Shefi Urbanistikës së Bashkisë Durrës, Adhurim Qehajaj është pezulluar nga detyra pasi rezultoi se ka dhënë lejen e ndërtimit të një objekti hotel, në zonën e Urës së Dajlanit.
Sipas hetimeve, ka rezultuar se Qehajaj si shef i Urbanistikës dhe zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit është i përfshirë në dhënien e lejes për objektin në një zonë të rëndësisë së veçantë, ku është i ndaluar ndërtimi.
Vendimi për pezullimin e tij është marrë nga gjykata pas kërkesës së Prokurorisë së Durrësit. Po ashtu gjykata ka vendosur dhe masë sekuestro preventive për objektin në ndërtim deri në përfundim të hetimeve të nisura për këtë rast.
l.h/ dita

Keta duhen futur ne burg me ne krie Gjushin per masakren qe kane bere ne Durres ne gjithe keto vite e jo te pezullohen.