I përkas atij grupi njerëzish që u bindën për maskarallëkun e regjimit pa bërë burg e internim, pa pasur të afërm të pushkatuar e të Ballit. Siç ndodh në raste të tilla, pakënaqësia më filloi për arsye triviale – libra, muzikë e rroba – mirëpo pata boll kohë të arsyetoj dhe të arrij në përfundime më të thella, ndërsa piqesha.
Nuk duhej të ishe gjeni në atë kohë, për të parë padrejtësinë sociale, hjipokrizinë. Dhunën e verbër. Mungesën e të drejtave dhe lirive. Çështja ishte nëse kishe stomak për t’i gëlltitur këto gjëra. Por…Megjithë atmosferën shtypëse, prapë mbetej një hapësirë për zgjedhje individuale. Jo të gjithë vraponin të aplikonin për teserën e Partisë. Jo të gjithë diskutonin me zjarr në mbledhjet e solidarizimit. Jo të gjithë denonconin, raportonin, spiunonin kolegët, miqtë, të afërmit, familjarët. Mënyra si e zgjidhnim ne të brezit tim raportin me terrorin ishte distancimi. Përpjekja për t’u ndryrë në një botë të vetëmjaftueshme, larg rreziqeve të rrokullisjes. Kjo ishte një orvatje iluzore, por jo pa rezultate: ekuivalente e një droge të butë, por të besuar. Në atë botë tonën artificiale nuk kishte vend as për komunizmin, as për terrorin. Regjimin, si të thuash, e kishim përjashtuar nga vetja.
Po sot? E keni vënë re që nuk e keni as këtë rrugë shpëtimi? Edhe ët duash të hiqesh mënjanë, nuk mundesh? Sepse do mbetesh pa punë, pa mundësi financiare për të mbajtur veten dhe familjen? Ne lexonim atëherë Freud-in, Sartre-in, Oscar Ëilde-n. Një libër me parathëniet e Bernard Shoë-t e kalonim dorë më dorë, si të ishte ndonjë album i Rolling Stones. Nëse brezat e kanë një mision, yni ishte të ruanim veten, si qenie njerëzore, përballë kafshërisë. Po sot, cfarë lexohet? Si e ruajnë veten njerëzit përballë kafshërisë “demokratikase”? Kam frikë se për shumicën dërrmuese është më e vështirë se atëherë. Heshtja nuk mjafton.
Email nga adresa: [email protected]

Kemi pase lexuar edhe “libra te verdhe” si Ura e Psheretimave, kemi degjuar Celentanon dhe pare Eurovizionin fshehtas. Ishte nje regjim i zymte dhe barbar, por ne te rinjte e Tiranes te asaj kohe i kalonim anash. nuk na e mbante t’i dilnim perballe, por edhe te ktheheshim ne skllever pa tru te tij nuk na pelaqente. Ruheshim sidomos nga disa te “zbritur nga malet”, qofshin ato te Viçidolit apo te Laberise. Ishin ata fanatiket dhe mbrojtesit me te zjarte te atij sistemi. Vetem se kishin shpetuar nga balta dhe bagetia te benin gjemen. Siç jane edhe sot. Prandaj Shqiperia nuk ecen: se shumica jante pazhvilluar, pa botekuptim qytetar dhe egoiste. Ata nuk duan te shohin me larg se hunda e tyre. Po qene mire ata, nuk ka hall se nuk ka pune, se eshte shkaterruar gjithçka, se zgjedhjet vidhen dhe pushteti vret.