Hetim qumështit të pasterizuar, UHT të importit nga qeveria shqiptare vjen si një përgjigje kryesisht për importin e këtij produkti nga Maqedonia, pasi fqinji ynë bllokoi eksportin e qumështit shqiptar. Prodhuesit shqiptarë kërkojnë mbështetjen e shtetit për zbatimin e marrëvëshjeve për tregtinë e lirë nga shtet fqinje dhe hulumtimin e mënyrës sesi vijnë në tregun venda produktet e importit.
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra tha për Ora News se ky vendim vjen pasi fqinji ynë Maqedonia bllokoi eksportin e qumështit shqiptar.
“Maqedonia ndoshta me të padrejtë, ndoshta me të drejtë këtë duhet ta tregojë procesi ka bllokuar eksportin e qumshtit shqiptar, me një arsyetim që për mua nuk qëndron tek produkti dhe as tek teknologjia dhe as tek prodhuesi, por qëndron në sistemin tonë të përgjithshëm të gjurmueshmërisë, të parandalimit të sëmundjeve e me radhë”, thekson Arben Shkodra.
Prej kohësh prodhuesit kanë ngritur shqetësimin se përmes procedurave favorizohet hyrja e produkteve të importi dhe kërkojnë të hulumtohet mënyra sesi vijnë për tregun shqiptar mallrat e importit dhe zbatimi i marrëveshjeve të tregëtisë së lire.
Mes dy shteteve kanë nisur negociatat, ndërsa sipas ligjit antidumping, pas marrjes së vendimit, procedurat e hetimore fillojnë pas 200 ditësh.
