Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka ndonjë të dyshuar për grabitjen e 10 milionë Eurove. Provat më të rëndësishme janë gjetur në furgonin me mbishkrimin hetimi tatimor, me të cilin 5 autorët realizuan grabitjen.
Nga ana tjetër kërkimet e policisë nuk kanë dhënë asnjë rezultat për të arrestuar ndonjë të dyshuar që ka marrë pjesë në grabitjen e rreth 6.5 milionë Eurove në pistën e aeroportit të Rinasit.
Mësohet se hetuesit pritet ti rikthehen grabitjeve të mëparshme që janë realizuar nga grupi i Admir Muratajt, që mbeti i vrarë nga shkëmbi i zjarrit me policinë, për të parë nëse ndonjë nga personat që ka marrë pjesë ka lidhje me ngjarjen e së martës.
Nga hetimet e mëparshme, organi i akuzës ngriti dyshime se pjesëtarë të kësaj organizate që drejtohej nga 47-vjeçari Murataj ishin rreth 20 persona, por pjesa më e madhe e tyre në atë kohë nuk u identifikuan.
Hetuesit pritet të marrin në pyetje edhe drejtuesit e kompanisë ISTS, për të dhënë sqarime mbi masat e marra për të siguruar perimetrin e brendshëm të aeroportit si dhe procedurën e ndjekur mbi raportimin në polici në kohën kur ndodhi grabitja.
Deklarime pritet të japin edhe drejtues të TIA, mbi programin e hartuar për sigurinë e brendshme të aeroportit.
b.b/dita

Prisni dhe ca sa te mendohet si do pergjigjen
Akoma asnje pergjegjes per sigurine e aeroportit,
akoma asnje te dyshuar per grabitjen ne aeroportin Rinasit,akoma anje i dyshuar(lene ne harrese) per vrasjen Artan Santos!!! Grabitja në Rinas, ish-shefi i sigurisë së aviacionit: Përgjegjësia e autoritetit civil dhe policisë
https://www.youtube.com/watch?v=et6GBgd0ZHY
Nuk ka shume parash te destinuara per transaksione
etj ne Banka qe nuk kane bojen shperthyese blu ,
dhe GPS
kjo sipas nji Ligji Nderkombetare .
per mua i dyshuari Kryesor eshte B A N K A vet
Nuk do mend qe punonjes banke jane të përfshirë në këtë histori.
Parate jane vjedhur ne bange.pjesa tjeter eshte loje maskimi…………….
O shoke nje pietje nga salla: A ka mundesi te njohim fytyren e ketyre kinezeve qe menaxhojne TIA ose Aeroportin “Nene Tereza”?
Jo per gje po tashme keta rilindjotet me ne lrie kriekaqolin e kane bere rruge qe te perdorin keto manipulime pas te cilave fshihen ata vete. Ndodhi keshtu qe me Tajvanin e Besos pas te cilit fshihej kriekaqoli e vazhdoi edhe me ARMO-n Besoja e tani me Fushen pas te cilit qendron familja e kriekaqolit. Mos u perzitni shoke, ju vazhdojeni votojeni derisa t’ju latandise te hani bar.
* Fiks fare vepër e “rilindjotëve”, dhe ky tipi që u vra, u vra gabimisht, se ky ishte i ndershem. Ky bëri nje akt heroik, iu vu pas kriminelëve për ti kapur, meqë ata i ndeshi,ndërsa kishte dalë për të shëtitur qenin. I shkreti u përpoq t’i ndalonte, por s’ia doli.
O shoku une e kuptoj qe ti pyken e ha vec mavi por une ngrita ca pyete e nuk shfajesova kriminelet. Zotrote po pate ndonje pergjigje bujrum. Sa per banda ato po gelojne fale policise se rilindur qe nga koha e Tahorrit. Po te duash te besh nje bilanc qe ketu e gjashte vjet e te lexosh shifrat e interpolit do te kuptosh se perse vendet si Hollanda, Gjermania, Greqia, Italia, Austria kane ngritur shqetesimin per rritjen eksponenciale te bandave kriminale te cilat po veprojne e fuqizohen jashte kufijve fale mbeshtetjes qe kane nga politika ne Shqiperi. E pe Elbasanin se si policia ka frike ti afrohet banditeve.
Pastaj ne rastin e aeroportit a ka ndonje faj Ministri i Brendshem dhe ajo e Infrastruktures per moszbatimin e masave qe ishin marre me kohe e me VKM? Ja pra ironite ruaji per keto raste se mua nuk me behet vone te mbroj asnje krah politik.
Priten?kur ata eshte dashur qe ne start me u marr ne pyetje per pse nuk kane punuar as mjetet as ato kur e kane ditur se po behet ky transfert!!!
Pritni …pritni
Keta ICBS, derisa i kane lene portat e aeroportit si porta stani,kur cdo familje fshati,ka porta hekuri me rreshqitje ,me telekomande,,e kane menduar qe Aeroporti te vidhet kur kane nevoje te vidhen.Prandaj keta duhet te merren te pandehur,te arrestohen.
ore po ne te njejtin artikull fillon me prokuroria nuk ka ndonje te dyshuar per grabitjen e 10 milioneve dhe pastaj policia nuk ka arrestuar ndonje te dyshuar per grabitjen e 6,5 milioneve. Ateheres ose ti gazetar je krejt bole qe nuk lexon as cfare shkruan ose beni zhurme kot si zhurmuesa vetem sepse jeni mesuar me kete lloj kulture. si nuk gjetem te pakten edhe nje fake news po te shkruajtur me mend. VK