Kuvendi ka miratuar sot ngritjen e komisionit hetimor për ligjshmërinë e emërimeve në administratën publike. Por, objekt i hetimeve nuk do të jenë vetëm emërimet pas zgjedhjeve të qershorit të kaluar, pasi ato do të shtrihen që nga vitit 2009. Ky vendim mori sot 76 vota pro nga Kuvendi, duke i hapur rrugë hetimit parlamentar.
Ndryshimi i objektit ishte propozim i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruci, i cili ndryshoi kohëzgjatjen e hetimeve. Ndërsa PD e kërkoi ngritjen e këtij komisioni për të hetuar emërimet në administratë, pas ardhjes së socialistëve në pushtet.
“Ju i keni bërë ndryshim kërkesës tonë për emërimet e kësaj qeverie në administrate”, u shpreh, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka.
Hetimi i emërimeve, përpjekjet deri në një vendim
Këshilli i Rregullores dhe Mandateve është mbledhur pasditen e sotme për të vendosur mbi kërkesën e Partisë Demokratike për hetimin e emërimeve në administratë. Po për këtë çështje, përpara fillimit të seancës plenare, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thirri Konferencën e Kryetarëve. Në këtë mbledhje u diskutua kërkesa e rifomuluar e Partisë Demokratike për hetimin parlamentar të emërimeve në administratën publike nga 15 shtatori deri sot. Mazhoranca kërkoi para një jave që hetimi të bëhet që nga 2009-a. Por deri sot nuk ka patur asnjë negociatë mes palëve. Mbledhja përfundoi pa një marrëveshje mes palëve. Pritet që Këshilli të vendosë nëse do të ngrihet ose jo komisioni hetimor i kërkuar nga opozita. Për shkak të mbledhjes së këshillit të rregullores seanca parlamentare është ndërprerë. Ndërsa nesër pritet të thirret Këshilli i Legjislacionit, i cili do të diskutojë mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për hetimin në serverin e Tatimeve.

Hetimi te filloje qe nga 2005.
keto komisjonet e hetimit u ben qesharake tamem si grevat e uris qe futen ne grev urie dhe kur dalin nga greva dalin sikur kan qen ne trajtim stallor
hetimi qe nga 2009. Qe neser do ju dergoj letrat e PD qe me kane hequr nga puna plotesisht me te pa drejte. Kemi fituar gjyq dhe asnje lek nga 2009 e ketej nuk kemi marre. Ekziston nje urdher i jashteligjshem qe dhe keta te sotmit nuk po e shfuqizojne sipas te cilit, te jepen me shuma teper te paperfillshme. Mua me jepen çdo muaj vetem 5000 leke te reja ose 60 mije leke ne vit qe i bie pas 30 vjtesh te me shlyhet demshperblimi e kur une te jem mbi 80 vjeç. Po presim qeverine e re si do shkoje kjo pune, do mbaje premimin per pagesen e gjyqeve te fiuara apo jo. Tani rrofte Rilindja
Ky eshte nje OPORTUNITET SKANDALOZ, nje ujdi e tmerrshme ne mes te bashkefajtoreve e bashkepergjegjesve te ketyre 23 vjeteve, megjithe riperteritesit (mund te lexohet edhe ripertypesit e kesaj politike, si prurje te reja ish-shofere, badigarde, produkt Lazaratesh etj). Dhe grupi i PS-se e konsideron arritje?! E çarritje eshte kjo, o derezeze?
Po per ne te shkarkuarit, gjoja per rikonstruksionime te dikastereve, institucioneve etj, qe nga viti 2005, qe ne ditet e para, qekurse u rikthye me lule, i larguari nga urrrejtja dhe revolta popullore (le t’i thote sa te doje ai rebelim komunist, se do t’i vije radha edhe 1997-es, te mos kete merak) me arme, qe na ka lene rrugeve tash 9 vjet, kush do te interesohet, kush do ta gjykoje politikisht? Kush do ta gjykoje shpikjet e 24/1, 24/2 e fraksionimi sa here i eshte dashur PERBINDSHIT SALI RAME BERISHA te godase mbi administraten publike. Kush do te jape drejtesi mbi ne, specialistet, qe z. Jozepi… na quajti medemek “palca e shtetit” dhe u be nje masaker e papare, pasojat e se ciles i vuan dhe do t’i vuaje gjate shteti yne? Ku shkoi refreni i kenges “Pas 23 qershorit…!” Ky eshte nje mashtrim i madh i klases se degjeneruar poilitike, te kapercyer ne aulen e parlamentit. Ky eshte turp! Kjo eshte amnisti e paautorizuar nga 1 milion shuplakat ndaj PERBINDSHIT SRB-i, ashtu sic kane nisur te bejne amnistira solo a duete (Ilir Beqja&Astrit Beci) per njeren nga pergjegjeset kryesore te gjemes qe ka ngjare Shqiperise ne keta 23 vjet, Liri Berisha, duke e shpallur fondacionin e saj per autiket, si “te mrekullueshem”. Po milionat Euro te saj dhe te Hanes se ISHP etj, etj “te mrekullueshme” jane zoti Beqja e z. Beci? Kush ju ka autorizuar te beni amnistira politike?
