Heshtja zgjedhore, nënkryetari i KQZ apel: Mos i bojkotoni zgjedhjet

Bora Basholli

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, një ditë para zgjedhjeve lokale, i është drejtuar të gjithë qytetarëve, që të dalin në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për zgjedhur drejtuesit vendorë.

Me anë të në postimi në rrjetin social, Biba shkruan se shqiptarët nuk duhet të humbasin në asnjë moment shprehitë demokratike dhe të respektojnë ligjet dhe shtetin e së drejtës. Ai u ndal edhe në disa bashki ku në garë është vetëm një kandidat, ndërsa tha se kjo është për të ardhur keq.

Postimi i plotë

“Në datë 30 qershor, unë do të shkoj të votoj! Po ç’ka për të zgjedhur ne 30 bashki ku është regjistruar vetëm 1 kandidat?-do të pyes me të drejtë ndonjë.

Po, ashtu, në ato bashki ka vetëm votim e jo zgjedhje, dhe kjo është për të ardhur keq. Por zgjedhje a votime qofshin ne gati 50% te zonave, serish mbeten të rëndësishme, ndaj nuk duhen bojkotuar.

Ne (shqiptaret) nuk duhet te humbin shprehitë tona demokratike. Akoma me tej, ne duhet te respektojmë shtetin e se drejtës, i cili kërkon qe rregullat të prevalojnë mbi pazaret politike e qe, pa te cilin, demokracia ka tendence te degradoje ne sundim te shumicës mbi pakicën. Dhe se fundi, duhet te votojmë edhe sepse procesi zgjedhor, edhe aty ku ka vetëm 1 kandidat, ka edhe një komponent tjetër, absolutisht të rëndësishëm.

Te zgjedhurit vendore përmes votimit qytetar formatizojnë marrjen e detyrës. Sepse kryebashkiakët tanë emërohen nga ne, votuesit e tyre. Vetëm kështu i bëjmë ata të përgjegjshëm dhe mund t’ju kërkojmë llogari për premtimet dhe menaxhimin e parave publike”-shkruan Biba.

 

 

b.b/dita

 

Share This Article
2 Comments
  • NJE THIRRJE NGA INTELEKTUALI:

    Kush eshte shqyptar i ndershem, duhet duhet pa hezitim te mos votoje kursesi per kandidatet imorale dhe rrugace te pacipe te Edvin Droges qe do ta ktheje Shqypnine ne Kohen e Qepes te Enverit me tollona dhe bunkere dhe qe me ndihmen e vampireve te George Sorosit duan t’i vene zjarrin trojeve shqyptare si ne Siri dhe ne Lindjen e Mesme per te shtuar valen e emigranteve nga e cila fitojne miliarda fonde publike nga taksapaguesit evropiane dhe nga ndihmat e OKB-se, perfshire ketu edhe planet satanike ndaj Kosoves se brishte qe duan ta ndajne me Vucicin si “Byreku ne Tepsi”

    MOS VOTONI ENVERISTET E EDVIN DROGES, TE BASHKIM ULAJT DHE TE MAFIES SOROSIANE ME PUSHTET O SHQYPTARE NESE JU DHIMBSET SADO PAK VATANI!

    sepse:

    Ndryshe shqypnia do te behet si:

    NJE SHPREHJE GJEOGRAFIKE

    njashtu:

    Sic donte ta shpallte Bismarku pas Pavaresise.

  • Ki bibs mos eshte pukkan app mirfitote
    Loll’om e paste ne MIAs kal toke n njethundraket

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *