Hidhet shorti i Ligës së Kampionëve, ndeshjet çerekfinale

DITA Online

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i ndeshjeve çerekfinale UEFA Champions League.

Në këtë short janë 4 skuadra angleze, ku më me fat ka rezultuar ekipi i “Liverpoolit”, i cili do të ketë një përballje të lehtë në letër me ekipin e “Portos”.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për ekipin e “Manchester Unitet”, i cili në fazën çerekfinale do të ketë përballë ekipin e “Barcelonës”, që po kalon një formë shumë të mirë për momentin.

Interesant do të jetë dhe derbi anglez mes “Totenhemit” dhe “Manchester City”.

Me fat mund të cilësohen edhe torinezët e “Juventusit”, që do të përballen me ekipin e “Ajaxit” të Amsterdamit, i cili eliminoi skuadrën e “Realit” me një rezultat bindës 1-4 në “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa takimi i parë i gjysmëfinaleve do të jetë mes skuadrës fituese të çiftit “Barcelona” – “Manchester United” dhe fituesit të çiftit “Liverpool” – “Porto”.

Gjysmëfinalja e dytë do jetë mes fituesit të çiftit “Tottenham” – “Manchester City” dhe “Ajax” – “Juventus”.

Ndeshjet e para të çerekfinaleve do të luhen në datat 9/10 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit në datat 16/17 prill.

Ndërkohë ndeshjet e para të gjysmëfinaleve do të luhen në datat 30 prill/1 maj, ndërsa ato të kthimit më 7 dhe 8 maj.

 

“Barcelona” vs “Manchester United”

“Liverpool” vs “Porto”

“Totenhem” vs “Manchester City”

“Ajax” vs “Juventus”

v.l/Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *