Hetimi i pasurisë, Tatimet në sitë punonjësit me rroga mbi 2 mln

Saimir Lleshi
Drejtoresha e Pergjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me aksionin e qeverise per luften kunder informalitetit./r/n/r/nGeneral Director of Tax office Briseida Shehaj, speaks during a press conference, where she commented on the action of the government in the fight against informality.

Duke nisur nga viti 2015, individët me të ardhura të larta do të trajtohen nga administrata tatimore përmes një programi të posaçëm, por edhe nga struktura punonjësish të specializuara për këtë kategori.

Në strategjinë afatmesme të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ku specifikohen hapat që do ndiqen për të kaluar në “sitë” këtë kategori, ku përfshihen të gjithë individët me të ardhura mbi 2 milionë lekë në vit.

Sipas “Planit Strategjik 2015-2019”, për kategorinë e “Individëve me pasuri të madhe” do të përdoret një program i posaçëm, i cili do të zbatohet nga specialistë që do të trajnohen pikërisht për këtë qëllim.

“Do të ngremë struktura dhe sisteme për të menaxhuar përmbushjen e individëve me pasuri të madhe sa i takon tatimit mbi të ardhurat personale”, thekson strategjia afatmesme e tatimeve.

Sipas strategjisë së Tatimeve, që citon “Shqiptarja.com”, të pasur konsiderohen individët me mbi 2 milionë Lekë të ardhura në vit. Që nga viti 2012 të gjithë personat me të ardhura vjetore mbi 2 milionë Lekë janë të detyruar me ligj të bëjnë deklarimin vjetor të të ardhurave.

Në shumën e 2 milionë Lekëve nuk përfshihen vetëm të ardhurat nga paga, por edhe të ardhura që mund të vijnë nga burime të tjera, si nga biznes i vogël, dhënia e ndonjë apartamenti me qera, fitimet nga dividenti, e drejta e autorit etj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *