Politika shqiptare i ka mundësuar organit qendror të akuzës një alibi të fortë, për të gjitha dosjet e nxehta të korrupsionit dhe krimit, ku nën akuzë janë ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë etj.
Paralizimi i Prokurorisë së Përgjithshme, me anë të Kushtetutës së re, duke i hequr të drejtën për hetimin e deputetëve dhe ministrave deri në ngritjen e SPAK, mund të ketë edhe prapaskena politike.
Prokuroria e Përgjithshme është i vetmi institucion, për të cilin nuk është parashikuar dispozitë transitore.
Kushtetuta e re parashikon kalimin e të drejtës së hetimit për këtë kategori funksionarësh të lartë në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Por, mungesa e ngritjes së SPAK dhe e dispozitës kalimtare në Kushtetutën e re, ka bllokuar veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme, duke rrezikuar mbylljen e çështjeve nën hetim dhe në gjykim.
Përpos çështjeve në gjykim, konkretisht të deputetëve Tom Doshi dhe Armando Prenga, rrezikohen të gjitha çështjet nën hetim. Në listën e zyrtarëve të lartë, të cilët kanë llogari të hapura me Prokurorinë janë edhe tre ish-ministra të Sali Berishës dhe dy ministra aktualë të qeverisë Rama.
Bëhet fjalë për ish-kryefinancierin Ridvan Bode, ish-ministrin e METE, Genc Ruli dhe ish-ministrin po të METE, Florjon Mima, të cilët janë kallëzuar në prokurori për privatizimin e OSSH, nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, e cila pas një procesi auditimi ka konstatuar 414 milionë euro dëm.
Prokuroria e Përgjithshme nuk mund të marrë asnjë vendim, as të pushojë çështjen dhe as të referojë dosjen për gjykim në gjykatë, ndërsa tejkalimi i afateve favorizon të lartpërmendurit sipas precedentit “Basha”.
Në pikëpyetje vihen edhe hetimet për ministrat aktualë Ilir Beqja e Damian Gjiknuri si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi.
Po ashtu, ky ngërç ligjor favorizon edhe anëtaren e pezulluar të Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila akuzohet nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion pasiv.
Gjithashtu, Prokuroria e Përgjithshme, në këtë situatë, nuk mund të marrë nën hetim apo të kërkojë arrestimin e asnjë funksionari të lartë në kushte flagrance, edhe nëse kryejnë një krim të rëndë, pasi çdo veprim i Prokurorisë bie ndesh me Kushtetutën e re.

Te vjen me vjell.
Sepse nderkohe ikin afatet procedurale dhe Beqja me shoke shpetojne
Si luli ne vakt
Per mua nuk ka OJF dhe popull per se mbari. Se i detyrojn qe te jepnin shpjegime edhe nderkombetaret qe jane bashkeautore tek Kushtetuta.
Dhe dy shpjegime ka, ose e kane harruar ose e kane bere qellimisht per te shpetuar disa me procedure
Dita
Ky vezhgim eshte shume i drejte.
Nese e kane harruar, publiku mund te ushtroje presion qe te bejne nje ndryshim kushtetues menjehere dhe te rregullojne situaten.
Sic vene ultimatume me data per Kushtetuten ligjet etj le te dale Lu dhe te jap ultimatum te ndryshohet dje plotesohet menjehere kushtetuta.
Ndryshimi duhet te konsistoj ne faktin qe PPergjithshme te vazhdoje te ushtroje funlsionet qe ka patur deri ne krijimin e institucioneve dhe organeve te reja.
Sic kane thene per KLD qe vazhdon punen normal deri ne ngritjen e KLGJ (Keshillit te Larte Gjyqesor).
Se po te jete per emerime, karrieren etj te prokuroreve, atehere per analogji duhet te kishte mbajtur te njejtin standard dhe me KLD, duke mos ia njohur kete mundesi deri ne krijimun e institucioneve te reja.
Varja kjo reforme filloi me gallate qe ne fillim. Te shohim ai do shkoje. Mos duhet te themi qe “…nuk kemi pare gje akoma”?!
Po mos u shqetesoni kaq shume. Ne kemi nje jet qe askush nuk eshte denuar dhe tani qahemi se nuk ka dispozita per periudhen kalimtare! Se kur kish dispozita u denuan te gjithe.. Thuaj mbase e kane seriozisht te kryhet reforma dhe te shkojne te gjithe para drejtesise kushdo qe ka bere krime, pa se ska tani dispozita eshte per te qeshur. Dhalla i kish dispozitat dhe beri namin duke denuar, sa dhe per vjedhjen e bankes shteterore, Fullani sot po merr jo rrogen por edhe demshperblim?? Kjo ish drejtsia?! Mos qofte me keshtu! Pa se ska dizpozita..
para disa muajsh ni “madhi” nard noka tha një nga thënjet e tij të ndritura,por që në fakt i kishte rënë në kokë!!
“mirë që po bëhet reformë në drejtësi,por a do të ketë drejtësi”??
të gjithë u tallën me thënjen e tij!!duke harruar se dhe sahati i prishur tregon kohën precize dy herë në ditë!!
nuk shkoi shumë dhe pordhët e edi ramës po qelbin!!
reforma në drejtësi është thejshtë alibia,armpushimi,amnistia,mosdënimi ndërmjet dy grupeve më të mëdha mafioze të politikës shqiptare!
të tjerat do të dalin me kalimin e kohës!!”reforma në drejtësi”nuk është gjë tjetër veçse legalizimi i parasë të vënë me krim(korrupsion e krim ordiner)!!
Dhe keni ende besim se do vendoset drejtesi? Do zhgenjeheni shume shpejt! Ky vend tashme eshte krejtesisht i marre fund!
Na e shpifet o politikane te ndyre e te shpifur,qe e rropet kete vend e kete popull.
O shqiptare, mos u entusiazmoni fare. Vetingu u be edhe ne Kosove nga EULEX-i dhe vitn e pare pati disa gjyqe te mbara, por ka 7 vjet qe korrupsioni atje eshte rrumpalle dhe EU:LEX-i ka shpallur deshtimin e plote. Keshtu do ndodhi edhe ne Shqiperi, ate qe ben Hashim Thaci me Kadri Veselin dhe Isa Mustafen ka me e ba Edi Rama, Il;ir meta dhe Lulzim basha ne Shqiperi. Po qe se nuk besoni, kini durim dy vjet, jo me shume dhe do te vendosni duart ne koke e do tHoni: KU PASKEMI QENE!!!! NA E HODHEN HORRAT.