Hetime Bashës, flluskë sapuni!

Dita

Ja dhe një lajm tjetër që ngjason me shashkat e mëparshme! Prokuroria nis hetimet për lejet e ndërtimit të dhëna nga Lulzim Basha. Përgëzime prokurorë të vendit tim fatkeq, tani mezi po presim që ju në fund të hetimeve të na tregoni se si do shfryhet edhe kjo flluskë sapuni, edhe pse kemi dy dekada që shikojmë çdo ditë flluska sapunësh prej jush të nderuar prokurorë dhe prej kolegëve tuaj gjyqtarë!

E kam të qartë sakrificën tuaj aq të madhe që keni bërë dhe vazhdoni të bëni. Uroj për ju që shpërblimi të jetë sa më i majmë dhe po ashtu arsyet e mbylljes edhe të kësaj dosjeje të jenë po aq banale siç kanë qenë edhe të tjerat në vitet që kemi lënë pas! Suksese!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *