Hetimi i “Indipendent”: Prostitucion alarmant studentesh në universitetet britanike

Ori

Autoritetet britanike duhet të ndalin indiferencën ndaj përmasave që po merr seksi i paguar në mjediset e universitetit.  Kështu shkruan Indipendet teksa zbulon se gjithmonë e më shumë të rinj e të renja që studiojnë në institucionet akademike britanike i janë kthyer prostitucionit për të përballuar shpenzimet e larta të studimeve.

Sipas gazetës, pavarësisht rritjes së shpejtë të numrit të vajzave dhe djemve që shesin trupin e tyre, administratat e universiteteve nuk kanë bërë asgjë për të trajtuar këtë fenomen, madje e kanë injoruar atë.  Studentët dhe ekspertët fajësojnë institucionet më të mëdha akademike të vendit për “futjen e kokave në rërë” kur  u duhet të përballen me këtë fenomen.

Rritja e kostove të jetesës dhe tarifat e shkollimit, e kombinuar me qasjen në aplikimet online që “heqin” barrierat tradicionale për të angazhuar në profesionin më të vjetër në botë, konsiderohen dy nga arsyet kryesore për rritjen e vulgaritetit në universitete, jo vetëm në Britani, por edhe në vende të tjera.

Sipas përfaqësuesve të organizatës English Collective of Prostitutes, një grup që mbështet dekriminalizimin e prostitucionit, numri i grave të reja që komunikon çdo ditë me organizatën është rritur ndjeshëm. “Shumica e vajzave kthehen në prostitucion për të mbuluar nevojat e thjeshta ditore, siç janë emailet dhe faturat. Shumë prej tyre janë edhe të rinjtë që nuk kanë para të mjaftueshme për tarifat e tyre të shkollimit”-shpjegon Laura Watson.

Një shembull tipik është një vajzë 18-vjeçare, e cila në kushte anonimiteti zbulon për gazetën se u bë prostitutë për shkak se kredia studentore nuk ishte  e mjaftueshme për të mbuluar qiranë. E reja tani 22 vjeç, vazhdon të shesë trupin e saj nëpërmjet internetit, pasi – siç thotë ajo – nuk ka zgjedhje tjetër. Ajo planifikon të bëjë studime  pasuniversitare dhe doktoraturë, që do të thotë se do të vazhdojë ta ndjekë këtë profesion për vitet që do të vijë. “Dua të mësoj dhe gjithmonë kam dashur të studioj. Sipas mendimit tim, vetëm duke siguruar shkollim të mjaftueshme do të jem në gjendje t’i shpëtoj prostitucionit. Kjo është mënyra e vetme për të pasur sukses në jetën e atyre që nuk kanë lindur me shumë para”.

https://www.independent.co.uk/news/education/education-news/students-sex…

 

o.p. / dita

Share This Article
7 Comments
  • Po në universitetet shqipëtare.

    Nashi që edroga e integron universitetin ne beeeeeeeeeee, duke vënë tarifa kriminale, mendojeni si e paguajnë studentët

    • Arben e vertete arben si do paguajne me gjith ato tarifa kriminale, shpresoj te dish ndonje nga kto tarifat? Ne pritje….

      • Po do i gjen vetë ti.

        400 euro/vit universiteti shtetëror Torino, dega Juridik, për një person që ishte ne punë me rrogë 1,700 euro. Për një të ri që nuk është në pune tarifa 0000000000. Këtë e di nga eksperienca

        Nëse ka një fushë ku shteti është i justifikuar të shpenzojë paratë tona është arsimi, u lehtëson të rinjve hyrjen ne jetë, prindërit nuk i zgjedh dot njeri, ata që janë janë dhe ka edhe prindër që nuk u përgjigjen dot fëmijëve.

        Kur ke një edroge që i duhen lek nga koncesionet për te bërë parti me orgji, burra e gra bashkë, nuk i kupton dot këto gjëra vëlla.

  • Britania ka lene te pambrojtura shume shtresa sociale. Prostitucioni eshte gje normale dhe po ashtu perdorimi i droges. Shume njerez jane te pastrehe dhe flene ne rruge. Banesa sociale nuk ka dhe qerate e tegut te imobiliarit e kalojne vleren e pages mujore. Keshtu te sapo diplomuarit qe kane nisur nje pune detyrohen te ndajne shpenzimet dhe te jetojne 7-8 veta ne ne banese. Shume familje, per shkak te varferise, i drejtohen shoqatave bamirese per ushqime falas.

  • KY arbeni me siper shet bythen neper lulishte. Eshte bytha…. Lulishtesh. E ka shit bythen edhe te saliu.
    Ne usa eshte e njejta gje vecse prostitucionin nuk lejohet dhe studentet bejne striptizem
    Kjo eshte jeta.

    • Pikërisht për te njëjtën arsye, i kanë zhytyr studentët ne kredi i kanë bërë myshterinj te bankave, prostituojne për te paguar kredinë.

  • Indipedent harroi te shtonte, se studentja prostitute do te mbronte doktoraturen me temen: Si te sigurojme te ardhmen e Anglise permjet brezit te ri. Dhe nentitulli do te jete: Nenat e reja ish-studente ne edukimin e brezit te ri.
    Ky fat anglez po nis e te perhapet edhe ne vende te tjera europiane! Shqiperia nuk eshte larg!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *