Hetimet proaktive, priten arrestime të bosëve në energji dhe ndërtim

anazapta

Rezultatet pas hetimeve proaktive pritet të mundësojnë zbërthimin e rrjeteve të strukturuara kriminale që kanë mundur të pastrojnë para apo të korruptojnë gjyqtarë apo zyrtarë të niveleve të ndryshme. Ndonëse prej vitesh bashkëpunimi polici-prokurori është dukur i vështirë dje u la të kuptohej se krerët e të dyja këtyre institucioneve kishin disa plane konkrete. Saimir Tahiri, si drejtues i dikasterit blu përmendi edhe disa dosje konkrete si “Gërdeci” apo “21 janari”, ndërsa kryeprokurori Adriatik Llalla e la të hapur mundësinë që rezultatet mund të fokusoheshin nga çdo anë. Në deklaratën-bombë të tij thuhej se “Kemi shumë çështje nën hetim, disa prej tyre të një shkallë të tillë që, nëse do të rezultojnë sipas parashikimeve, mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit”. Nëse theksi bie mbi të ardhmen e vendit, atëherë merren parasysh kërkesat e vazhdueshme të ekspertëve të BE-së për zhvillimin e hetimeve proaktive dhe luftën e pandërprerë kundër krimit të organizuar.

 

Pritshmëritë për dosjet e bujshme

Investimet në sektorë të rëndësishëm të energjisë apo të ndërtimit, planifikimet për të investuar si dhe pastrimi i parave, ndërthurur me korruptimin e zyrtarëve janë 3 nga përmbajtjet e të paktën 5 dosjeve të bujshme që gjenden deri më tani në tryezën e ekspertëve të Prokurorisë së Përgjithshme. Burime konfidenciale nga Prokuroria thanë për gazetën “Dita” se bëhet fjalë për shifra që kapin miliona euro, ku përfshihen edhe biznesmenë apo zyrtarë të huaj, ku kanë dalë elementë kriminalë që janë paraqitur si tepër të rëndësishëm në këto lidhje financiare. Vlora, Durrësi dhe Tirana mbeten 3 nga zonat ku priten edhe rezultatet e këtyre hetimeve proaktive që BE-ja ua ka kërkuar me forcë ekspertëve shqiptarë. Në sitën e hetimeve janë funksionarë dhe ish-zyrtarë si dhe biznesmenë apo kriminelë të mirëfilltë. Në këto lloj hetimesh duhet kujtuar se operon një Informator Konfidencial që ka fituar besimin e të piketuarve, por më vonë hyn në skenë edhe agjenti i infiltuar që paraqitet si parner biznesi, kunat, etj i Informatorit Konfidencial që po e ndihmon atë, ose është agjent financiar i tij. Me kalimin e kohës Informatori Konfidencial tërhiqet nga skena. Përveç kësaj metode, në këto hetime prokuroria mësohet të ketë aplikuar edhe “përgjimin e pamiratuar”, bazuar në referencat gjermane hetimore, ku thelbi qëndron në rezultat, pa marrë parasysh procedurën monitoruese apo vëzhguese gjatë hetimit. Në një nga deklaratat e tij komisioneri Shtefan Fyle ka deklaruar se “Në raportin e tij, Komisioni do të marrë gjithashtu parasysh angazhimin e shfaqur nga Shqipëria për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, përfshirë hetimet proaktive dhe ndëshkimet e këtyre rasteve”.

 

Llalla: Do ndryshojë e ardhmja e vendit

Mes të tjerave në fjalën e tij Kryeprokurori Adriatik Llalla tha se “Takime si ky i sotmi janë shumë të nevojshëm, për të diskutuar mbi luftën e përbashkët kundër kriminalitetit. Prokuroria dhe Policia e Shtetit janë në linjën e parë të përballjes me persona që priren nga veprimet antiligjore. Prokurorët në të gjithë Shqipërinë po dëshmojnë se vetëm falë bashkëpunimit me policinë e shtetit dhe orientimit në veprimtarinë tuaj, mund të kemi sukses në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”. Nga fundi i fjalimit kryeprokurori dha deklaratën-bombë. Llalla shtoi se  “Falë bashkëpunimit tonë janë vendosur para përgjegjësisë penale gjyqtarë, prokurorë, zyrtarë të niveleve të ndryshme, grupe kriminale e shumë të tjerë. Ndërkohë, kemi shumë çështje nën hetim, disa prej tyre të një shkallë të tillë që, nëse do të rezultojnë sipas parashikimeve, mund të ndikojnë në të ardhmen e vendit”

Ministri Tahiri

Tahiri konfirmoi gatishmërinë e plotë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kontribuar në të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, për të hapur dhe për të çuar përpara deri në dënimet penale nga gjykatat, të gjitha çështjet e mbetura pezull por që janë mjaft sensitive për rendin ligjor dhe shtetin e së drejtës. “Veçanërisht ato më të rëndësishmet, për të cilat drejtësia dhe qytetarët presin përgjigje, që ne nuk mund të lejojmë të kthehen në simbol të padrejtësisë, pabarazisë, dhe pandëshkueshmërisë si “Gërdeci”, “21 Janari”, evazioni fiskal me mashtrime në tatime në rendin e miliona eurove, zyrtarët e lartë, ndoshta nivelet më të larta, të kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, e kështu me radhë. Siç është po për këtë arsye që ne duhet të punojmë bashkarisht në pastrimin e agjencive ligjzbatuese nga të gjithë ata, që mbajnë besimin e publikut por bëjnë shërbimin e paligjshmërisë”-tha Tahiri. Më tej ministri theksoi se Policia e Shtetit kishte proceduar në këto muaj mbi 180 punonjës policie të të gjitha niveleve, por ndihma dhe bashkëpunimi veçanërisht i Prokurorisë, është thelbësor në rritjen e ndëshkueshmërisë ndaj të gjithë atyre punonjësve të Policisë së Shtetit, që abuzojnë me detyrën.

 

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Ministri dhe Kryeprokurori,tani qe u karguan nga tavolina e deklarimit te gjemdjes hetimore dhe te detyrave imediate LE TI PERVISHEN PUNES per te vene para pergjegjesise ligjore ata qe perfaqesojne mashtrimin,korupsionin,hajdutllekunpervetesimin etjer e tjere.Ne populli qe jemi shume te shqetesuar per keto “semundje virale”qe kane molepsur shoqerine tone PRESIM VEPRIME KONKRETE dhe ne kohe sa me te dhpejt.

  • Deklarata te tilla BOMBASTIKE nga nje KRYE PROKUROR,qe deri me sot nuk ka bere ASGJE,janre me shume…………. OGURZEZA SE SA………….!!!!
    Te ardhmen e Shqiperise e ndryshojne vetem ne se FUTET NE BURG Sali Berisha,Lulzim Basha,Fatmir Mediu,Arben Imami etj!!!
    Te tjerat jane MBROCKULLA!!!
    PROKURORI I PERGJITHSHEM nuk flet si ne fushate elektorale,por vetem me ….VEPRA!!!
    Thenia e tij:
    -“…NE SE DALIN PARASHIKIMET…”!! eshte e TURPSHME dhe injorim per INTELIGJENCEN E NJE POPULLI TE TERE!!!
    Aq me teper per nje minister te Brendeshem…!!!

  • FJALET E TEPERTA JANE FUKARALLEK

    KUR TE DENOHEN KETO KRIME LLALLA DHE TAHIRI THJESHT DO TE KENE BERE DETYREN QE I NGARKON LIGJI

  • Keto jane perralla.
    Shume shpejt do te mesohet se teori te tilla konspirarive nuk do te funksionojne. Askush nuk do te denohet.

  • Gjarperi ngordh vetem po ta godasesh ne KOKE ! PO NUK U GODIT KOKA KOT TREGONI
    ”PERRALLA ME MBRET ” PER VENE NE GJUME POPULLIN ! TE GODITET KOKA !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *