Hidhni lumin, ndërsa kalin…

Dita

Opozitë e pushtetarë
Lexoni çfarë shkruan Dita
Aty keni për të parë
Xhyheret që bëni përdita.

Kush ka vjedhë
E kush ka vrarë
Çfarë shpifjesh keni tjerrë
E kush më bukur ka sharë.

Lexoni ç’ju thotë sovrani
Është ai që të voton
Hidhni lumin, ndërsa kalin…
Këtë e keni zakon.

Ç’doni more gazetarë
Pas kriminelit plak
Kusari do të mbulojë
Duart e lyera me gjak.

Le të shajë, të ofendojë
Po kroatja e ka hak
Dh e kanë thënë me kohë
Të gjykohet ky farmak.

Minjtë ikin nga tunelet
Kur ndiejnë se vjen tërmeti
Ndaj përpiqet krimineli
Se në vjeshtë bëhet qameti.

Do vijë dita mor kusarë
Se këtë vend e shkatërruat
Vodhët miliona dollarë
Nëpër botë i arkëtuat.

Në krye të kësaj bande
Njerëz të inkriminuar
Është Luli me babanë
Të parët duhen dënuar.

O moj qeveri e shpresës,
je shumë e vonuar!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *