Prokurori amerikan John Clint Williamson ka ngritur një dosje me emrat e rreth 120 udhëheqësve të UÇK-së, të cilët pritet të akuzohen për zhdukjen e rreth 320 serbëve nga rajoni i Rahovecit dhe ai i Dukagjinit.
Dosja do t’u dorëzohet gjyqtarëve të Gjykatës së Speciale për Krime Lufte (e cila nuk është ngritur ende). Kjo gjykatë do të hetojë po ashtu pohimet e senatorit zviceran, Dick Marty. Task forca që udhëheq prokurori Williamson është themeluar me qëllim investigimin lidhur me dyshimet për trafikim me organe njerëzore, por ai së fundi është fokusuar në zhdukjen e rreth 320 civilëve serbë gjatë viteve të luftës.
Të gjithë të dyshuarit pritet të arrestohen në momentin kur të plotësohet infrastruktura ligjore për krijimin e Gjykatës së Posaçme. “Express” pohon se e ka parë këtë dosje dhe se shumica nga emrat e përmendur aty janë drejtues të njohur të luftës nga rajoni i Dukagjinit dhe nga rajoni i Drenicës. Por, aty ka edhe emra të njerëzve që kanë vepruar kryesisht në pjesën veriore të Shqipërisë, rrëzë kufirit me Kosovën. Vlen të përmendet se në këtë dosje nuk figuron emri i Hashim Thaçit, megjithëse ai është përmendur në raportin e Dick Marty-t, publikuar në 2010-n. Në këtë vit, britanikja “The Guardian” solli një version të shkurtër të raportit të senatorit, në të cilin kryeministri i Kosovës dhe bashkëpunëtorë të tij akuzoheshin, mes tjerash edhe për trafikim organesh të shtetasve serbë. Ky fakt tronditi opinionin shqiptar por edhe atë botëror. Pak media në atë kohë, morën mundimin që ta botonin variantin e plotë të raportit, i cili më pas u aprovua në Këshillin e Evropës dhe me këtë rast solli hetimet e Williamson ndaj Kosovës.
“UÇK-ja qëndron pas trafikimit të organeve njerëzore, në veçanti të civilëve të mbajtur në burgjet sekrete në Shqipëri”, shkruhej ndër të tjera në raport. “Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEX-i zbuloi rastin e klinikës “Medicus” në Prishtinë që trafikonte organe”. Më tej shkruhet se “kjo çështje për herë të parë u përmend në librin autobiografik të ish-kryeprokurores së Hagës, Carla del Ponte, e cila e përmend trafikimin e organeve të njerëzve në kampet e UÇK-së, veçmas në Burrel, në vendin e njohur si Shtëpia e Verdhë”.
Përkundër kritikave ndaj raportit në fjalë, sidomos për shkak të dëmit që i është bërë imazhit të shqiptarëve që nga ajo kohë e deri më sot, duhet parë se në çfarë bazohen hetimet e Prokurorit amerikan Williamson, i cili, pasi Kuvendi i Kosovës të votojë themelimin e Gjykatës Speciale për Krime Lufte, pritet edhe të veprojë konkretisht ndaj të dyshuarve./D.Gjuzi

UCK asnjehere nuk ka pasur qellim clirimin e Kosoves, por UCK, nen masken e luftes ka organizuar trafik droge, prostitucion, dhe me e tmerrshmja, kane vrase kosovare e serbe per tu mare organet e per ti trafikuar.
Nuk ka nevoje per prova, as per Shtepi te Verdha te Burrelit apo gjetke, sepse Klinika Frankeshtajn ne kerrthize te Prishtines me emerin MEDICUS ja nxorri bojen politikes shqyptare si mesalla me dy faqe.
Ti pusht i grekut e serbit ben mire ta lash gojen para se te flasesh shqip. nuk ke lene gazete pa komentuar me lloj lloj emrash.
tani si pergjigje – llogarit pak se cfare raporti ka bere ky prokurori amerikan. 120 luftetare te akuzuar per 320 serbe te (zhdukur – mbase jane akoma gjalle neper kafenet e beogradit, askush nuk i ka gjet trupat e tyre)
Po per 2800 shqiptaret e zhdukur qe akoma si ka kthyer eshtrat Serbia sa vete jane AKUZUAR jo denuar??? apo per ate qe te vjen e te vret ne shtepi qenka normale kur nuk je shqiptar. per shqiptarin nuk u dashka te shkrehe pushke se u quajtkerka terrorist e kriminel direkt. Sa per kete prokurorin gjeja e pare qe duhet te beje eshte te zbatoje njeher ligjet e USA ne trajtimin e ceshtjes dhe pastaj shohim se si i dalin llogarite. te gjithe te pafajshem dalin shqiptaret po qe se zbatojme thjesht ligjet e Florida’s. po ti pusht nuk mendon keshtu se gjarperi qe te ka rrit te ka mesu si te vrasesh e zhdukesh shqiptaret, ashtu lloj kriminelash jeni ju. jeni heq miq kur e dinit qe skshit fuqi dhe ne momentin e pare keni vrare te parin ate shqiptar qe ju ka ditur mik. dijeni mire se jemi zgjuar nga gjumi ne Shqipet dhe po morem fluturim mjer gjarperinjte te gjejne vrime te futen
Serbet, edhe ato te ardhur edhe ato vendas sulmuan shqiptaret. Shqiptaret vetem u mbrojten.
Po per mijera te vrare dhe qindra te zhdukur kosovare nga ushtria dhe paramilitaret Serbe, a do te kete ndonje prokuror Amerikan, se nuk ka nevoje per deshmitar jane varret masive si ato te Hitlerit dhe filmimet e bere nga gjithe reportieret e Botes, perfshi ketu edhe ata Amerikane.
Sa Ushtarake Aleate jane denuar nga Franca, Britania, B. Sovjetik dhe Amerika ne mbarim te L2B per vjedhje, tortura, perdhunime dhe “summary execution” [pushkatim pa gjyq] Ne lirimin e kampit te Dakaut kur pane mizorine aty, clirimtaret vrane 100-150 Ushtrake Gjermane. Trupat Aleate ndertuan 19 Kampe Perqendrimi per roberit e luftes, ku ne ta u lane te dehidrohen, te vdesin nga semundjet dhe Uria mbi 10.000 ushtarake Gjermane. Me urdher personal te Ajzenhaurit (dhe per te anashkaluar Konveten e Gjeneves -1929) ju hoq termi Rober te Luftes, e u klasifikuan “ish-Forca Armike te Carmatosura!”
Sovjetiket pas renies se Berlinit kane perdhunuar mbi 2.000.000 gra dhe femije, nga te cilat 248.000 kane vdekur. Por jo vetem ato, Trupat Amerikane akuzohen per 11.000 perdhunime dhe ato Franceze per 1.500 te tilla; me pak se Sovjetiket por gjest i tmerrshem gjithsesi.Pse nuk ri-shikoni historine dhe “nxehtesine e kohes” z. Avokat?
Dhe sa Shqiptare ju rezultojne te zhdukur gjate ketij gjenocidi dhe spastrimi etnik??
Sa Serbe jane te zhdukur dhe te vrare, po vete, nga forcat Serbe?
—.
I Nderuar z. “liberal” Provat e Krimeve te Luftes jane ne Serbi. Per te pare kudo se a ka pasur lufte a Jo- shko me pas dhe hap Dokumentat e Shoqatave te Veteraneve, hiq nje 10% te vonuar qe shtohen nga fundi. Ne Serbi keni mbi 750.000 Veterane Lufte, thuaj 600.000 te jemi me te sakte.
Keto ne tre Luftera te Pergjakshme, Bosnje – Kroaci- Kosove.
Dhe ty te dalin mangut “300 Serbe”??
TURP.