Hetimi i CEZ / PD, shkresë Metës për ta futur në kalendarin e Kuvendit

Dita
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Grupi Parlamentar i PD­-së, i ka dërguar një shkresë zyrtare kreut të Kuvendit me objekt përfshirjen në kalendarin trejavor të Kuvendit ligjin për hetimin ndërkombëtar të aferës së CEZ.

Në shkresë, thuhet se Grupi Parlamentar i PD­së, ka propozuar për shqyrtim dhe miratim në Kuvend projektligjin për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen e CEZ­it.

Duke e vlerësuar si emergjente nevojën e miratimit të këtij ligji, për shkak se duhet t’i hapë rrugë një hetimi të shpejtë, të plotë, gjithëpërfshirës dhe të pavarur të aferës së çështjes “CEZ Shpërndarje”, në mbështetje të nenit 28 të Rregullores së Kuvendit, kërkuam shqyrtimin e këtij projektligji me procedurë të përshpjetuar.

Kjo kërkesë u refuzua fatkeqësisht me forcën e kartonit të shumicës parlamentare.

Në këto kushte, zgjidhja e vetme ishte përfshirja e saj në Kalendarin e Punimeve të Kuvendit dhe vijimi i procedurës normale për shqyrtimin e këtij projektligji.

Duke qenë se ju personalisht e cilësuat emergjente nevojën për miratimin e këtij ligji (duke votuar pro shqyrtimit të tij me procedurë të përshpejtuar), si dhe duke qenë se hartimi dhe propozimi i draft Kalendarit 3 javor të Punimeve të Kuvendit, sipas pikës 1 të nenit 27 të Rregullores së Kuvendit, është kompetencë ekskluzive e Kryetarit të Kuvendit, duam të besojmë se mospërfshirja e këtij projektligji në draft kalendarin e shpërndarë tashmë tek anëtarët e Konferencës së Kryetarëve, ka qenë një harresë e paqëllimshme nga ana juaj!”, shkruan kërkesa e PD-­së.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *