Një vilë e ndërtuar në Qasarak pranë Dajtit është hedhur në erë me tritol mbrëmjen e sotmedjeshme. Vila është në pronësi të Ardian Markigjinit nga Laçi, por për fat aty nuk kishte njerëz që banonin. Sipas policisë dëme të mëdha ka pësuar jo vetëm objekti i sulmit me tritol, por edhe pallatet, lokalet pranë. Nuk dihet cili është shkaku I këtij akti me tritol, por policia po verifikon nëse Markgjini kishte probleme pronësi, apo konflikte të tjera. Vetë pronari I vilës nuk është ndodhur aty, por ai është njoftuar nga të afërmit e tij që sapo kanë dëgjuar për lajmin, kanë nxitur pranë vilës.