E dashur DITA! Ju keni botuar para disa ditësh ankesën time për gjykimin e padrejtë të gjykatës Sarandë në lidhje me grupin që sulmoi dhe vrau tim bir, Eduard Thedhori. Gjykatësja Ketra Bajrami nxorri nga burgu vrasësit, duke i konsideruar si “moskallëzues të krimit”, kur ata vetë e pranojnë se kanë marrë pjesë në krim dhe për këtë ishin nisur nga Laçi e Tirana. Ju lutem, përmes jush i drejtohem të nderuarit ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, që të dërgojë një grup pune për të kontrolluar dosjen në fjalë, lidhur me të cilën ka shkelje skandaloze. Ja kërkon këtë, babai i një djali që e ndoqën si grup, e gjurmuan, e masakruan dhe tani rezultojnë se “nuk kallëzuan krimin”! Me respekt,
Letër e nënshkruar,
Hamit Mehmeti
