Jupp Heynckes kthehet në shtëpi dhe po përgatitet të ripërtërijë Bayernin pas divorcit brutal me Carlo Ancelottin.
“Më duhet të falënderoj Bayern, që është në gjendje të mirë fizike dhe mendore, – tha ai. – Pavarësisht kësaj periudhe të vështirë, jam i bindur se ekipi shpejt do të tregojë një profil të ndryshëm. Unë kam një plan të qartë në mendje. Është e rëndësishme që lojtarët të rifitojnë besimin në forcat e tyre. Unë duhet të falënderoj Bayern Munich që më dha mundësinë për t’u bërë një trajner i madh, – vazhdoi trajneri i tripletës 2013. – Dhe kjo është një arsye që më bëri të kthehem në stol. Puna ime është për të krijuar një grup të aftë, për të ndryshuar kursin, – shtoi Jupp. – Ekipi ynë ka cilësi dhe potencial. Ne vetëm duhet të fillojmë nga e para për të treguar këto karakteristika. Duhet ta marrim veten si ekip. Si jam unë? Jam i aftë mentalisht dhe fizikisht. Por, protagonisti nuk do të jem unë, është Bayern Munich”.
