Hetimet për tenderin e uniformave, SPAK u kërkon zyrtarëve të arrestuar: Tregoni shokët!

Ornela

Në pranga janë vënë 11 zyrtarë të ministrisë së Brendshme për tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

Pas arrestimit të 11 zyrtarëve të ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderin për uniformat e policisë, hetuesit po përpiqen të kthejë në bashkëpunëtorë disa nga zyrtarët e arrestuar.

Sipas abcnews, të paktën 2 nga të arrestuarit që kanë pasur edhe rol kryesor në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë iu është ofruar statusi i bashkëpunëtorit për të treguar më shumë detaje nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.

Nuk dihet nëse këto përpjekje kanë dhënë rezultat, ndërkohë që prokuroria ka në hetim çështjen nën dyshimin se ka përgjegjës të tjerë në favorizimin që i është bërë kompanisë fituese.

Sipas SPAK rezulton se zyrtarët kanë shkelur rregullat e prokurimit publik dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar në mënyrë të padrejtë në kualifikimin e operatorit fitues në tenderin me vlerë 2.8 miliardë lekë.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Trego shoket ne do te shpetosh!!!!!!
    Shoket i tregojne vetem me metodat e enverit dhe guantanamos.
    Me lutje dhe me burgje si kampe pushimi dhe me miliona pasuri qe nuk i sekuestrohet nuk tregon njeri

  • Po ti denoni te pakten nga 5 vjet secilin ,patjeter do tregojne shefat e tyre me lart. SPAK I dirizhuar nga Amerikanet eshte ne rruge te drejte ..

    • “Germimi” i Spak eshte i drejte! Por mos humbni shume kohe se ka shume monstra (edhe me te medhenj) qe bredhin te lire.

  • Ylli i Shamunaqes, trego shoket thone. Kamunikate kamuniste, posi.
    Shoku minister me se merrej kur Fondet Publike shkonin per lesh? Me terror kunder popullsise. Vrau nje djale te ri per nje maske.
    Ore policore, ndalohet muzika. Ndalohen shoket, ndalohet korona gjate dites, lejohet naten. Tallin trapin me shqiptaret., Cfare shokesh kerkojne? Kush jep urdherat, se nuk ka bythec ti dali para ministrit dhe kerministrit per dhjetra miliona euro. Po pazarin e Unazes kush e kopsiti? Ai qe tha se eshte normale, ndodh ne gjithe boten? Cfare kerkoni me teper?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *