Higuain del haptazi: Dua titullin me Napolin

Dita

Gonzalo Higuain po kalon një moment forme mbresëlënëse duke udhëhequr Napolin në kampionatin italian dhe Europa League. Të hënën do të jetë sfida për titull kundër Interit dhe “El Pipita” ndihet i gatshëm: “Melo do të më rrahë për të më ndalur? Nuk më intereson, unë do të luajë një ndeshje futbolli dhe dua të fitoj me çdo kusht.”
Argjentinasi, në një intervistë për “Corriere della Sera”, doli haptazi: “Të ëndërrosh është e ligjshme dhe kush thotë se ne te Napoli nuk duam titullin kampion, gënjen. Ka të drejtë trajneri që thotë se duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një, por personalisht kam vetëm një objektiv: titullin kampion.”

Në “San Paolo” përballë Napolit do të jetë Interi i Icardi, bashkatdhetari i Higuain, i cili nuk po kalon një moment të lumtur. “Nuk është e thjeshtë të jesh 22 vjeç dhe të jesh kapiten i Inter. Ai do të bëhet një futbollist i madh. Mund të përmirësohet edhe më tej, pavarësisht nga vështirësitë që ka pasur sivjet. Gjithçka varet nga ai,” – tha Higuain.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *