HIJE

redaktor

Në netët

me hije frikërash që marshojnë heshtur,

si rresht ushtarësh gatitur,

me bajonetat ngrehur

mbi të ardhmen e të dashuruarve

 

Në netët

me hije që kërcejnë drejt të ngjashmes

që kërleshen në zemrën e përbashkët,

të kapura duarsh mbi flakën e sapondezur

 

Në netët

me zëra që jehojnë

nga buzë të qeshura qëndisur në pëlhurë vetmie,

shkëputur nga kujtimet,

zmadhuar nga përqeshja e më të keqit kritikues

 

Në ato netë pra,

ai,

gisht-lart-ngrehësi i vetes,

zëri që gënjen

që heshtur i minon themelet e mendjes

gjëmon:

“Ai, ajo… Nuk të do“

 

Në ato netë pra,

jehona gazmore e një dasme të zhgënjimit ndaj vetes,

përhapet pamëshirë,

mbush dhomën ku të dashuruarit rrinë palëvizur

në erresirën e ëndrrave të paguxuara,

shpëtohen aty-këtu,

të mbledhur grusht nën çarçafë pasioni,

por boshllëkut të brendshëm nuk i ikin,

ai është aty edhe kur i mbyllin sytë.

 

Me mendjen lufton çdonjëri prej’dyve

por hija-hijen tash e ka gjet’

dhe hidhen,

dridhen mbi prushin e ngrohtë,

në errësirë buzëqeshur kërcejnë

 

E ftohën bre,

e sfilitën atë zemër të vogël

deri sa guximin për t’u ndezur,

ta rigjejnë

 

****

Jetë Zhitia

Share This Article
3 Comments
  • Në netët

    me hije që kërcejnë drejt të ngjashmes

    që kërleshen në zemrën e përbashkët

    ————

    Në netët

    me zëra që jehojnë

    nga buzë të qeshura qëndisur në pëlhurë vetmie,

    shkëputur nga kujtimet,

    zmadhuar nga përqeshja e më të keqit kritikues

    Shume bukur Jeta …

  • Sa te drejt ke oj Jete ,ne ato qe shkruan .

    E till tingelloj ajo ndjenj ,

    { mjaft e nderlikuar e tmerrrsishte komplexe }

    …qe cfaqet /fillon si nji shkendij e voge
    l e ndez nji zjarr te madh ,

    krijon stuhi brenda gjokseve tona ,

    nganjiher ben qe ato “zera” te brendshem ,

    te dalin jashte gjoksit e formojne fjale ,vargje ,

    dhurojne ndjenja qe zbukurojne jeten tone ,
    e perkedhelin embel shpirtrat e zemrat tona ,

    duke ujitur kopeshtin e lumturise ,
    qe Trendafilat te celin …

    Nganjiher struket e heshtur ne ftohtesin e saj ,
    brenda gjokseve tona ,

    dhe vuan cdo munges oxigjeni ,

    Nganjiher buzeqesh pavetedijshem , por plot ndjenj ,vertet ,
    kur shikon nji foto ,
    e cila ,
    ben te zhytet ne kujtime .

    Eshte nji ndjenj aq e veshtire ,
    aq kapricioze ,
    nganjiher edhe e pameshireshme ,

    por sidoqofte ,

    gjithmon ka nji Hije , aty ku ka Jet edhte Diell …!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *