Hetimi i CEZ, konstituohet komisioni i kërkuar nga opozita

Elton Tafaruci

U konstitua të premten komisioni hetimor parlamentar që ka objekt të tij verifikimin e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptar gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes(OSSH) dhe negocimit të Marrëveshjes së Shitjes së Aksioneve, kompanisë çeke CEZ.

Komisioni, i kërkuar nga opozita, do të evidentojë efektet negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Kryetari i komisionit, Edmond Spaho, tha se në dispozicion të hetimit do të vihet dokumentacioni i plotë ligjor për këtë marrëveshje, në mënyrë që të bëhet transparencë e plotë rreth kësaj çështje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *