Në 15 mars 2008 një shpërthim i tmerrshëm me profilin e një kupole bërthamore, vrau në Gërdec 26 vetë, plagosi rreth 300 të tjerë, shkatërroi qindra jetë njerëzish dhe shtëpitë e tyre. Shpërthimi bëri që të dilte në sipërfaqe edhe një kontrabandë municionesh dhe bashkë me të, të përforcohej dyshimi për një trafik influencash mes administratës së SHBA dhe qeverisë së Tiranës. Dyshimet i shpreha publikisht në një nga artikujt e mi të atyre kohëve.14 Jo vetëm ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, por edhe vetë kryeministri Berisha, i përfolur në biseda sekrete të disa aktorëve të këtij trafiku, u dyshua për implikim jo thjesht nëpërmjet vendimeve të qeverisë që i hapën rrugën asaj afere.
Transparenca që tronditi opinionin publik, i dedikohej edhe publikimeve të gazetës “Nju Jork Taims” (New York Times) mbi trafikimin nga Shqipëria për në Afganistan të municioneve kineze, mbi të cilat ligji amerikan kish vendosur embargo. Në shtypin e SHBA, ambasadori, Xhon Uithers, u raportua se kish inkurajuar përpjekjet e ministrit shqiptar të mbrojtjes, Fatmir Mediu, për të fshehur gjurmët e kontrabandës së fishekëve nga investigimi i gazetarit të “Nju Jork Taims”-it. Në fakt jo vetëm kjo akuzë por edhe heshtja, qoftë edhe nga verbëria apo mirëbesimi, ndaj një trafiku që zhvillohej nën hundën e ambasadës dhe nën dirigjimin e qeveritarëve shqiptarë të reklamuar si miq të SHBA, qe shumë komprometues.
Vala goditëse e shpërthimit të avionëve mbi kullat binjake sikur e kish devijuar diplomacinë amerikane në Tiranë nga mbështetja për demokracinë liberale. Por mos shpërthimi në Gërdec do ta rikthente në shinat e mbrojtësit të liberalizmit kushtetues? Tragjedia e Gërdecit e shkundi prapaskenën e politikës shqiptare. Personazhe të kulisave të saj u ndjenë seriozisht të rrezikuar. Sepse vala goditëse e “Gërdecit” pasi vrau njerëz dhe rrënoi disa fshatra, mund të hidhte në erë edhe karrierën e tyre. Të tremburit nuk qenë vetëm politikanë dhe qeveritarë shqiptarë. Duket kishte dhe diplomatë e politikanë perëndimorë që ndiheshin të kërcënuar. Ndoshta edhe në Ambasadën e SHBA nëTiranë.
Të blerë dekada më parë në Kinë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, këto municione mbaheshin në depot e shumta dhe tunelet maleve të Shqipërisë qeveria e së cilës, e kishte problem eliminimin apo evadimin e tyre. Natyrisht ato mund të tregtoheshin apo të shkatërroheshin mund t’i dhuroheshin çdo aleati në luftën kundër terrorit, por nuk mund t’i shiteshin një kompanie, kontraktore e ushtrisë amerikane, për faktin e thjeshtë se SHBA i kish vendosur Kinës një embargo për armët qysh nga shtypja e dhunshme e revoltave në sheshin Tien An Men.
Por çuditërisht pikërisht kjo kish ndodhur. Qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së saj të Mbrojtjes dhe kompanisë së këtij dikasteri MEICO, i kish shitur një kompanie amerikane (AEY) fishekë kinezë të cilat, më pas, ajo i dërgonte në Afganistan për të furnizuar ushtrinë afgane, aleate e SHBA dhe NATO’s në luftën kundër Al Qaedas dhe terrorizmit. Si ishte bërë e mundur një gjë e tillë? Si kishin mundur autoritetet shqiptare të kontrabandonin në bashkëpunim me një kompani amerikane të kontraktuar nga Departamenti i Shtetit, fishekë kinezë nën hundën e Ambasadës Amerikane?
Edhe sot e kësaj dite, një pjesë e mirë e publikut shqiptar, nuk e ka kuptuar aferën mafioze të kontrabandës së fishekëve. Prandaj do ta rindërtojmë edhe një herë këtë histori, bazuar në ato që janë publikur në Shqipëri dhe në shtypin e SHBA dhe sidomos, në paraqitjen sintetike që gazetari Guy Lawson i ka bërë ngjarjes në revistën amerikane “Roling Stones”:
Efraim Diveroli dhe David Packouz ishin dy djem amerikanë me ëndrrën që të bëheshin miliarderë përmes trafikut të armëve. Në një moment të karrierës si trafikantë kompania e tyre AEY arrin të sigurojnë një kontratë qindramilionëshe nga ushtria amerikane për të furnizuar me fishekë ushtrinë afgane të Karzait. Packouz kishte gjetur çmime shumë të leverdisshme te furnitorë hungarezë e çekë por qe Diveroli që këmbëngulte që duhet të vinin në përdorim lidhjet e nivelit të lartë që kishte në Shqipëri trafikanti zviceran, Heinrich Thomet. Në fakt, kjo qe e logjikshme. Shqiptarët nuk kërkonin depozitimin e ndonjë shume të madhe parash si garanci, gjë që e bënte më të lehtë punën për AEY, që do blinte sasi të mëdha fishekësh. Struktura përmes së cilës AEY blinte municionet shqiptare përmbushte standardet e botës së trafikimit të paligjshëm të armëve, ku gjithë çështja është të fshihet burimi origjinal i mallit, si dhe përdoruesi përfundimtar. Procedura qe tërësisht legale, vetëm se shtoheshin hallkat e procedimit. Municionin kompania eksportuese shqiptare MEICO ia shiste një kompanie që e kish ngritur aty për aty sekseri zviceran Thomet, që quhej “Evdin» e që bazën e kishte në Qipro. Më pas “Evdin” i shiste fishekët tek AEY. Kështu edhe Thomet merrte pjesën që i takonte si sekser, po edhe AEY dhe qeveria e SHBA-ve shmangte implikimet që mund të rridhnin prej biznesit me një vend kaq të famshëm për korrupsionin e vet, dhe kaq të paparashikueshëm sa Shqipëria.
Kishte vetëm një problem: Kur Diveroli kishte bërë llogaritë e ofertës për tenderin, nuk kishte arritur të parashikonte kostot e transportit, sepse nuk e kishte parashikuar rritjen e çmimit të naftës. Ushtria amerikane i kishte dhënë leje që t’i paketonte fishekët në kuti kartoni, po kjo s’qe e lehtë të bëhej në një vend aq jofunksional siç është Shqipëria. Kështu që, Diveroli, mori një tjetër shok nga sinagoga e vet, Alex Podrizki, dhe e çoi në Tiranë që të mbikëqyrte në detaj punën që po bëhej.
Po shenjat e rrezikut nuk u zvogëluan as nga mbikëqyrja në terren. Kur Podrizki shkoi në Shqipëri pa se municioni magazinohej në një bunker, ndërkohë që punëtorët përdornin sëpata për të hapur kutitë me fishekë, pa e hequr nga buza cigaren e ndezur edhe pse dhoma qe e mbushur me barut. Vetë municioni, edhe pse i prodhuar para disa dekadave, dukej në gjendje pune, ama fishekët ishin të paketuar në ca teneqe të ndryshkura e të stivosura në arka druri që po kalbej. Ç’qe më e keqja, Podrizki vuri re se kutitë e teneqesë ku mbaheshin fishekët – që njiheshin prej vendasve si “kuti sardelesh” – ishin të mbuluara nga germa kineze. Podrizki atëherë mori në telefon Packouz që ndodhej në Miami dhe i shpjegoi që fishekët ishin prodhim kinez.
Packouz-it sa nuk i ra pika. Jo vetëm që ishte e ndaluar të shiteshin armë të prodhuar në Kinë, po kjo ishte specifikisht e shkruar në kontratën afgane, nuk lejohej furnizimi me municione kineze. Por ndoshta AEY mund ta vinte në diskutim këtë pikë, sepse municioni ndoshta nuk e shkelte embargon, sepse qe importuar në Shqipëri shumë vjet para se kjo embargo të hynte në fuqi, në kohët kur qeverisja komuniste shqiptare kishte hyrë në aleancë me Maon. Kishte dhe precedentë për një argument të tillë, sepse vetëm 1 vit më parë ushtria amerikane kishte pranuar me shumë kënaqësi municionin kinez që kishte transportuar prej Shqipërisë AEY.
Po kësaj radhe, kur Diveroli i shkroi këshilltarit ligjor të Departamentit të Shtetit për ta pyetur nëse mund të përdorte fishekë kinezë të prodhuara para embargos, mori një përgjigje të prerë: jo pa dekret presidencial. Mirëpo duke patur parasysh afatet e kontratës, tani nuk kishte më kohë që të gjendej një tjetër furnitor. Hungarezët mund të gjenin gjysmën e sasisë së kërkuar, po gjithsesi municioni i tyre nuk do të qe gati deri në vjeshtë. Çekët mund ta gjenin të gjithë sasinë por kërkonin 1 milion dollarë. Çdo vonesë rrezikonte kontratën. “Ushtria amerikane po na bënte presion për municionet”- thotë Packouz. “Atyre u duhej sa më shpejt që të qe e mundur.”
Kështu që dy miqtë gjetën një rrugë të tretë. Si trafikantë armësh ata s’e kishin problem anashkalimin e ligjit – përkundrazi kjo qe rutinë e përditshme për dy djemtë. Madje kishin shpikur edhe një fjalë kod për anashkalimin e ligjit, e quanin “synetllëk”. Kështu Packouz i dërgoi një email Podrizkit që ndodhej ende në Shqipëri dhe e instruktoi t’i paketonte fishekët nga e para, me kuti që nuk kishin shkronja kineze. Kish ardhur koha për “synetllëk”.
I gjendur vetëm në një qytet të huaj Podrizki bëri atë që mundi. Mori një libër telefonash dhe gjeti një prodhues kutish kartoni që quhej Kosta Trebicka. Dy burrat lanë takim në një lokal pranë Sky Tower në qendër të qytetit. Trebicka i tha Podrizkit që mund t’i ofronte kuti kartoni aq të forta sa të mbanin municionet, e në të njëjtën kohë mund të gjente dhe punëtorë për paketimin. Një javë më vonë Podrizki e mori në telefon për ta pyetur nëse Trebicka mund të gjente aq punëtorë sa duhen për të paketuar 100 milionë kuti me municion, për t’i nxjerrë nga “kutitë e sardeleve” prej teneqeje dhe për t’i mbyllur në kartonat e reja të sapoporositura. Trebickës kjo kërkesë iu duk tepër e çuditshme. Pse duhej gjithë kjo punë e kotë? Podrizki i dredhoi pyetjes, duke u përgjigjur se paketimi me kartona ishte i nevojshëm për ta bërë ngarkesën më të lehtë në peshë, e për të kursyer para në transportin ajror. Pas një pazari të zgjatur, ku u përfshi dhe Diveroli që nga Miami, Trebicka ra dakord që të bënte punën për 280.000 dollarë dhe mori një skuadër me burra që filluan të ripaketonin fishekët.
Ndërkohë që vazhdonte punën në magazinën e municioneve, Trebickës filluan t’i rriteshin dyshimet. I merakosur se mos po ndodhte ndonjë gjë e çuditshme, ai mori në telefon ambasadën amerikane dhe u takua me atasheun ekonomik. Ndërkohë që pinin kafe në një bar të quajtur “Chocolate” Trebicka i tha në mirëbesim atasheut që kutitë e municioneve bartnin shenja kineze. Mos vallë qe problem ky? Po zyrtari amerikan i tha që të mos kishte merak. Ambasada kishte kohë që po kërkonte para për të shkatërruar municionin, kështu që dërgimi i tij në Afganistan do ua lehtësonte punën. AEY deri më tani s’paraqitej si problem.
Mirëpo Diveroli nuk e përmbajti dot tahmanë e vet. Në një telefonatë nga Miami ai i kërkoi Trebickës që të përdorte kontaktet e veta në qeveri për të marrë vesh se sa e blinte municionin në të vërtetë sekseri Thomet. AEY i blinte fishekët nga Thomet për diçka më tepër se katër cent pakon, e pastaj ia shiste Pentagonit për 10 cent. Mirëpo Diveroli dyshonte që Thomet po përfitonte më shumë se ç’duhej nga ky muhabet. Doli që kishte të drejtë. Ca ditë më vonë Trebicka raportoi që Thomet po i paguante qeverisë shqiptare vetëm 2 cent për pako – domethënë po merrte nga AEY dyfishin e çmimit, thjesht duke qenë sekser. Kjo e nxehu Diverolin që i kërkoi Trebickës të vihej në kontakt me lidhjet e tij në Shqipëri e të gjente një mënyrë që ta nxirrte krejt jashtë loje Thomet-në.
Trebicka e dha ndihmën e vet me kënaqësi. Ai mendoi se shqiptarët do përfitonin më shumë po të vendoseshin në kontakt drejtpërdrejt me AEY. Në fund të fundit po të nxirrej jashtë loje Thomet, do kishte më shumë para për të gjithë. Mirëpo kur Trebicka mori takim me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Fatmir Mediu, veprimet e tij patën efektin e kundërt: pala shqiptare nxori jashtë loje vetë Kosta Trebickën duke informuar AEY që punën e paketimit do ta bënte një shok i djalit të kryeministrit. Ajo që nuk ishte kuptuar nga Kosta Trebicka ishte fakti se Thomet paguante ryshfet për shqiptarët një pjesë të fitimit të madh që nxirrte nga ky pazar. Kështu që ishte e pamundur të nxirrje nga loja Thomet-në, sepse pikërisht përmes tij fitonin para nën dorë dhe shqiptarët. Diveroli shkoi vetë në Shqipëri dhe u përpoq që të ndërhynte për të mbajtur në punë Trebickën, po nuk pati aq fuqi sa të kthente pas vendimin e marrë. Trebicka kështu duhej të përballonte vetë pagesat për punëtorët, si dhe kostot për gjithë ato paketime që kishte prodhuar për municionet. I nxehur për këtë fakt ai mori në telefon Diverolin, ndërkohë që fshehtazi vendosi ta regjistronte bisedën. Në atë telefonatë Trebicka kërcënoi se do tregonte gjithçka tek CIA. “Nëse shqiptarët duan të vazhdojmë bashkëpunimin, unë nuk e hap gojën”, premtoi Trebicka. “Do bëj ç’të më thuash ti”.
Diveroli i sugjeroi Trebickës të përpiqej të korruptonte Ylli Pinarin, drejtorin e agjencisë eksportuese të armëve në Shqipëri (MEIKO) e cila ishte dhe furnitorja. Kur Trebicka u ankua për faktin që po e nxirrnin jashtë pazarit me forcë, Diveroli i tha se s’kishte më mundësi të bënte asgjë. Kishte shumë garipë të përfshirë tek pala shqiptare, dhe kjo e bënte punën shumë të rrezikshme. “Muhabeti shkon gjer te kryeministri e te i biri,” tha në telefon Diveroli. “Kjo mafia është tepër e fortë për mua. S’e luftoj dot këtë mafia. Ka shkuar lart muhabeti. Kafshët kanë dalë jashtë kontrolli”.
Ndërsa gjërat në Shqipëri ishin thuajse zbuluar, hallet s’kishin të mbaruar për Diverolin. Marrja e kontratës afgane i kishte krijuar shumë armiq AEY-së. Një shitës armësh në SHBA ishte ankuar deri në Departament të Shtetit duke pretenduar që AEY po blinte kallashnikovë kinezë për t’i çuar në Irak. Pretendimi qe i rremë, mirëpo gjithsesi Pentagoni kishte nisur hetimet.
Në 23 gusht 2007, pikërisht në ditën kur Packouz dhe Diveroli po ndanin kompaninë në dy pjesë – zyrat e AEY në plazhin e Miamit u sulmuan nga FBI. Pasi i urdhëruan djemtë të largoheshin, ata sekuestruan gjithë dosjet elektronike e dokumentet e kompanisë. Ky kontroll nxori në dritë emailet për shenjat kineze në kutitë e municionit që vinte nga Shqipëria, si dhe komplotin e ripaketimit. Po aty ishin emrat edhe datat. Që të mos dënohej rëndë Packouz vendosi të bashkëpunonte, po kështu edhe Podrizki. Mirëpo Diveroli vazhdoi të dërgonte municion në Afganistan, ndërkohë që ushtria amerikane vazhdonte ta pranonte.
Por tanimë procesi i ripaketimit në Shqipëri ishte gjithnjë e më difektoz. Ca nga arkat e drunjta ishin mbushur me milingona, dhe një pjesë e municionit qe dëmtuar nga uji. Ndërkohë Nju Jork Tajms, e informuar nga një avokat i Kosta Trebickës, në mars 2008 botoi një shkrim të titulluar “Nën hetim furnizuesi i armëve për Afganistanin”.
Para se të publikohej shkrimi, Packouzit i kishin thënë që nuk do dënohej për tregtimin e municioneve të prodhuara në kohën para embargos, mirëpo me të dalë artikulli në Tajms, të tre njerëzit e përfshirë në këtë Pazar, Packouz, Podrizki dhe Diveroli u vendosën përballë 71 akuzave për mashtrim. Të ballafaquar me një seri provash, të tre u shpallën fajtorë. Sekseri zviceran Heinrich Thomet ndërkohë u zhduk nga skena, dhe ca zëra thonë që është parë së fundmi në Bosnje.
Pasi u publikua gjithë historia, Kosta Trebicka urdhëtoi për në SHBA për të folur me hetuesit e kongresit si dhe me prokurorët federalë. Shumë shpejt e zuri frika se mos qeveria amerikane e arrestonte dhe atë vetë. Ndërkohë, sapo u kthye në Shqipëri u gjend i përfshirë si dëshmitar kyç në një çështje që përfshinte gangsterë e mafiozë të lidhur me kryeministrin.
Por një pasdite të shtatorit 2008 Trebicka u gjet i vrarë në një “aksident” misterioz, ku makina e tij s’dihet se si, ia doli mbanë të rrotullohej mbi veten e vet në një rrugë të drejtë në Shqipërinë e jugut. U gjet i gjallë nga fshatarët, por mjekët dhe policia nuk mbërritën aq shpejt sa duhet në zonë. Në fakt, një nga zyrtarët e parë që arriti në vendngjarje, qe një ish-truprojë i kryeministrit shqiptar.
Opinioni u trondit edhe më fort kur, pak kohë më vonë, kreu i një komisioni hetimor në Kongresin amerikan, Henri Uaksman (Henry Waxman), shfaqi dyshimin se ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers, mund të kish miratuar fshehjen e provave për origjinën e paligjshme kineze të municioneve që u dërguan nga Shqipëria drejt Afganistanit nga një kontraktor amerikan. Shkak për këto dyshime kishte shërbyer një deponim para këtij komisioni, që po hetonte aferën e fishekëve, i kolonelit Larry Harrison, atashe ushtarak i Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ishte pikërisht ai që informoi për një takim që kish ndodhur, thuajse në mesnatën e 19 nëntorit të vitit 2007, mes Ambasadorit Uithers, disa zyrtarëve të tjerë të ambasadës dhe ministrit shqiptar të mbrojtjes, Fatmir Mehdiu. Dhe kish qenë ky i fundit që e kish kërkuar këtë takim të beftë, i shqetësuar nga prania në Tiranë e një gazetari të NYT që po investigonte për aferën e fishekëve.
Pata rast ta takoj asokohe gazetarin e Nju Jork Taims (NYT), Nikolas Ud (Nicholas Wood). Më duket se ka qenë mbrëmja e 19 nëntorit. Data më kujtohet nga që Ud na tha se të nesërmen do të shkonte në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas për të parë punishten e paketimit të fishekëve. Takimin e organizoi Erion Velia dhe pikërisht tek një kafe pranë rrugës së Elbasanit të quajtur “Green House” nga që Ud donte të merrte një opinion nga unë për zhvillimet në Shqipëri. Ndër të tjera, Ud na tregoi se kish intervistuar Mediun për punën e fishekëve dhe sesi më pas njerëz të Mediut, ia kishin grabitur me dhunë kasetën kameramanit shqiptar që ai kish punësuar. Duket se Mediu kish vajtur në intervistë me mendimin se do të thoshte ç’të donte rreth “sukseseve” të dikasterit që drejtonte, sikundër rëndom ndodhte me intervistat që jepte në mediat shqiptare. Por i gërmuar nga intervistuesi, rreth tregtisë së fishekëve kinezë, i kish shpëtuar diçka që nuk duhej thënë. Prandaj urdhëroi edhe grabitjen e kasetës. Më vonë Ud publikoi një shkrim mbi këtë dhunim edhe NYT. Episodi është një tjetër fakt i kriminalizimit të thellë të segmenteve të politikës shqiptare.
Në një letër që Uaksman i dërgoi Sekretares Kondoleza Rais (Condolezza Rice) në qershor 2008 thuhet: “Sipas majorit Harrison, ministri shqiptar i mbrojtjes, Fatmir Mediu, i telefonoi në 19 nëntor 2007, për t’i kërkuar një takim urgjent me ambasadorin e SHBA në Tiranë, Xhon Uidhers II. Majori Harrison pohoi gjatë intervistës se ministri shqiptar i mbrojtjes ishte i shqetësuar se një reporter i Nju Jork Taims-it, kish në plan të inspektonte një mjedis në Aeroportin e Rinasit në Tiranë ku AEY po vazhdonte operacionin e riparimit të municioneve kineze përpara d ër g i m i t në Afg anis ta n, p ro ces që p ër fs hi nt e heqjen e d is a municioneve nga paketimi i tyre origjinal kinez… Majori Harrison i tha Komitetit se gjatë takimit, ministri shqiptar i Mbrojtjes kërkoi ndihmë nga ambasadori i SHBA… Ai bëri disa komente rreth asaj se si kish qenë mik i SHBA, se kish ndihmuar SHBA… Ai ndjente se SHBA i kish borxh diçka”. (Letër e Henry Waxman për Sekretaren Condolezza Rice, 23 qershor 2008. Dokumente të Kongresit të SHBA, Komiteti i Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare.)
Vetë Uithers ka pohuar publikisht, se ministri i Mbrojtjes Mediu që, po sipas ambasadorit ishte mjaft i emocionuar, i kishte kërkuar në atë takim gjëra të çuditshme, si bllokimin e investigimit të reporterit të “NYT”. Ndërkaq, vetë Mediu, dha të kuptohet se nuk ka pasur arsye të shfaqej emocional natën e 19 nëntorit nga që, sipas tij, ligji shqiptar, e lejonte tregtimin e municioneve kineze. Kush gënjente, Uithers apo Mediu?
Tashmë është pranuar, jo vetëm nga Uithers, se më 19 nëntor Mediu kish kërkuar një takim urgjent që u zhvillua në ato orë, që përkufizohen si mesnatë. Kjo flet në favor të pohimit të Uithers lidhur me një gjendje në mos jo emocionale, jo fort të qetë të Mediut. Sepse ai kishte një urgjencë të dukshme. Por nëse jo origjina kineze e fishekëve, kush të ketë qenë shkaku i atij alarmi dhe nxitimi? Për ne përgjigjja është: Reporteri i “NYT”.
Duket se Mediu donte që me çdo kusht të bllokohej investigimi i tij. Pse? Vetëm për origjinën kineze të fishekëve, për të cilën ai hiqej në publik moskokëçarës? Me sa duket jo. Mediu duket kishte hall se Nikolas Ud po investigonte shumë më tepër në aferën e municioneve që institucioni i tij po zhvillonte me AEY dhe me kompaninë ndërmjetëse e fantazmë të quajtur “Evdin” në Qipro. Janë vetë ato që Mediu ka thënë në takim, që e mbështesin këtë dyshim. Sipas Harrison:
“…ministri i mbrojtjes qe i shqetësuar se reporteri do të ekspozonte akuza korrupsioni kundër tij… se Nju Jork Times-i mund të shkruante një artikull rreth korrupsionit shqiptar në Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe arsyeja e shqetësimit të tij qe… se kjo do të ndikonte në reputacionin e tij si dhe të Shqipërisë”. (Po aty)
Në ato që thotë dhe bën Mediu shohim një gërshetim të dinakërisë, shantazhit, pseudoamerikanizmit dhe pseudopatriotizmit. I shitet amerikanëve si mik, i kujton se e ka ndihmuar SHBA dhe se prandaj këto të fundit i kanë një borxh! Gjuha dhe taktika janë tamam ato të një pazarxhiu të rëndomtë. Po çfarë borxhi mund t’i kishin SHBA-të Mediut? Mos vallë që populli shqiptar dërgonte bijtë e tij dhe me paratë e tij, ushtarë në fushat e betejës kundër terrorizmit? Mos vallë këtë investim sublim të shqiptarëve Mediu e komentonte si një borxh të Amerikës për Mediun? Apo mos e kish fjalën për diçka më diskrete, më kompromentuese sikundër dërgimi i fishekëve kinezë në Afganistan? Nëse është kështu atëhere poshtërsia arrin apogjeun e nakatosur edhe me shantazh. Sepse Mediu duket sikur u thotë amerikanëve se këtë “nder” (kontrabandimin e fishekëve kinezë), ia ka bërë SHBA, duke shkelur ligjet e SHBA. Gati sa nuk i thotë: Ju më detyruat t’jua u bëj një “nder” të tillë kriminal për të cilin mund të paguaj keq tani. Dhe prandaj SHBA, në fakt ambasada, i ka një borxh dhe duhet ta ndihmojë t’i shpëtojë investigimit të gazetarit të NYT.
Vijon numrin e ardhshëm

Ti dergojn ne hetusi kto shenime koq stafani.
Per publikim nuk duhet asgje sepse kush I beson ase te akuzuarit ase akuzusine?? aqe me keq qe duhe nje investiguse nderkombetare>>>
Po,ku ka shkel daj cemi,edhe bari nuk del pastaj!!
Kete,duhet ta kishit dite ju shiptarellat,po te mos ishin ne ate tregti amerikanet nuk dote mundet te jet xeni i berishajve,apo fatmiri i majdivet,delijorgjet,e krejt llumi i spiunve serbosallav dhe shqipfoles a amerikan.Pra daj cemi eshte ai djalli ma i madhe,sepse ata fitoin dollaret,pjesen ma te madhe,kurse xeni delijorgji dhe mejdiet kan marr vetem perqindjen 3 deri 10%te sumes se milionave dollarve,posidoqofte edhe kta kan bere miliona,se shum armatim ju la ENVERI I OXHAJVET,dhe kta ne vend qe ti jen falemenderus ENVERIT,kta e shajn sepse jua la pasurin e popullit dhe e moren daj cemi me kopilat e vet dhe me kta shipfplsat tradhtare.
QEVERIA AMERIKANE DHE PENTAGONI MBAJNE PERGJEGJESI KRYESORE PER GERDECIN
Sepse financuan me 300 milione USD firmen private SALIU&SON per te mashtruar ushtrine e SHBA me fisheke te ndryshkur kineze te Kohes se Qepes. Kur sekretari i pare i ambasades se SHBA ne Tirane dhe alarmin per implikimin e zyrtareve te larte te ambasades dhe vete ambasadorit Withers ne kete afere te ndyre mafioze, ne Tirane zbarkoi ne mes te nates si rrufe sekretarja e Bushit Kondoliza Rajs dhe mohoi kategorikisht te gjitha ato qe kishte deklaruar me pare sekretari i ambasades. Me tej ngjarjet u zhvilluan shume shpejt per te mbyllur HALENE qe vinte ere nga te gjitha anet:
BABAI i Kombit Bamir Topi ne vend t’i kerkonte demshperblime SHBA per viktimat e Gerdecit si ja kerkonte edhe posti, por sic kishin bere Presidenta te tjere ne raste te ngjashme, deklaroi se nuk e dinte se ku bie Gerdeci ne harten e Botes, nderkohe qe Saliu dhe djali i tij po i vidhnin Armatimin e Ushtrise se tij ne mes te dites si magjype hindie.
Kosta Trebicka u vra me pabesi enveriste nga Sali Enveristi dhe miqte e tij nga Bush Krimineli
Polici rrugor i derguar nga SHBA firmosi aktin e vdekjes aksidentale
Kryeprokurorja Ina Rama e vulosi aktin e vdekjes aksidentale
Gerdecaret votuan perseri per Saliun dhe Patozin e tij servil
dhe me kaq MUTIT nderkombetar te Gerdecit i vune RECEL persiper qe te mos lexohen
HIEROGLIFET PREJ AMERIKE TE BUSH KRIMINELIT
sa me kujton simon stefanin ky idioti i sigurimit te shtetit.
i njeh mire ti mark muti se ke qene spiun tan jeten je nje cope byth…iri me pak fjale nje kurve qe nuk i sheh me sy njerez te zgjuar qe ti nuk ju shkon as te k–ri
Ky problem ka shume pikepyetje dhe te fshehta sepse natyrisht qe behej shume lart me bekimin e kryeministrit te vendit por e keqja eshte se Mediu edhe pse doli ky problem me fisheket ai e vezhdoi kete veprim me demontimin e municionit te artilerise ne Gerdec ku dihet perfundimi i saj E keqja vazhdoi edhe me tej kur ai dha doreheqjen dhe ne vazhdim te kontrabandes kete e merr ne dore ish drejtori i SHIU Kolonel Ylli Zyla gjoja/ me gruan e tij por ne fakt ne kete histori ishte vete Ylli se bashku me Zenin apo ndonje tjeter.
Sa me kujton nje fanatic te pa ndreqshem dhe nje servile kockalepires te Berishes ky mark ujku??,,,,
Shkruaj Andrea se shkruan shume bukur. Por nje gje nuk e kam kuptuar, si ka mundesi nje gazetar, qe ka per detyre te shkruaj dhe zbuloje te verteten, kthehet ne simpatizant te kryeministrit Rama, qe megjithese njeh shume mire krimet e berishizmit deklaron se, Saliu nuk do te denohet nga ai.
Kam humbur shume besimin tek ky gazetar, qe e simpatizoja per objektivitet dhe vertetesi.
luan: Po pse fyen more turk muti.Apo eshte babaj juaj i ligjeshem e babajt duhet ti delni ne mbrojtje.Megjithse turk te mire e mute te mire nuk ka e nuk ju fajsoj.
semanjaku: Shko ruaj dhite atje ne mal,se mbaruan votimet e nuk jua kan nevojen tesh per tesh.