Hetim oficerit grek sepse i helmoi 2 qentë një shqiptari

redaktor

Një oficer i policisë greke u pezullua dhe është në hetim administrativ, sepse i kishte vrarë 2 qen një shqiptari dhe më pas e kërcënoi. Mediet greke thanë se është arrestuar në Kerasochori, Thesprotia, oficeri i policisë, 42-vjeçari,  i cili akuzohet për vrasjen e dy qenve dhe një kërcënim për pronarin e tyre. Një 46- vjeçar shqiptar është ankuar në polici se oficeri më parë i kishte helmuar dy qentë që ruanin delet dhe pasi e ndoqi, duke e kërcënuar.  Me një vendim në nivele qendrore, oficeri i Policisë Greke u pezullua, ndërsa eprorët urdhëruan një hetim administrative për të.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *