Hienat fërkojnë duart

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

 

“Shqipërinë e mori lumi”! Stil i njohur për të gjithë. Desha ta pyes zotërinë që e tha, për cilën Shqipëri e ka fjalën? Për atë që për shekuj nuk pati fuqi tokësore a hyjnore ta gjunjëzojë. Për çfarë lumi flet o lumëmadh? Mos flet për atë që të mori ty me shokë? Smira e zezë nuk na përket ne. Ajo është pjellë e qenieve si ti e që të nxin vetëm ty. Së bashku e me kurajë mund të kapërcehet çdo hall. Jam gati me gjithë zemër, si çdo shqiptar të jap kontribut financiar në një numër llogarie të caktuar. E sa për hienat që fërkojnë duart, i uroj të kenë fatin dhe ngjyrën e smirës së tyre. Shqiptarët nuk janë e nuk duan t’ju ngjajnë juve. Ata e bënë në qershor e do ta bëjnë qershorin e ardhshëm zgjedhjen e tyre. Profeti.

Share This Article
1 Comment
  • Minimalisht “HIJENAT” duheshin te shpalleshin te jasht ligjeshme, e pastaj te paguanin per bemat,, mirpo as keta nuk jane serioze, e hijenat jane bere edhe me djallin,, vetem per pak pushtet pushta…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *