Hidhet në erë makina e biznesmenit në Fushë Krujë

Dita

Një automjet ka shpërthyer nga një sasi tritoli jo shumë larg komisariatit të Fushë Krujës.

Automjeti tip “Benz” me targa AA044KJ ishte në pronësi të biznesmenit Edmond Kadiu. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Policia po heton në dy pista, në atë të konflikteve të Kadiut me persona të tjerë, pasi rezulton person me precedent penalë. Si dhe në pistën e dyshimeve për përfshirje të tij në trafikun e lëndëve narkotike.

6 vite më parë Kadiu u përfshi në një konflikt me armë zjarri me shtetasin Genc Kasalla, ku mbeti edhe vetë i plagosur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *