Një 35-vjeçar është hedhur sot nga kati i pestë i një pallati në Durrës, e për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në lagjen nr 4 të qytetit bregdetar.
Burime zyrtare nga policia raportojnë se, shtetasi me inicialet Q.Ll dyshohet se është hedhur nga lartësia, ndërsa ende nuk dihen motivet.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
s.a/dita
