Një nga pasagjerët e fluturimit MH17 i linjës ajrore malajziane, që shpërtheu në ajër mbi Ukrainë më 17 korrik, në një zonë të kontrolluar nga rebelët prorusë kishte vënë një maskë oksigjeni. Sipas raportit provizor të tragjedisë të përpunuar nga Këshilli për Sigurinë i Holandës (që humbi 196 shtetas nga 298 viktima në total), fluturimi MH17 shpërtheu në ajër pasi ra në kontakt me disa objekte që e goditën atë me shpejtësi të lartë.
Megjithatë nëse ky pasagjer australian arriti të merrte maskën do të thotë se jo të gjithë personat në bordin e mjetit fluturues humbën jetën menjëherë kur avioni u godit nga një raketë. Dyshimet kanë tmerruar familjet dhe Frans Timmermans, Ministrit të Jashtëm të Holandës i është dashur që të kërkojë falje që e ka zbuluar këtë të dhënë në televizion.
Katër ditë pas tragjedisë, Timmermans dha një fjalim në Kombet e Bashkuara ku dënoi ngjarjen pa fshehur emocionin. “Patën kohë për të bashkuar duart, apo për të përqafuar fëmijët për herë të fundit? Nuk do ta marrim vesh kurrë”, tha ai. I pyetur të mërkurën mbrëma nëse ai kishte imagjinuar një moment që nuk kishte ndodhur, ai u përgjigj: “Ashtu? Jeni vërtetë të sigurt për këtë?”.
Ai bëri me dije se personat që ndodheshin në bord, nuk e kanë parë raketën të godasë avionin. “Por a e dini ju që dikush u gjet me maskë oksigjeni në fytyrë, që do të thotë se ata patën kohë ta vinin atë?”, u shpreh Timmermans. Reagimet ishin të menjëhershme. “Kjo është diçka e re për ne dhe kundërshton atë që na keni thënë zyrtarisht”, ua ankua avokati i 30 familjeve të prekura. “Në teori ndonjë pasagjer mund t’i mbijetonte shpërthimit dhe të kërkojë oksigjen.
Megjithatë, diçka e tillë shkakton vdekje të menjëhershme”, ka deklaruar Joris Melkert,ekspert në fluturimin me avion në televizion publik (NOS). Që nga këshilli për sigurinë kanë shtuar se shpresojnë ë shuajnë këtë dyshim thelbësor në raportin definitiv që është parashikuar në vitin 2015. Boeing 777 të Malaysian Airlines mbulonte rrugën mes Amsterdamit dhe Kuala Lumpur dhe ra në provincën e Donetskut, në lindje të Ukrainës. Konkluzionet paraprake nuk flasin për raketa dhe Moska ka mohuar se ka sulmuar avionë tregtarë.
Kievi, nga ana tjetër mbështet se një raketë është lëshuar nga territori i tij nga milicët rebelë. Deri më sot, janë identifikuar 262 nga 298 kufomat, nga 10 shtete. Por në Ukrainë vazhdon të ketë trupa që duhen mbledhur. Një detyrë deri tani e pamundur për shkak të milicëve prorusë dhe që ardhja e dimrit do ta vështirësojë akoma më shumë.

e kan goditur vet ukrainasit per te akuzuar rusine.ukrainasi s jen te zotet per asgje.
shumica ukrainasve jane pro ruse.