Prokuroria merr nën hetim 2 ish-drejtorët në Shqipëri, Tomor Kalaja dhe Saimir Zëmblaku, si dhe ish-drejtorin e Kosovës, Arben Breshani, për falsifikime dhe shpërdorim detyre me reklama e shpenzime. Ministria e Financave i denoncoi më 28 tetor, abuzimet në 2009-2013, periudhë kur Milo ka qenë kreu i Bordit
Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet për 3 ish-drejtues të lartë të kompanisë shtetërore të sigurimit INSIG. Ndërsa po verifikohet edhe pozicioni në këto abuzime edhe i ish-kryetarit të Bordit, Petraq Milo, aktualisht anëtar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për 5 milionë euro abuzime financiare në lidhje me reklamat, shpërblimet, riparimet, udhëtimet dhe shpenzime të tjera operative, në degën e Kosovës. Denoncimi është bërë më 28 tetor të këtij viti nga Ministria e Financave, pas kontrollit të ushtruar dhe zbulimit të skandalit financiar me dëm ekonomik në buxhet. Sipas Ministrisë së Financave, dyshohet se dy ish-drejtorët e Përgjithshëm të INSIG, Tomor Kalaja dhe Saimir Zëmblaku, si dhe ish-drejtori i degës në Kosovë, Arben Breshani, kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumentet.
Sipas kësaj akuze të ngritur, që po hetohet nga Prokuroria nëpërmjet Njësisë Task-Force, tre ish-zyrtarët e INSIG po hetohen për shpenzimet e kryera në degën e Kosovës për periudhën 2009-2013, ku dyshohet se kanë përvetësuar shuma të mëdha parash. Ky fond prej rreth 5 milionë euro, sipas kallëzimit ishte parashikuar në bonuset e sigurimit TPL, por që ata nuk janë derdhur në arkën e shtetit, duke i ndërruar destinacion. Në dosjet e dorëzuara në prokurori, thuhet se këto fonde janë tjetërsuar pa marrë miratimin e Këshillit Mbikëqyrës, duke i faturuar si shpenzime për marketing e publicitete, shpërblime për punonjësit si dhe shpenzime e riparim zyrash.
Ministria e Financave pretendon se faturat janë fiktive, pasi në asnjë rast nuk provohet se ato janë shpenzuar për të mirën e kompanisë INSIG apo se janë derdhur në buxhetin e shtetit. Në dosje raportohet se vetëm për marketing dhe reklama në mediat e Kosovës, dega e INSIG-ut ka shpenzuar rreth 4 milionë euro spote publicitare dhe sponsorizime të aktiviteteve të ndryshme. Një shumë prej rreth 1 milion euro është faturuar si përfitime në formën e shpërblimit për punonjësit e kësaj dege në Kosovë. Ndërsa shuma prej 400 mijë eurosh dega e Kosovës është justifikuar si shpenzime për riparime zyrash, blerje materialesh e sende të tjera. Te gjitha këto shpenzime të përpiluara edhe në raporte dhe fatura, sipas kallëzimit, janë fiktive pasi dyshohet se këto shuma mund të jenë përvetësuar. Tre ish-zyrtarët e lartë po hetohen për akuzat e “shpërdorimit të detyrës” dhe “falsifikimit të dokumenteve”, kjo e kryer në bashkëpunim. Ndërkohe gjatë hetimit pritet të verifikohet dhe përgjegjësia e bordit drejtues të INSIG, ku kryetarë i tij për periudhën kur pretendohet se ka ndodhur vjedhja, ka qenë Petraq Milo, aktualisht në Bankën e Shqipërisë.

Ah sa para kane vjedhur keta nuk llogaritet por asnjehere nuk ka per tu hyre gjemb ne kembe sepse te gjithe ruajne menderen e vete sepse jane aty per te vjedhur.
Ky miu Milo dhe ai Katunar Zemblaku duhen rrase mrena. Insigun e vune ne sherbim te kompanive private te sigurimeve. Per kete ka nje rol te pazevendsueshem edhe fytyra e zeze varuzhan piranjan.
Ky Petraqi shume zullume ka edhe ne ushtri me sa kujtoj ai u ngatrua edhe per nje tender ne Ministrine e mbrojtjes qe kishte te bente me nje blerje prej 4 -5 milion euro qe ishte e gjitha me shkelje dhe ish komandanti i Forvcave tokesore ish Gjenerel Vladimir Qiriazi nuk e firmosi per kete e shkakruan me urdher te shokut Sali dhe ne vend te tij vune ate budallain nga vlora me mbiemrin Malaj qe me vone e ben edhe Shef shtabi te pegjithshem vetem pse firmosi ate tender. Po keshtu per nje firme te tille per shitjen e klubit partizani u be Xhemal gjunkshi shef shtabi Kjo tregon se kane bere karriere vetem ata qe kane firmosur per afera koruptive te lidhur me pushtetin dhe me familjen Berisha natyrisht.
Kur themi Milo kemi thene Mira. Cdo gje e piset dhe monstruoze aty eshte organizuar nga zv.dr Mira Bardhi. Asnje dyshke nuk dilte nga ajo kompani pa lyer gishtin kjo femer. Petraq, Mira, dhe Zemblaku trekendeshi me i ndyre, i piste dhe ordiner qe mund te kete patur administrata. Ne tavolinat e tyre vetem per pazare dhe pislleqe flitej.
Kush mund tme thote nje gje. Zv.drejtsh e Insig Edmira Mucko Bardhi, kishte ndikim tmadh tek dy eproret e saj Zemblaku dhe Petraq Milo, si ka mundesi .Ata benin cfare u thoshte ajo per cdo gje si dy cuna te vegjel te mure e te bindur. Edhe njerezit qe u hoqen nga puna u vuri ajo listen perpara por edhe per cdo gje tjetet. Nga mund ti kete buruar kjo “fuqi”. Na thoni “burimin” pa i hyre ne hak njeriu. Kjo femer e ai grykes zemblaku qe skane lene njeri pa marre ne goje kane haleja e sigurimeve dhe e moralit
Po edhe ne Kosovë ka vjedhur ky hajduk. Mafioz eshte.