Kampioni i zhytjes hidhet në Amazonë nga një pemë 15 metra e lartë. Një hedhje nga lartësia është realizuar në lumin më të madh të botës, Amazonë. Kampioni i sporteve ekstreme, Orlando Duke, u hodh nga lartësia prej 15 metrash i hipur në një pemë në breg të lumit. Kolumbiani Duke është kampion i botës në këtë disiplinë dhe këtë hedhje e realizoi në pjesën e Amazonës që ndodhet në Peru.
