Sipas Shoqatës së Stomatologëve Shqiptarë, sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin rreth 90 për qind të popullsisë. Ato kanë një ndikim domethënës në shëndetin e përgjithshëm të çdo individi. Por, pavarësisht këtij ndikimi kujdesi për shëndetin e gojës në vendin tonë është ende në nivele shumë të ulëta. Çka faktohet edhe me problemet e shumta të prishjes së dhëmbëve në radhët e popullatës shqiptare. Ndryshe nga sa ndodh në vendet fqinje apo ato evropiane, shqiptarët kanë më shumë dhëmbë të prishur se sa raportimet e këtyre vendeve. Ndërkohë që më shqetësues shfaqet fakti se prishja e dhëmbëve nuk është më një problem nga i cili vuajnë moshat e rritura, dhe veçanërisht ato të treta. sipas të dhënave të bëra publike nga autoritet shëndetësore rezulton se masivisht këto probleme shfaqen edhe në radhët e të rinjve. Mungesa e kulturës për mirëmbajtjen e shëndetit të gojës është edhe shkaku kryesor që çon në prishjen e dhëmbëve. Në një intervistë për gazetën “Dita”, specialistja e shëndetit, në Institutin e Shëndetit Publik, Aulona Zotaj tregon se cilët janë faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve si dhe këshillat që nuk duhen neglizhuar për t’u gëzuar dhëmbëve të shëndetshëm.
A e dini se…
Sëmundjet e gojës ndikojnë në cilësinë e jetës së njeriut. Larja e dhëmbëve duhet të fillojë menjëherë pas daljes së dhëmbit të parë të qumështit. Pastat e dhëmbëve kanë në përbërje disa substanca që kanë rolin e tyre specifik. Numri i baktereve në gojë mund të jetë më i madh se popullsia e botës. Era e keqe e gojës mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve. Higjiena e gojës është shumë e rëndësishme sidomos gjatë shtatëzanisë. Një person i rritur ka 32 dhëmbë që do të thotë 160 sipërfaqe për tu pastruar.
Cila është sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë?
Sëmundja kryesore që prek dhëmbët tanë është kariesi i cili është një infeksion që shkaktohet nga mikrobet që gjenden në hapësirën e gojës. Kariesi dentar është një sëmundje komplekse që shkaktohet nga bakterie, dhe mund të lidhet me faktorë të rëndësishëm si: “Konsumimi i ushqimeve dhe pijeve. Larja e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar, vullneti juaj për të mbajtur dhëmbët e shëndetshëm”. Bakteri kryesor përgjegjës për prishjen e dhëmbëve është Streptokoku Mutans. Faktorët kryesorë që ndikojnë në shumimin e këtij bakteri dhe përcaktojnë prishjen e dhëmbëve janë: “ Dieta juaj, si dhe sasia e fluorit në sipërfaqet e dhëmbëve”
Konkretisht cilët janë faktorët më të shpeshtë që ndikojnë në prishjen e dhëmbëve?
Sipas stomatologëve disa nga faktorët që ndikojnë në sëmundjet e dhëmbëve janë: mungesa e kujdesit, konsumimi i duhanit dhe ëmbëlsirave, kequshqyerja etj. Për të pasur dhëmbë sa më të shëndetshëm kujdes duhet bërë edhe me ato ushqimet të cilat përmbajnë një sasi të madhe sheqeri duke favorizuar në këtë mënyrë prishjen e dhëmbëve. Ëmbëlsirat nuk janë të vetme ushqime që nxisin formimin e acideve dhe kaviteteve. Shumë ushqime që njerëzit i konsiderojnë të shëndetshme si lëngjet e frutave, pijeve energjike, frutat të thata, dhe patatinat e llojeve të ndryshme përmbajnë sasi të lartë të sheqernave, që nxisin kariesin dentar. Gjithashtu edhe pijet freskuese mund të dëmtojnë dhëmbët tuaj. Megjithëse pijet dietike qe përmbajnë sheqerna artificiale, edhe këto mund të jenë të dëmshme për dhëmbët. Këto pije përmbajnë acide të cilat ndikojnë në tretjen e smaltit të dhëmbëve duke nxitur hiperndjeshmërinë dhe krijimin e kaviteteve.
Çfarë problemesh mund të shkaktojnë dhëmbët e prishur?
Shumë njerëz mendojnë se dhëmbët e prishur janë normale dhe nuk krijojnë probleme shëndetësore. Ky fakt nuk është i vërtetë. Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë disa probleme si: ”Erë e keqe, ngjyrosje të dhëmbëve, mbindjeshmëri dhe dhimbje, vështirësi në ushqyerje, infeksione të dhëmbëve”. Sipas stomatologëve disa shenja të dhëmbëve të prishur janë: shije e keqe në gojë, mishra të dhëmbëve të ënjtur ose të skuqur, dalja gjak nga mishrat e dhëmbëve, dhëmbë që lëvizin, dhimbje gjatë përtypjes, gurëza në sipërfaqen e dhëmbëve. Nëse keni ndonjë nga këto shenja drejtohuni menjëherë te mjeku stomatolog. Federata Shqiptare e Stomatologëve rekomandon shtim të kujdesit ndaj higjienës së gojës për të evituar prekjen nga këto sëmundje.
Përse është e rëndësishme larja e dhëmbëve?
Gjatë natës, sasia e pështymës ulet, duke lënë dhëmbët tuaj më pak të mbrojtur nga acidet bakteriale. Për këtë arsye larja e dhëmbëve me furçë dhe përdorimi i fillit dentar në mbrëmje është shumë e rëndësishme. Larja e dhëmbëve duhet të zgjasë 2−3 minuta, 2 herë në ditë. Përdorni një furçë me qime të buta dhe përdorni të paktën një herë në ditë fillin dentar. Përdorni shpëlarës goje të fluorizuar përpara periudhës së gjumit. Pas kësaj procedure, përdorni shpëlarës goje të fluorizuar ( në të tilla raste duhet marrë edhe mendimi i dentistit tuaj). Nuk rekomandohet të ushqeheni pas kësaj procedure. Nëse ndiqni këshillat e mësipërme, ju do të zvogëloni në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e kaviteteve dentare.
Cila është mënyra e duhur për të pastruar dhëmbët ?
Fillimisht ajo që nuk duhet të bëni, është larja e dhëmbëve në drejtim horizontal. Metoda e duhur është mbajtja e furçës në drejtimin vertikal dhe më pas i lani dhëmbët në drejtimin lartë-poshtë. Nuk rekomandohet larja me drejtim horizontal për arsyet të ndryshme. Së pari, dhëmbët nuk pastrohen rrënjësisht. Së dyti, ka njerëz, të cilët nëpërmjet këtij rregulli, presin mishrat e dhëmbeve. Së treti, kjo metodë dëmton mishrat e dhëmbëve. Përveç e kësaj, ka edhe shumë teknika të tjera të cilat mund të përdoren. Dentistet këshillojnë të ashtuquajturën teknikën “Bass”: E mbani furçën në këndin 45° nga drejtimi i dhëmbëve dhe rrotullojeni me lëvizje të shkurtra horizontale. Kështu veproni për çdo dhemb. Më poshtë jepet një përshkrim i mënyrës së duhur për larjen e dhëmbëve.
Cila është mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës?
Mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë pas vakteve kryesore të ushqimit ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë më furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti. Dentistët rekomandojnë që një furçë dhëmbësh të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj. Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakteriale, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore. Ndaj nuk duhet ti besoni tërësisht vetëm shpëlarjes së gojës me ujë pasi të keni ngrënë.
Disa këshilla për një shëndet oral sa më të mirë.
• Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: bukë, drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos, etj.
•Përdorni ujë pas ushqimit.
•Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.
•Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.
•Përdorni floss dentar (fije dentare) për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.
•Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.
•Përdorni furçën e dhëmbëve 3 herë në ditë me pastë të fluorizuar.
•Kontrolle periodike te dentisti.
•Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 3- 6 muaj.
Figura 1
Furça e dhëmbëve mbahet në një kënd prej 45 ° nga këndi i dhëmbëve.
Figura 2
Me pak forcë, shpërndani pastën në dhëmbë, dhe filloni të lani dhëmbët ngadalë, duke pasur kujdes që furçën ta lëvizni sipas figurës në mënyrë që dhëmbet tuaj të lahen deri tek qafa e dhëmbit.
Figura 3
Kur lani dhëmbët duhet të keni parasysh, qe t`i lani mire në sipërfaqen ku kafshohet. Çdokush nga ne duhet te zhvillojë një teknikë të vetën, në mënyrë që të mos harrojë asnjë dhëmb pa e larë.
Figura 4
Tek dhëmbët frontale dhe ata të qenit, furça mbahet në drejtim horizontal, sipas figurës.
Figura 5
Edhe mbi fizura (gropëzat e dhëmballëve) duhet ta përdorni mire furçën në mënyre që të hiqen të gjitha mbeturinat ushqimore.
Figura 6
Pasi keni mbaruar së lari gojën tuaj, mund t`i kontrolloni dhëmbët tuaj me gjuhe nëse janë larë mire apo jo.
Sëmundjet e dhëmbëve
Pllaka dentare është një depozitim i bardhë dhe i butë i cili krijohet në sipërfaqet e dhëmbëve. Formohet kur bakteriet (sporet) bashkohen me pështymën dhe ushqimin. Pllaka përmban rreth 400 lloje bakteriesh. Ju mund të hiqni atë duke mbajtur një higjienë të mirë të gojës. Kjo pllakë ngjitet fort pas dhëmbëve. Në përgjithësi largohet nga dentisti me instrumente të veçanta.
Kariesi (prishja e dhëmbëve) janë vrimat të cilat krijohen në smaltin (enamel) e dhëmbëve. Një ndër shkaqet kryesore të kariesit është mbledhja e pllakës. Bakteriet në pllakë formojnë acid pas reaksionit të tyre me sheqerin dhe niseshten që ndodhet në ushqime. Acidet mbahen në kontakt me dhëmbët me ndihmën e pllakës dhe me kalimin e kohës shkatërrojnë smaltin dhe dentinen.
Sëmundjet e mishit të dhëmbëve (paradontozat) janë infeksioni dhe inflamimi i indeve që rrethojnë dhëmbët. Pllaka dentare është shkaku kryesor për formimin e këtyre sëmundjeve. Sëmundjet e mishit të dhëmbëve janë shkaktarët kryesorë në humbjen e dhëmbëve në moshat e vjetra. Është gjithashtu shkaktari kryesor i erës së keqe të gojës (halitosis). Megjithatë sëmundjet e mishrave të dhëmbëve në shumicën e rasteve janë të shërueshme.
Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është inflamacioni i mishrave (gingivës) dhe dëmtimi i kockës që mban të vendosur dhëmbët në nofull. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve është shumë e përgjithshme. Ajo prek më shumë se gjysmën e të rriturve me dhëmbë natyrorë. Trajtohet nga mjeku dentist dhe pritet një shërim i mire nëse mjekohet në fazat e para
Trajtimi i sëmundjes së mishrave
Lloji i trajtimit do të varet nga grada në te cilën ka arritur sëmundja e mishrave të dhëmbëve. Nëse keni gingivitis dentisti juaj do të kryejë pastrimin e gurëzave dhe do t’ju rekomandojë një shpëlarës goje që parandalon formimin e pllakës dhe do t’ju mësojë teknikën e duhur të larjes së dhëmbëve dhe të përdorimit të fillit dentar. Nëse sëmundja juaj ka arritur në periodontit atëherë kërkohet një pastrim më i thellë i pllakës dhe gurëzave të formuar në xhepat periodontal dhe kjo bëhet nën efektin e anestetikut lokal për mënjanimin e dhimbjes. Dentisti juaj do t’ju thërrasë për rikontroll në muajt në vazhdim për të parë thellësinë e xhepave periodontalë nëse po zvogëlohen apo jo dhe ecurinë e sëmundjes.


at here nese te bien dhembet per nje dite qka eshte kjo
nuk e di por kam nje vit qe me dhembin shum qfar mundem te bej per te mos me dhembin me keni ndone pergjigjje per te me dhen per kete
@sindorela provo lekure banane te grire ne mikser dhe majdanoz me qumesht ne blender vere ne mishrat e dhembeve dhe gjen shpetim
Sindorela duhet qe te shkoshl te dentisti
mua me dhembin dhembet qe i kam vendosur para nje viti ka nje vite qe me dhembin nuk e di perse por me duket se dentisti me ka lene rrenjet ne goj
bravo<3
jam nje vajze 31 vjec dhe kam probleme me dhembet dy tre dhembe perpara ikam pak te mbushur ne anesore ne dy dhembe eshte zverdhur pa mbushja si duket nuk do jet mbushja emire ne anen edjathte poshte tre dhembe nuk i kam mund te vien ato tre dhembe drejt ene mish dhe perpara nuk edi po ikam pak si me vija dhembet se dalloj dot mire me duken pak te plsaritur cafre duhet te bej te perdor qe mos me thyen dhembet dhe nje dhemballe me duhet ta mbusha apo ta ve se ana e majte earpallekut nga an emjat egojes me eshte thyer ca nuk edi pse mu be kjo gje mos kam nevoje per vitamina d cfere duhet te bej qe te me largohet kjo plsaritje ti kem dhembet me te forte dhe cafr duhet te perdor qe te me pastrohen dhembet dhe te zbardhen dua ti rreguuloj dhembet mire se jam vajze ere nuke kuptoj pse me prishne kaq shpejt dua ti shpetoj dhe keta dhembe qe ma kane ngelur ju lutem me thoni cduhet te bej mund te me ktheni dhe pergjigje tek adr ime olgera.mane ne fb
ne rregull
A mund tme tregoni a mund te dale dhembii nese vritet shum sepse i vras shum dhe me dhemb
Me dhemb mishi i dy dhembeve te par te siperm, dhe levizin pak
Cfar mund te bej per te lehtusar dhimbjen dhe per tndaluar levizjen e tyre
un kam problem me mishin e dhmbeve,por me shqetson me shum zhvendosja e dhembit te pare pasi bera nje kllef te dhembit te dyte lart dhe pervec zhvendosjes mbi te edhe leviz ne nje drejtim por shum pak,te lutem me thuaj pse ka ardh kjo.
une kur ti laj dhemet por i laj.me furq (BRUSH) te buk.Por me qesin gjak e pse.
Gjaku ben mire per sherimin e tyre me te shpejte keshtu qe je ok
Un i laj dhembët rregullisht me past 4-5 her në dit dhe bej shplare shpesh me uj por rezultatet jan zhgënjyese prishja e dhëmbëve vazhdon dhe nuk zbardhen larjen e dhembeve rregullisht e kam vazhduar që 11vec tani 17 kur kam filluar larjen rregullisht nuk kisha asnjë dhëmb të prishur,ndersa deri tani kam mbushur 9 dhemb.cila ësht këshilla Juaj në këtë rast dentisti nuk keshillon gjë tjetër pëvec larjes.
Jam 17 vjeç i laj dhembet rregullisht me past 5-6 her ne dit dhe i shplaj vazhdimisht me uj por rezultatet jan zhgënjyese prishja e dhëmbëve vazhdon dhe nuk zbardhen larjen rregullisht të dhëmbëve e kam filluar që 11vjeç atëher nuk kisha asnjë dhëmb të prishur dhe deri tani kam mbushur 8 dhemball dhe 1 dhëmb .mbushjet i kam bër në momentet fillestare të prishjes pa u krijuar vrima ose zgavra .bej kontroll vazhdimisht te dentisti por ai nuk këshillon gjë tjetër përvec larjes.Cila është këshilla juaj në këtë rast.