Ku e shkeli Meta, Kuvendi ka një letër me tetë pyetje për “Venecian”

Elena Tase

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një letër Komisionit të Venecias për t’i marrë opinion nëse Presidenti Ilir Meta e ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e 30 Qershorit.

Në letrën e firmosur nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i kërkon Gianni Buquicchio që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin nisur nga ndjeshmëria e çështje në vendin tonë.

Kërkesa u vendos në datë 15 korrik nga Komisioni Hetimor që është ngritur “për shkarkimin e Presidentit Meta”. Fillimisht Komisioni tha se kishte prova për shkeljet kushtetuese të Metës, por më pas entuziazmi i Komisionit ra.

Kreu i shtetit pak ditë para 30 Qershori anuloi zgjedhjet me argumentin e situatës politike dhe bojkotit të opozitës.

KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk e njohln dekretin e ri të kreut të shtetit dhe shumica zhvilloi votimet vetëm ose me opozitën BD, e regjistruar me urgjencë në momentet e fundit jashtë afateve.

Meta dhe opozita nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkombëtarët i certifikuan, teksa SHBA dhe BE-ja kërkuan që kryetarët e rinj të nisin sa më shpejt punën.

e.t./dita

Share This Article
2 Comments
  • Fillimisht Komisioni tha se kishte prova për shkeljet kushtetuese të Metës, por më pas entuziazmi i Komisionit ra.

    Nji shtet si perralla e mushkajes.

  • Pse e thoni me opoziten BD kur ne zgjedhje moren pjese mbi 20 parti? Ju quani parti vetem partine e Lulezimit dhe Monikes, por ja, per fat atyre u erdhi fundi dhe s’do jene me. Lulezimi mund te shkoje ne Holande, por afer jane dhe prokuroret e Belgjikes qe mund ta marrin dhe SPAK-t i ngeli ngritur, ndersa Monika mund te shkoje si blegtore ne Cepan bashke me Ilirin te kalojne pleqerine; nuk e di ne se SPAK do ti rrembeje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *