Hidhet shorti për fletët e votimit në Kavajë, ja si do renditen kandidatët

DITA Online

 

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hedhur shorti për renditjen e kandidatëve në garë për zgjedhjet për kreun e ri të bashkisë Kavajë.

Ky proces do të zhvillohet më 25 qershor, në të njëjtën ditë me zgjedhjet parlamentare.

Për kreun e Bashkisë Kavajë garojnë Dorian Murati, nën logo e PS; Maksim Kona për LSI; dhe Isa Sakja është kandidati i Partisë Demokratike.

Me hedhjen e shortit, renditja në fletën e votimit do të jetë:

Dorian Murati, PS

Maksim Kona, LSI

Isa Sakja, PD

Zgjedhjet për kreun e Bashkisë Kavajë do të zhvilloheshin më 7 majit, por kjo u pamundësua për shkak të bojkotit dhe protestës së opozitës.

Me marrëveshjen e arritur Rama-Basha për zgjidhjen e krizës politike dhe futjen e opozitës në zgjedhje, mori zgjidhje edhe çështja e Kavajës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *