Higuain akuzon për borxhe, Napoli i hakërrehet: Kemi kërkuar dënimin tij

Gazeta Dita

Mattia Grassani, ekspert ligjor i Napolit, në një prononcim për mikrofonin e Radio Crc, përgjatë emisionit “Fryhet rrjeta” deklaroi versionin e klubit, në lidhje me çështjen gjyqësore që Higuain ka çelur ndaj ish-klubit të tij, me pretendimin se nuk i janë shlyer të gjitha detyrimet nga koha kur luante për Napolin.

“dje, në seancën e arbitrazhit, u zhvillua një debat shumë i nxehtë. Higuain kërkon paga dhe premio të pa marra, kërkon 681 mijë euro nga Napoli, por klubi i katër u përgjigj se i janë akorduar të gjitha premiot e merituara”, deklaroi juristi Grassani.

“Në fund të qershorit, futbollisti argjentinas ka përfshirë edhe kontributet e solidaritetit, kështu që shifra u rrit në 2 milionë e 570 mijë euro. Jemi ende të shtangur se si një nga dy palët mund të ndryshojë kështu në mënyrë krejt të papritur dhe pa asnjë motiv në bazë, kartat mbi tavolinë.

Klubi i Naplolit i nënshtrohet verifikimeve çdo tre muaj nga Covisoc, që është komisioni i vigjilencës dhe si është e mundur që në këto tre vite askush të mos ketë konstatuar që ishin këto 2 milionë e gjysmë të pa derdhura?

Për më tepër, që Napoli nuk do të mund të ishte regjistruar në kampionat pa paguar më parë këto shifra”, deklaroi ndër të tjera ligjori i Napolit, Mattia Grassani.

Për këtë arsye, kemi kërkuar dënimin e Higuain, me dëmshpërbimin e të gjithë kësaj bezdisje dhe shqetësim, sikurse dhe për shpërdorimin e burimeve njerëzore. Bëhet fjalë për një çështje që nuk duhej të ishte çelur kurrë

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *