Xhani De Biazi është shfaqur i hidhëruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes. Shqipëria e tij doli duarbosh nga një takim ku meritonte më tepër, si pasojë e rasteve të krijuar në pjesën e dytë. Sllovenët fituan dhe morën tri pikët, për të cilat italiani thotë se nuk i meritoi. “Shpresoja në një rezultat më të mirë. Nëse kishte ndonjë skuadër në fushë që e meritonte fitoren, ajo ishte Shqipëria, pa asnjë diskutim”, tha De Biazi. Trajneri kuqezi vuri në dukje faktin që vendasit shënuan me një goditje në portë. “Praktikisht, Sllovenia e mori fitoren me një gjuajtje të vetme në portën tonë. Kampl dhuroi një kryevepër dhe me këtë i dha fitoren skuadrës së tij. Pastaj, ai që u kujdes për suksesin ishte Samir Handanoviç, me pritjet e tij të shkëlqyera”. Ashtu si kolegu i tij, Sreçko Katanec, edhe De Biazi ka vënë në dukje se jo gjithmonë fiton ai që e meriton. “Ne ishim më mirë se Sllovenia, por ky është futbolli. Nuk fiton gjithmonë skuadra që ka më tepër raste”. Tani Shqipëria luan në Islandë dhe italiani thotë se lufta mbetet e hapur. “Mësova rezultatet e grupit tonë dhe të paktën më vjen mirë që lufta mbetet e hapur dhe ne kemi ende shumë mundësi, edhe pse gjithçka bëhet më e vështirë. Do të luajmë në Islandë të martën, shpresoj që djemtë të jenë mirë fizikisht pas kësaj ndeshjeje të lodhshme. Islanda na ka mundur në Tiranë, ndërkohë që e tregoi edhe me Zvicrën se është skuadër shumë e fortë. Do të shkojmë për një rezultat pozitiv atje dhe shpresoj që të marrim pikët e lëna kundër Sllovenisë””, tha trajneri i Shqipërisë.

Ti je pergjegjesi kryesor i humbjes.Dje ke hedhur ne fushe nje ekip pa sulmues.Edgar Cani eshte jashte forme dhe ngroh stolin e nje ekipi te serie B. Lojtaret tane ishin shume larg njeri tjetrit dhe nuk organizonin dot nje sulm si duhet.Shpresoj qe Duka ti jape shansin nje trainieri tjeter pasi DeBiazi nuk ka se cfare ti ofroje me Shqiperise.
Duka eshte i pari qe duhet te ike eshte ambientuar me kete gjendje duhat ta kuptoje vete nuk ka me se cte jape eshte i lodhur dhe i ngopur, elemente ka plot, por duka duke mbetet, nuk ndryshon