parimor Hervin djali se je treguar hakmarres e kanunor me keq se Sali Berisha.
Ja dhe reagimi i Alfred Bualjotit qe besoj se ka nje kontribut me te madh se ai yti ne teater e kinematografi, fakt eshte edhe suksesi qe po korr bashke me Mirush Kabashin edhe neper bote:
http://www.balkanweb.com/site/alfred-bualoti-ne-teatrin-kombetar-kane-mbire-terrori-e-urrejtja/
Po nuk la njeri (qw nuk ia puth doren atij) pa akuzuar ky shtaze me fytyre vicidoli?!
Akoma e duroni o njerez, Si nuk i mbyllet ajo zgaver ketij shpellari. Te mjeret shqiptare c’i ka gjet, c’po i jen e c’do t’i gjeje nga ky banor pyjesh zoologjike!
Hervin çuli, plehre je ti dhe raca jote….