Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani është thirrur sot në Prokurori ku është pyetur në lidhje me hetimet për lobimin e Partisë Demokratike në SHBA.
Mësohet se ka qenë Ristani, ai që ka firmosur kontratat me dy kompanitë lobuese.
Pas daljes nga Prokuroria, Arben Ristani tha se PD ka bërë kontratë lobimi për zgjedhje të lira.
“U paraqita në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD ka zbatuar me përpikmëri kontratat. PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori”, tha Ristani për mediat.
s.a/dita

Thirret sa per forme! Asgje nuk ka per te ngjare! Jemi mesuar qe prej 1990, se asnje gjemb nuk u hyn ne kembe delenxhinve dhe dallaverexhinjve politikane!