Vlora është tronditur mëngjesin e sotëm nga shpërthimi i një makine.
Për pasojë, një person ka gjetur vdekjen, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:15 në rrugën transballkanike Vlorë-Skelë, pranë sheshit “Omonia”.
Sipas policisë, një automjet ‘Mitsubishi’ i bardhë, fuoristradë, me targa AA 848 XJ, në të cilin udhëtonin dy persona, ka shpërthyer në flakë.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që makina ishte në lëvizje.
Si pasojë e tij ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, Isuf Brahimaj, rreth 44 vjeç.
Ai gjetur i pajetë dhe totalisht i shkrumbuar nga flakët.
Ornela Gjini, 19-vjeç, e cila gjendet me viktimën në makinë, ka pësuar djegie të shkallës së tretë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Nga shpërthimi është plagosur edhe një kalimtar i rastit, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për momentin nuk dihen as autorët dhe as motivet e këtij krimi./b.l

Po me Ornelen cpaten?