Një vajzë 15 vjeçare është hedhur nga kati i dytë i pallatit mbrëmjen e sotme në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit, aty ku dhe banonte, vetëm disa minuta më parë.
Menjëherë është dërguar me urgjencë në spital, por sipas informacioneve të marra, vajza ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.
s.a/dita