Pra, kush do te gjykoje per shkarkimet masive (me lista emerore si per ne thertoret) te 2005-es? Ti cili gjyqesor do te gjenim te drejtat tona? Te Gjin Gjonat apo te ai qe e ia ktheu nga arrest ne burg ne arrest shtepia “bosit te droges” nga Fush Kuqja? TURP! Ky eshte neneshtrim! Ky eshte kapitullim ndaj nje minorance qe vec emrin s’e ka “Agim Arte”! T’i nenshtrohesh nje bande te vertete!
Mendoj se duhet te hiqet nga perdorimi termi “komision hetimor”.Ne kuptimin sakt te fjales “hetim”,eshte veprimi qe ndermer organi i prokurorise.Komisionet e Kuvendit duhet te ngrihen vetem per probleme qe kane te bejne me permiresimin e legjislacionit .Komisionet duhet te meren me analizen e fenomeneve te reja ne jeten e perditeshme qe kane te bejne me zbatimin e ligjishmerise per te mbritur ne konkluzionin e amendimeve ose ne domozdoshmerine e formulimit te ligjeve te reja.Kete aspekt te veprimtarise te komisioneve parlamentare po thuaj se nuk e shohim por shohim debatime si kur te jemi ne gjyq apo ne prokurori.
Hetimi duhet filluar qe nga viti 2005!! Komisioni Parlamaentar eshte nje plaf per te mbuluar krimet e bera ne shkarkimet dhe emerimet polititke ne Administraten publike ne keto vite. Parlamenti dhe Qeveria aktuale nqs duan ti futen kesaj ceshtje le ti lene komisionet
<> dhe te marrin vendim per ngritjen e nje taks force nga prokuroria, avokati i popullit,KLSH…. dhe rast pas rasti te dergoi ne banken e akuzes te gjithe personat e inkriminuar. Nderkohe Qeveria e Edi Rames pa asnje ekuivok te zbatoi vendimet e gjykatave per kthimin ne pune dhe demshperblimin e menjehereshem per te gjithe te larguarit nga puna nder vite….Ndryshe gjithcka eshte loje mashtruese, por qe nuk e han me njeri ket taktike.Ket ta kete te qarte edhe Rama , Meta, Naco e kompani….
E indinjuar nga indiferenca pushtetare dhe loja politike e shpifur në kurriz të qytetarëve!
Mirë do ishte që këto komisione “hetimore” të bënin ndonjë punë të hajrit. Se deri më sot nuk kemi parë gjë. Mirë do ishte të verifikonin shkarkimet nga administrata edhe në kohën e Saliut, sepse atëhere lista e të shkarkuarve ishte e gjatë si çarçaf…Po a do dalë gjë nga kjo?! Mos vallë do kthehet koha pas për të gjithë ata që u “dogjën” dhe nuk e kanë marrë vehten akoma?! Dhe për më tepër, siç thotë një komentues më lart, dëmshpërblimet ua japin nga 5000 lekë në muaj?!!! Pse 5000 lekë qenka kufiri minimal i jetesës në Shqipëri? Kush e llogarit këtë kufi minimal dhe çfarë futet në këto shpenzime minimale për të jetuar?! Vetëm bukë e ujë kushton 200 lekë të reja në ditë, po ku dalin për djath, qumësht, kos, perime, fruta apo mish? Apo këto janë mallra ushqimore që qytetarët si pre gjahu e politikanëve duhet ti shohin vetëm me dylbi dhe në TV apo revista dhe intervista se si “Duhet të ushqehesh për të qenë i shëndetshëm?!” Apo këto janë ushqime që duhet ti konsumojnë vetëm politikanët se lodhen shumë? ÇFARË HIPOKRIZIE !!! Kanë gjetur kavje eksperimentale dhe tallen me pushtetin që e kanë në dorë, sipas rradhës…
Çfarë është bërë gjithë këto vite në Shqipëri nga opozita e sotme e cila vetëm opozitë nuk e meriton të jetë. Vendi i të gjithë atyre deputetëve duhej të ishte në bankën e të akuzuarve. Të përgjigjeshin për të gjitha këto makabritete në kurriz të qytetarëve shqiptarë, që gjithnjë si dele të urta kanë pranuar eksperimentet që politikanët i bëjnë në kurriz të tyre.
Qeveritarët bëjnë paradë kostumesh e festash…populli bën gam-gam …
E kush ka nge të dëgjojë hallet e qytetarëve?Meta apo Monika?! Pse mbarojnë ndonjëherë hallet e popullit? E kush i ka zgjidhur ndonjëherë hallet e popullit që ti zgjidhin qeveritarët tanë?! O njerëz, “Dy duar për një kokë janë”! Secili ti dalë zot vehtes se po pritëm këta as dëmshpërblime nuk merr as asistencë as punë…Secili për vete, se zot nuk ka, nuk po e shofim gjëkundi!!! Sidomos ne qytetarëve jo anëtarë partie, na kanë lënë jashtë liste…askush nuk na llogarit. Je në parti, ke gjithçka, punë e argëtim, nuk je në parti, rri vdis…pse partia për ne do punojë?! Partia ka halle të mëdha, shumë të mëdha, gjigande…Populli “i vogël” le të rrijë urtë e të presë zgjedhjet e tjera…deri atëhere, le të hajë bar…