Hetimet për letrën e Spartak Brahos, Prifti nuk paraqitet në polici

redaktor
Ish deputeti Dritan Prifti, duke dale nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ku ka deshmuar ne lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi. Doshi ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ka porositur vrasjen e tij dhe te deputetit demokrat Mhill Fufi. /r/n/r/nFormer lawmaker Dritan Prifti, at the Prosecution of Serious Crimes, where he testify about the allegations of lawmaker Tom Doshi. Doshi has accused the Speaker of Parliament Ilir Meta because he has ordered his murder and Mhill Fufi.

Oficerë të Policisë së Tiranës vazhdojnë marrjen në pyetje të protagonistëve të letrës së Spartak Brahos, i cili shkruante tre ditë më parë në letrën dërguar Presidentit te Republikës, Bujar Nishani, kreut të Parlamentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako përfshi shefin e inteligjencës shqiptare Visho Ajazin, për skenarë destabilizues të vendit.

Për t’u marrë në pyetje është thërritur Spartak Braho dhe Dritan Prifti. Por asnjëri prej tyre nuk është paraqitur. Kreu i Komisionit të Sigurisë ka kontaktuar oficerët e policisë për t’i njoftuar se do të paraqitej në rastin më të parë, ndërsa jozyrtarisht mësohet se Dritan Prifti ka shtyrë për të premten në orën 10:00 marrjen në pyetje, e parashikuar fillimisht në orën 19:00 të së enjtes.

Lidhur me këtë letër, një ditë më parë dhanë dëshmitë e tyre deputeti Tom Doshi dhe Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt. Edhe ky i fundit duhej të merrej në pyetje pasditen e së enjtes, por kjo është shtyrë për një tjetër herë.

Ndërkohë, zhvillimi më i rëndësishëm në lidhje me këtë çështje mund të konsiderohet lëvizja e Kastriot Ismailajt nga paraburgimi i Fierit në qelitë e burgut 302 në kryeqytet. Lidhur me këtë lëvizje nuk jepet asnjë shpjegim.

Nga ana tjetër, mësohet se Prokuroria nuk do të kërkojë tabulatet telefonike të bashkëshortes së Ismailajt dhe Tom Doshit, pasi sipas Prokurorisë, përkundër asaj që shkruan Braho në letrën e tij nuk ka patur asnjë kërcënim nga ana e Tom Doshit ndaj Vojsava Ismailajt.

Share This Article
3 Comments
  • E ka rrahur gruaja, i ka lene shenja, ndaj nuk vjen dot.
    I tha qe kete stilin me Drejtoreshen, nuk e ke bere asnjehere me mua.
    Te shikojme cfare mendimi ka babai Dritanit.

    Jam kurioz te dije, ajo Drejtoresha eshte e martuar?
    Ketu nderlikohet puna.

  • militantet qorra partiake pa dallim nuk shohin thelbin e korrupsionit apo te keq qeverisjes se pasurive te vendit te tyre po merren me jetet personale ,,,pastaj duan shtet kta injorante qe vijne era perce,,,,,,,,,,, !!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *