Hije skandali mbi ministrin Beqaj

redaktor

Shqiptarët patjetër duhet ta kenë pritur me kënaqësi lajmin që dha ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj më 22 tetor të vitit të kaluar para komisionit parlamentar të linjës, kur njoftoi se flota e mekanizuar e urgjencës mjekësore do shtohej me 20 autoambulanca dhe një helikopter. Kjo, pavarësisht se përvoja e njësive të lëvizshme ambulatore pranë plazheve, ishte ende e freskët verën që lamë pas; dhe aspak pozitive.

Mbytjet tragjike në Qerret të Kavajës, në Shëngjin e gjetiu, mbase nuk e çojnë krejt fajin tek ambulancat e plazhit, por fakti është që ato ngjarje nuk u shmangën dot. Sa për helikopterin, edhe më e nevojshme bëhej kjo shtesë meqë në operacionin anti-hashash të Dukagjinit, sapo ishte sakatuar një i tillë, që nuk ngrihej dot më nga ngastra e misrit ku ra, dhe u desh ta zbresin nga malësia me… barrelë.

Një tender vërtet i shpejtë!

Ministri në fakt nuk doli nga llafi. Dhe u tregua më i shpejtë se një ambulancë. As njëzet ditë më pas, më datë 10 nëntor 2014 hapet tenderi i helikopterit me ofertat përkatëse, për një vlerë në lekë prej 558,3 milionë lekësh të reja, ose gati 4 milionë euro. Njoftimi ndërkaq ishte dhënë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, si ky i botuar në Financial Times të Londrës. Më pas, në mediat sociale doli një lajm i drojtur sipas të cilit helikopteri erdhi, dhe kaq. Por dardha, ashtu si dhe helikopteri, e ka bishtin prapa.

Në këtë tender jo pak të majmë, rezulton se kanë marrë pjesë të paktën tre kompani, të tria me emër në këtë fushë kaq të specializuar: AgustaWestland, Bell TEXTRON dhe Airbus Helicopter e filialit spanjoll Espana S.A.

Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj
Ministri i Shendetesise, Ilir Beqaj

Për sqarim, e para është një kompani anglo-italiane me themele të forta në sektor, pronë e konglomeratit mëmë Finmeccanica; e dyta është kompani e famshme amerikane, kontraktore e rregullt e Pentagonit, dhe e treta është evropiane e globale, por në thelb bashkëpunim franko-gjerman me seli në Marsejë, që më parë quhej Eurocopter. Duhet nënvizuar se të tria kompanitë janë maksimalisht të njohura në sektor dhe prodhimet e tyre respektohen botërisht.

Por le të kthehemi në tenderin shqiptar. Ai u fitua nga Airbus e madje mjeti tashmë mesa duket ka mbërritur në Tiranë.

Por ka më shumë se një problem. Jo vetëm se dy pjesëmarrësit e tjerë pothuajse menjëherë u ankuan pranë ambasadave përkatëse, Agusta në atë italiane dhe Bell në atë amerikane, për parregullsi dhe organizim të pandershëm të tenderit, por edhe sepse helikopteri 4 milion eurosh duket se ka ca gjëra mangut.

Si qëndron puna?

Ministria e Shëndetësisë akuzohet se e ka paracaktuar fituesin e tenderit, dhe ka përcaktuar parametra të atilla që mund t’i përshtateshin vetëm mjetit të piketuar apo të rënë dakord që më parë. E thënë shkurt, tenderi duket një maskim “ligjor” për një blerje të drejtpërdrejtë dhe të paracaktuar.

Një helikopter akull i ri nuk vjen dot për 30 ditë; ndërkohë që detaji “i pafajshëm” se mjeti mund të jetë edhe “paksa” i përdorur me deri 50 orë fluturimi (!), duket se e vë gishtin direkt mbi mjetin që duhet blerë. Kritere të tilla kaq specifike në një tender të hapur mbajnë erë më të rëndë se tualetet e spitaleve.

Të dhënat teknike të mjetit sipas dokumenteve të tenderit dhe njoftimi për tender publik botuar në mediat ndërkombëtare
Të dhënat teknike të mjetit sipas dokumenteve të tenderit dhe njoftimi për tender publik botuar në mediat ndërkombëtare

Këtu mund të shtonim se përderisa z.Beqaj e solli punën kështu, fare mirë mund të kishte shtuar specifika tejet konkrete, që Bell dhe Agusta të mblidhnin mendjen dhe të mos merrnin pjesë fare. Fjala që bie, në përcaktimet teknike të tenderit të kërkohej që “mjeti të kishte një kolltuk paksa të shqepur të co-pilotit” apo “një shishe arançatë gjysmë të zbrazur në krahun e pilotit kryesor”.

Meqë jemi tek specifikimet teknike (të paraqitura këto në anglisht në faksimilet këtu), ato i kanë të gjitha detajet e mundshme mbi kapacitetet fluturuese, fuqinë, konsumin e karburantit etj. Por mungojnë ato për të cilat duket se është nisur ky tender: Pajisjet mjekësore.

Përmendet vetëm fakti që duhet të ketë kapacitete për dy barrela, dhe që helikopteri duhet të ketë dy çikrikë me litarë shpëtimi. Sistem oksigjeni për pacientin, fiksim të shtratit, aparatura shtesë etj, nuk përmenden. Rezulton, pra, se ky mjet do shërbejë vetëm për transport nga vendi i marrjes së pacientit deri në spital, sepse në ajër këtij pacienti hipotetik duket se thjesht mund t’i fashojnë ndonjë plagë, apo t’i tregojnë barsoleta për ta qetësuar.

Është fjala për 4 milionë euro. Nuk janë pak edhe për një vend të kamur, e jo më për Shqipërinë. Tenderi në fjalë, në fund të fundit e solli një helikopter, mund të thotë dikush, se dikur edhe nuk të vinte fare. Ndoshta, por nëse kjo qeveri dhe aq më tepër shëndetësia, ka vendosur ta zbresë sërish stekën tek qeveria që lamë pas, thjesht duke sofistikuar korrupsionin nëpërmjet paracaktimit të kritereve specifike, është fare kollaj ta bëjë.

Shkurt, nëse në një tender të këtij kalibri, njëri nga pjesëmarrësit humbës e di jo vetëm cila ofertë ka fituar, por edhe ku ndodhet malli dhe çfarë numri serie ka, çdo emër mund t’i vësh, por tender i ndershëm jo. Përfaqësuesi i AgustaWestland, Maurizio Faucitano, psh, e dinte. Dhe ambasadat përkatëse kanë marrë indicie paraprake që më pas kanë rezultuar të sakta.

Ndoshta një marrëveshje fluturake si kjo, pikërisht për të mos ushqyer gojët e këqija nuk figuron as në sitin e prokurimeve publike, as në faqen e ministrisë. Le të shpresojmë që në mos pacientët, të paktën të fluturojë me këtë mjet ministri, për të mbikëqyrur nga lart provimet e mjekëve se mos bëjnë kopje.

 

****

Si u kamuflua një blerje e paracaktuar si tender

Nga Maurizio Faucitano

Përmes këtij emaili, në emër të kompanisë AgustaWestland dua të shpreh shqetësimet tona lidhur me një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për blerjen e një helikopteri. Ju lutem, gjeni më poshtë të dhënat mbi procedurën e tenderit dhe mendimet tona.

-Fondi i përcaktuar, është rreth 4 mln euro

-Helikopteri duhet të ketë një peshë maksimale të ngritjes në fluturim jo më shumë se 3175 kg.

-Helikopteri i ofruar duhet të jetë i ri, ose me jo më shumë se 50 orë fluturimi.

-Koha e dërgimit të helikopterit nuk duhet t’i kalojë 30 ditët nga data e firmosjes së kontratës.

-Oferta, dorëzuar në datën 10-11-2014.

ankesaSpecifikimi teknik kërkon një Helikopter Utilitar me kapacitet për instalimin në bord deri në dy barrela. Nuk kërkohet Asnjë Aparaturë/Mjet mjekësor. Kësisoj, mjeti i kërkuar NUK është në gjendje të kryejë Misione të Urgjencës Mjekësore. Mungesa totale e mjeteve/pajisjeve mjekësore, në fund të fundit rezulton në mungesë kapaciteti për stabilizimin e pacientit në bord gjatë fluturimit (psh, nuk kërkohet sistemi i oksigjenit (!!!), që është një Detyrim për Shërbimin e Helikopterit të Urgjencës Mjekësore). Kjo nënkupton që ata po blejnë një helikopter standard, totalisht të Papërshtatshëm për kryerjen e detyrave të SHEM, Shërbimit Mjekësor të Emergjencës. Është thjesht një helikopter i zakonshëm që mjafton të ketë vend në bord për dy barrela, rrjedhimisht me detyra vetëm të Evakuimit Mjekësor, të ngjashëm me mjetet që flota ajrore shqiptare ka ndërkaq në dispozicion.

Kërkesa për dërgimin e helikopterit brenda 30 ditësh pas firmosjes së kontratës, e bën të pamundur ofertën e një helikopteri të ri. Kërkesa që, në rast se nuk është një mjet akull i ri, helikopteri të ketë një total orësh fluturimi jo më tepër se 50 orë, e bën të pamundur ofrimin e një helikopteri të përdorur (pra të dorës së dytë).

Sinqerisht, ne e kuptojmë që organizatorët po bëjnë njëfarë blerjeje të drejtpërdrejtë, “të kamufluar” si tender publik, për të marrë një helikopter që fillimisht ishte destinuar për një blerës tjetër. Helikopteri që ata po blejnë, ndodhet aktualisht në Spanjë, dhe është i modelit EC135 e madje dihet mirë dhe numri serial i tij!!! Ky NUK duket si një tender i ndershëm.

helikopteri ne fjaleAmbasadori italian është informuar për shqetësimet tona. Ju lutem, informohuni se edhe prodhuesi amerikan i helikopterëve, Bell TEXTRON, ka të njëjtat shqetësime si tonat, dhe ata i kanë shprehur zhgënjimet e veta gjithashtu, përmes ambasadës amerikane.

Për më tepër, ministritë e Shëndetësisë në të gjitha vendet e zhvilluara NUK blejnë helikopterë për Shërbimin e Urgjencës Mjekësore, por blejnë shërbimin e gatshëm nga Operatorë Komercialë të Çertifikuar Civilë, (si psh, ALIDAUNIA në pronësi të z.Roberto Pucillo). Helikopteri që po blen ministria shqiptare e Shëndetësisë nuk do të operohet nga një Operator i Çertifikuar Civil (si edhe për flotën aktuale të helikopterëve të kësaj ministrie). Rrjedhimisht, një ditë pas dorëzimit të mjetit, vlera e helikopterit do të humbasë tërësisht (!!!) e madje ekziston rreziku që EASA, Agjencia Europiane e Sigurisë Ajrore mund t’ju detyrojë ta mbani flotën në tokë, kjo sepse një mjet ajror që nuk operohet nga një operator i certifikuar civil, e humbet menjëherë privilegjin e Vlerës Ajrore, kjo në përputhje me rregullat e Autoritetit Europian të Aviacionit Civil.

Jemi në dispozicionin tuaj për çdo saktësim shtesë, me respekt,

Maurizio Faucitano

Share This Article
44 Comments
  • Ne te gjitha vendet ish komuniste pasurimi i klases politike vjen nga rryshfetet e majme me tenderat publike me skandale groteske midis firmave konkuruese, tendera te cilat jane jashte cdo kontrolli te shoqerise civile dhe e vetmja menyre per te bere sado pak transparencen e shpenzimeve te fondeve publike jane media dhe gazetaret investigative. Ne kete situate Edi Rama o duhet te shkarkoje ministrin e tij Marksist Beqja qe midis te tjerash me paaftesine e tij ka bere corap edhe spitalet civile menjehere pas emerimit, por tani del edhe LOJTAR tenderash ne terrin e nates sic ishte edhe artisti i Enverit Arben Imami do kohe me pare. Ndryshe do te mendonim se vete Edi Rama eshte AI qe NDUK pas perdes fijet e padukshme per tenderat qe luhen ne Kazinon Shteterore me LEKAT e shqyptareve.

  • Me duket se te pakten me boje te kuqe eshte lyer keshtu duket Te pakten beje me mire se Nardd Ndoka or nipi Rakip Beqes apo je djali i tij nuk e di por me dduket se po ja fut kot Nuk ecen shendetsia perpara keshtu Provoje dergoje ne prokurori se t ejejsh shume i sigurt se Llalla nuk do hezitoje per te Edhe Imami blue ne kohen e vet dhe ju hoqi leket reparteve i la pa asnje leke por me sa di une nuk doli ndonje problem i tille pavaresisht se ai pjesen e vet e ka mare duke kenaqur edhe naltmadhenine e tij Turp o Beqo me mire ik se te ka filluar ky vit me probleme por nuk eshte faji i vitit por bisnesi jot Ju kini shkuar atje per bisnes.

  • Presim prononcimin e Braces dhe Palles per te na treguar historite e xhaxhit Sali, cunit ZEN e goces Gita. Un mendoj se fajin e ka Saliu

  • ky esht ministri me qelbesire ke qeveria dhe prap e mbajne nuk e di pse po por te kerkoni do gjeni dhe me ke ky ,duket nga surrati kur genjen pa pike turpi ,prandaj duhet te iki sa sesht vone

  • Që mbrëmë, posa pashë faqen e parë, më erdhi një mendim se ankesa do të ishte një pakënaqësi e tregtarëve të helikopterëve. Për ne si shqiptarë duhet të pyesim nëse mjeti fluturues është i ri apo jo?
    Çmimi që përflitet është ai i një të riu.
    Për një vend si Shqipëria, është mjeti më i përshtatshëm me çmimin që ka.
    Modelet Bell dhe AgustaWestland që përdoren si ambulancë ajrore kushtojnë më shtrenjtë se Eurocopter 135.
    http://www.aircraftcompare.com/helicopter-airplane/Eurocopter-EC-135-P2i/227

  • varientin e paracaktimit te kushteve teknike dhe termave te references per firmen e parapelyer menderministri Beqja e ka qe nga koha kur punonte ne ISSH. Te gjitha tenderta e PC, printerave dhe kancelarive i fitote vetem infosoft.

  • Vetem 2 ministra shendetsie njoh une qe nuk kane lidhje me shendetsine dhe as qe ia kane haberin: nard ndoka dhe beqja dhe nje te perbashket tjeter,2 injorante qe kane te njejtin stil ne shkaterrimin e shendetsise.

  • Lerini keto lojra ju te Gazetes Dita Po beni lufte brenda llojit Kush ju finacon ju te sulmoni I Beqaj Mos valle firmat farmaceutike qe ju ka rene fitimi ne qindra mijra euro? Ministri po ben lufte te veshtire Ka kunder klanet e mjekeve qe i kane bere monopol operacionet Shkoni pak neurologjia Petrela ka monopolin aty Po ashtu ke kirurgjia urologjia dhe behet fjale per 20 20 euro ne dite Te mos flasinm per firmat e ilaceve tit vasilin e Lsi pellumb biperon Prandaj mos flisni kot

  • Filloi Beqja mafishja! Edhe shume zgjati, edhe ai si paraardhesit e tij nuk rri dot pa i ngjyer duart ne korrupsionin e pushtetit. Pastaj me tenderat ka eksperience Beqja, ja ka marre doren edhe para se te ishte minister.
    Kjo eshte Rilindja e kaposh kokeboshit. Keta ose na dine per budallenj ose jane te cmendur. Rama operon mamane ne spital privat (nje nate vetem krevati kushton 80 Euro, bashke me ilacet e sherbimin shkon dyfish dhe operacioni me ordiner shkon 2500 Euro) dhe thote qe e ka mundesine, megjithese pensioniste eshte. Erion doregjati edhe ai e ka mamane nikoqire te papare, sa i dhuroi dasmen me 1000 te ftuar ne kalane e Gjirokastres.
    Po vazhduan keshtu, shume shpejt do ti bejne shoqeri Papandereut ne pension…

  • Me e pakta, doreheqje nga ana e ministrit. Dhe t’i haphet rruga procesit hetimore. Nese me te vertete “RILINDJA” pretendon per sjellje europiane me shtetin dhe shoqerine.

      • Ke te drejte andromeda,Djalli eshtePd,dhe Engjelli Ps.
        Turqia eshte vendi nr 1 per falsifikimin e ilaceve,dhe TI andromed,mos perdor nga ato se nuk te japin asnje lloj efekti,per cudi moj andromede qe nga koha qe u ba minister Ky Beqiu…….ilacet nga Turqia Viiuuuuu………

  • Si duket ky ministri Beqaj po e TURPERON SI SHUME TE ATIN E NDERUAR,HAMIT BEQJA!!!
    Zoti Rama!
    Verifikojeni shpejt kete gje dhe SHKARKOJENI NATEN kete palo minister!!!
    Eshte matrapaz e jo minister!!
    Ka dhene prova edhe kur ishte deputet!!

  • KY ESHTE NJE MINISTER I TRASHE QE SE KA IDENE FARE SI FUNKSIONON MJEKESIA, SPITALET , FARMACIA ETJ…. TANI MORI DHE NJE DORE TE MIRE ME HELIKOPTERIN DHE ESHTE NE RREGULL KY.

  • I ziu xha Beqo! E paska marre samarin per bark, si thote populli, meqe edhe DITA po hedh dyshime per te. Hajt ” shendet xha Beqo “!

    • Saliut vec Dita po i bie or qorr se kta rilindasat ia falen te gjitha edhe nenat edhe baballaret edhe gjakun e gerdecit edhe jetimet e 21 Janarit.Po ti do jesh noi pusht paradhome qe mbush xhepat me kto tenderat e kritereve

  • Beqja me mire te mos punoje fare se me shendetesi falas, ilace pa LEKA dhe shume bamiresi te tjera alla makrsiste te Kohes se Qepes do te falimentoje ekonomine shume me shpejt se Enver Hoxha ne vitet fatale te urise totale 80-90.

  • nuk e di vertetesine e informacioneve po kisha nje compliment per menyren e te shkruarit.
    prisja ndonje fleterrufe sic behen zakonsiht keto gjera por shkrimi ehste profesionist dhe me shume etik.
    qeverise I takon te jap nje pergjigje

  • me vjen mire qe Dita te jete perhere ne tribune te se vertetes.
    do doja te ishte gjithcka e vertete dhe te mos kishet asnje spekulim
    dhe do doja vertet nje sqarim nga ministria ose nga vete z.Rama per kete rast.
    si lexues I perditshem I gazetes sime Dita kerkoj me shume detaje
    Edhe bota te permbyset le te behet drejtesi – ka thene nje poet –

  • Dita keni qelluar ne shenje. Njelloj si me helikopteret e Eurocopter-it Rama dhe rosinanti i tij Beqja i zbathen breket. Rama u fali monopoleve franceze afatin e ri te pasaportave biometrike (ne 3 vjet 70-75 milion euro). te njejtat pasaporta qe i dhjeu Sala i Sheqeres dhe zonjusha Armanda Teliti. Helikopteret Eurocopter qe solli ben Imami me vone edhe Mrika e Lulzimes erdhen me mungesa, duke filluar nga pajisjet mjekesore e deri te “Rocket racks”, rotoyr canon, missile pilons etj. po i jap anglisht se ky trapushi Gjeneral Bolja (Bazja) shef i shtabit e flet mire angleishten. Me pas vjen edhe helikopteir i Beqes. fatkeqesisht Sokol Olldashin e vrane aksidentalisht ne Qafe kerrabe se ne te kunderten Beqja do humbte kolltukun e ministrit ashtu sic humbi mandatin e deputetit kur bewri vjedhje informatike me gjigantin 152 Cm te gjate Vangjushin e Bashkise se Durresit.
    Albi mos u tremb! Bravo te qofte i ke ngjare babit trim. Po te jap kurajo e po te them se kristofor Mjekrra ( Christopher Beard) i Rruges se Elbasanit ia ka bere bene Beqes dhe basketbollistit qe ne RFGJ ka fjetur ne nje dhome hoteli me Beqen. Kjo puna e helikopterit e mbushi kupen. Interesohu te vartesit e Bushatit se cfare funksioni kryen Mr. Beard te rruga Elbasanit. Albi keta italianet jane makaronaxhinj por po te them qe Sig. Pulisi palermitan, qytetar brez pas brezi me zyre te kati i trete i amasades italiane nga zeshkan u be piper i kuq nga inati, kur mesoi sesi Beqja e trukoi tenderin e helikopterit. Me italianet o ALbo keta rilindasit e kane qelbur fare. Mrika zgjodhi karabinen Vector R 4 ne vend te Beretave ARX 160 qe filloje te bleje Oketa ne vaktit. Ne vend te kamionetave te blindura “Lince” mrika do bleje ca plehra te blinduara franceze Aravis te firmes skifoze” Nexter” e te tjera e te tjera. Hajt se po e kruajtet me Ameriken si Sala do shkoni per kove pusi pa ardhur shtatori. Sidomos po e krujtet me helikoptere. Fatkeqesisht Beqja ka ngaterruar letren higjenike me leter zumpara. Pasojat dihen……

  • Lexoj shkrimet e Thanos, Bedriut, Viktorit, Kazhanit, Alqit kopertinat tuaja dhe me duket sikur keni folur me mua nje nate me pare.
    Ju lutem qendroni keshtu, kemi nevoje per nje ze konfirmues te shqetesimeve tona.
    Dita njemije dhe mos u tutni.
    Hidhni nje rreze shprese shorese ne kete shpirt prej llumi

  • Edhe kete rradhe, perseri Edi Rama, do te lejoje qe te flitet dhe perflitet, deri ne momentin, kur saleshet, te kujtojne se e gjeten nje te korruptuar, atehere do te jepet e verteta, duke i lene saleshet me nje top muti ne goje.

  • Vallahi nuk pata durim nga inati te lexoja te gjitha komentet,por nje gje me vjen ne mendje:Se kjo vertetohet dhe Edi Rama nuk i jep nje denim shembullor para popullit qe i ka dhene voten
    me rezervohet e drejta te therras :Shqiperia nuk behet me,me keqardhje por per te qene si gjithmone i ndershem duhet ti rri gjithmone besnik ndershmerise pamvarsishte se sa u sherben te tjereve kjo besnikeri,per mua nuk ka rendesi fare.

    I nderuare Edi Rama ju lutemi shume beni te pamunduren qe te mos kthehemi perseri
    tek metoda e Sali kreminelit.Ju lutem na ruani.

  • Broave stafit te gazets. Jeni gazeta me e lexuar dhe per mua jeni lider si gazetar ivestigative. Gjithahstu ketu kemi edhe gazetar te tjere te cilet nuk po ua permend emrin. Per sa i perkete artikullit ne fjale je pergezoj qe po denanconi korrupsionin qe po bene kerdine ne keto vitet. Mjere populli qe e ka shume te veshtire qe te vendos se ke te ve ne rolin e udheheqesit. Ketu eshte plotesishte e ditur se korrupsioni galopant qe behet po degradon popullin dhe po i zhyte cdo dite popullin ne varferi. Ketu paskan avulluar nje shume prej 4 milione euro, ne banken e shqiperise kane avulluar nje shume prej 7 milione euro, tendra dhe vjedhe te tjera qe ka sa me cdo dte ne kete vend te pasur dhe me nje populle te varfer. Une personalisht jame nje person me bindje te djathta por kete radhe kam votuar te majten dhe pikerisht Edi Ramen. Arsyja e vetem ishte sepse kisha nje bindje se ky person do te luftoj korrupsioni dhe do te beje dicka per shqiperine dhe shqiptaret. Pervec kesaj partia Demokratike se bashku me LSI e shpallen korrupsioni te ligjeshem dhe nuk mundeshe as te beje nje denacim te vetem. Gjithashtu edhe emrimit qe kane bere keta duke prejatusr ata te LSI sepse eshte e ditur se ata mendojne qe vetem te mbushin xhepat dhe pasatj ata ti perdorin per te blere votat ne cilendo fushat qe eshte me e afert.
    Mua me vjen shume keq per Kryeministrin aktual qe po zhytet cdo dite ne ujra te trubelt dhe ne korrupsioni galopant qe po behet. por per vec Edi Rames me vjen keq edhe per Ministrin e Financave Shkelqim Cani sepse edhe ky po lejon qe te behet korrupsione ne digasterin e tij. Per shembull, tek shtypshkronja e kesaj ministrin ka be drejtor nje krye hajdut i cili gjate gjithe kohes se tij merrej me grumbullimin e pullave fiskale. Pse i merrte keta pulla fiskale ky persone? Pse ky person i shkonte ministrin gjate fushates nga mbrapa? Gjithashtu ky person bente importin e produkteve nga Bullgaria dhe i sillte ne shqiperi. Pervec produkteve te tjera bente importin e bagetive te gjalla si viqa, lope, dele dhe i shetiste neper shqiperi dhe pastaj i shiste si produkte vendase. por me e keqja eshte se ky person ne vitin 2010 ka vrar nje punonjes qe e kishte marre si roje dhe qobane. Vrasja ka ndodhur ne nje fshat ne qytetin e Fierit. A nuk eshte person me perberje te rrezikshme per shoqerin shqiptare? Kur nga vitit 2005 deri ne 2013 merrej me biznese te tilla dhe me brumbullimin e pullave fiskale dhe shitje te produkteve kundraband tani ka vatur ne vendin qe keta produkete prodhohen nga ky person. Me vjen shume keq por kjo duhet pare me shume kujdes nga kryeministrin, ministri i financave, gjithashtu organet e prokurorise duhet qe kete persone ta vene nen survejim. Faleminderit

  • Kur PD ngriti akuzen per Beqajn ne tenderin e shum perfolur te elektronikes e vleresuam si nje intrige te pd por nuk paskan qene vertete nje intrige por e paskan njohur mire kete lloj palacoje specialist te tenderave me pafytyresine me te madhe e nisi me ilacet qe tani i mer nga turqia dhe india sic duket ministrit i eshte shtuar oreksi i tenderave. Tani kaloi tek helikopteret, pastaj do vazhdoj me provimet e mjekeve qe nuk bazohet ne as nje ligj nuk mbeshtetet kerkund me kete qe do te bej me shendetesine, sic duket ky do te jete tenderi me i madh sepse sekseret do te vene cmimin qe duan keta qe shpiken kete lloj testemi.
    Me e bukura qe te hysh te testim duhet te paguhet fa tura e provimit ,qe variojne :infermieret 15000 leke te reja dhe mjeket 20000 l te reja. rilindia te fut me zorr ne provim por edhe duhet te paguash , Bravo rilindje e pjerdhur, qe skeni bythe as te beni reforma dhe as te ecni perpara me programe.

  • E kemi thene edhe me pare, qe keta “hajdute emrash” nuk lene rast tu shpetoje pa grabitur.
    Fjala eshte per nje sere “ILIRESH” !-ILIR HOTI(vodhi banken kur ishte guvernator,u denua 5,vjet),ILIR E.HOXHA(ish drejtor i seksionit te zbulimit te jashtem,ka urdheruar vrasjen e disa personave dhe ka patur biznesin e prodhimit te syzeve ne u.s.a.),ILIR RUSMAJLI(minister drejtesie,beri lemsh pronat dhe u korruptua me te vellane),ILIR BEQJA(ish-deputet i debuar nga parlamenti per konflikt interesi(vjedhje me ligj)dhe sot prape i kthyer ne gjurmet prej nga kaloi sefte).-I bej apel k/min. Rama,te largoje sa me pare cdo kuader te rendesishem qeveritar,qe mban emrin e “vjedhur” ILIR !
    -Ndersa komentuesit e dobishem perpiqen te japin mendime dhe sugjerime per probleme e fenomene,te natyrave te ndryshme sic jane fjalavjen(@Sadete Majushi,@Intelektuali,@Kaovur,@Poeti,etj,),-del edhe @horri i bulevardit alias “@HURRI i HALESE”,qe ne vend te beje ndonje fare komenti,nuk i ndahet zanatit te vjeter e te ri-(pastrimin e haleve me rruge primitive,me hurrin ne nje dore e ne tjetren llapen),i mbeti ne goje nga mengjezi deri ne darke MUTI, si lende e pare e prodhimit te ushqimit, qe vet konsumon duke mbajtur edhe familjen numeroze qe ka.-Edhe njehere ketij horrit, te hurrit e te litarit,po i kujtoj vargjet e nje kenge te vjeter popullore;- “ra debora mbuloj catine,HORRI bytha harroj shtepine”,(e kupton vete mesazhin se je TIP inteligjent).

  • o Astrit dita nuk shitet as te saliu dhe as tek edi e lloj lloj sorollopesh qe vine ne politike,
    Dita o astrit dereziu, i ka sherbyer te gjith shtresave dhe u ka bere te ditur duke i demaskuar ne faqet e saj me fakte dhe me analiza se kush jane politik beresit e shqiperise, dhe u kemi arsdhur hakut si te djathteve dhe te majteve ne moment qe preken interesat e komunitetit qe jeton bashke me ne. dhe do vazhdojme per cilen do parti do ta demaskojme kur dalin jashte programit te tyre. do ta ngreme zerin ne faqet tona qe populli ta kuptoje se ku po na cojne keta matrapaze te politikes se interesave te ngushta .
    Prandaj z astrit te jesh edhe ti nje demaskues i te gjitha padrejtesive pa dallim partiak sepse keshtu i sherben me mire komunitetit tend.

  • Specifikimet e tenderit do t’i kete bere sekretari i Min.Shendetesise, qe kur erdhi ne Tirane shiste vaj ulliri te perzjere tek 21 dhjetori. Pikerisht per keto aftesi e mbajti keshilltar juridik per 7 vjet edhe Elvana Hana. Ndersa ne komisionin e tenderit ky ministri do ta kete me shkodrane se ata jane shume te pergjegjshem kur firmosin leket e taksapaguesve…Z. K/Minister pse ke kaq shume besim tek ky minister qe nuk di cte beje me reformen sepse nuk e njeh fare si funksionon sistemi pale me qe ta reformoje… Largojeni sa pa bere zara te madh…

  • po ku ka byth beqja te bej tender ne kete vlere.. eshte porosi direkte e Rames… Ky po sillet si PD-ja ne dy vjetet e fundit te mandatit te dyte, nderkohe ky akoma ska mbushur dy vjet ne pushtet.. kushedi cdo beje ky ne dy vitet e fundit te mandatit te dyte…

  • Nese lajmi eshte i vertet dhe ministri ne fjale ka sadopak moral, ateher dorheqja e parevokueshme eshte i vetmi opsion qe i ngelet.

    Gjithsesi duhet patur parasysh, qe ky lajm behet publik ne prag te testimit te mjekeve shqiptare, gje qe nuk eshte pritur mire nga shumica e ketyre te fundit.
    Duket sikur dikush kerkon te bej presjon ose te hakmerret ndaj ministrit, per kete mase, duke bere publik nje “skandal” te permasave te medha.

    Paramendoni! Sikur Qeveria shqipetare te donte te blente kete helikopterin ne menyre drejteperdrejt, si nje mjet te perdorur, kush dhe me c’fare arsye ligjore do ta pengonte? Eshte e domosdoshme qe cdo mjet qe blihet te jete i ri?

    Nese mjeti blihet i perdorur atehere ntyrisht qe eshte me i leverdisshem se nje mjet i ri. Madje edhe paisjet qe mungojne, sic eshte sistemi i oksigjenit mund te montohen me mbrapa dhe perseri kostua te qendroj me e ulet se ne rastin e nje helikopteri te ri.
    Pastaj nuk ka ndonje kusht qe qeveria duhet te blej vetem mjete te reja. Eshte ne doren e ministris dhe ne varesi te buxhetit qe disponon, qe ajo te marre masat e nevojshe per blerje paisjesh dhe mjetesh.

    Persa u perket pjesemarresve ne tender dhe me sa duket shqetesimeve te tyre ka prape dicka qe nuk shkon. Perse merr dikush pjese ne nje tender, kur ai ka te dhena qe mjeti qe duhet te blihet eshte i paracaktur,(Sipas e-mail-it dihet vendndodhja si dhe numri i seris se prodhimit te mjetit ne fjale). Madje edhe ne rastin se fitonin tenderin ata nuk mund te benin dorezimin e helikopterit per nje muaj, sic presupozohet qe eshte kerkukar nga ministria.

    Ketu ngrihet edhe nje pyetje tjeter. Eshte helikopteri ne fjale i vetmi mjet qe ekziston si i perdorur per tu shitur? Kam pershtrypjen se ka shume te tille, mbasi jo c’do kontrate realizohet dhe mjet ngelen stok neper hangaret e firmave prodhuese.
    Pervec konkluzioneve te autorit, i cili ka nje hund shume te ndjeshme, kur kraheson tenderin me tualetat dhe eshte shume objektiv kur shkruan, qe ministri ta perdor Helikopterin te pakten si mjet fluturimi per te mbikqyrur provimet e mjekeve se mos bejne kopje, ka edhe nje fakte tjeter qe nuk eshte shume bindes tek e-mail-i i paraqitur.

    Pervec shqetesimve te tije, formuluesi i e-mailt ben te ditur, qe edhe pjesemarresi amerikan ka te njejtat shqetesime dhe i’a ka ber te ditur Ambasades Amerikane ne Shqiperi. Praktika te tilla nuk jane shume te perdorura nga firmat e huaj, sidomos te flasesh ne emer te nje firme tjetr.

    Nese gazetari qe e ka shkruajtur kete artikull ka pasur sadopak deshir te hidhte drite mbi kete skandal, atehere ai do te kishte marre mundimin se paku te kontaktonte firmen tjeter ose Ambasaden e Amerikane ne Shqiperi dhe te investigonte mbi kete ceshtje. Konkluzionet e nxituara te gazetarit, menyra e te shprehurit dhe e informimit te ben te dyshosh qe artikulli eshte vetem fllusk sapuni per qellim te ulta politike.
    Te shikojme se c’fare do te sjell e nesermja.

    Me respekte.
    P.s Kush di te lexoj ka gjithmone nje avantazh.Por jo cdokush qe di te lexoj harrin te kuptoj se c’fare eshte shkruar midis rreshtave.

  • Nje dite shpresojme ti ndodhe ketij minister nje aksident ne nje vend larg tiranes,t’ia dergojme kete helikopter me gjithe pajiset mjeksore per ta marr atje!

  • Drejtoresha e QSUT-se eshte akoma ne krye te detyres edhe mbas skandalit me videon e xhiruar ne repartin e urgjences, pasi Rama nuk mori asnje mase per heqjen nga puna te saj. Por ama, Rama nuk nguroi te firmose pushimin nga puna te zv. ministres per mos pagese te fatures se energjise. Me sa ç’duket ngacmimi seksual i nje te miture ne urgjence nuk i paska bere asnje lloj pershtypje kryeministrit pervers, Ai u skandalizua vetem nga mospagesa e energjise nga ana e zv. ministres!!!???
    Ky precedent na siguron qe as Ministri Beqaj nuk do levize nga posti i tij, pasi logjika ta do te besosh qe ne kete pazar kryesori eshte Rama Rilindasi, Rama nikoqiri, qe edhe pronat e veta i ble me dy leke, edhe ndertimet i ben bajdjava fare.
    Bravo DITA per kete investigim. Sikur te kishim te pakten edhe nja dy gazeta te tilla politikanet hajdute nuk do vidhnin kaq rehat.

  • Pse mos te vjedhin madje jane te vonuar. Edi mashtruesi e ka dhene sinjalin prej kohesh me mosndeshkueshmerine e hajduteve te Saliut .

  • Mendoj se shkrimi i gazetes dita eshte tendecios dhe me te meta te thella te gazetarise investigative. Lexoni me kujdes paragrafin hyres te artikullit. A mund te me thote dikush se ku qendron lidhja logjike ndermjet blejres se helikopterit dhe aksidenteve ne plazhet tona!?
    Ne nje artikull inestigativ detyra e gazetarif eshte qe te investigoje faktet e paraqitura apo te zbuluara nga gazetari duke i ballafaquar ato fakte apo pohime nga te gjitha palet duke perfshire dhe mendimin e eksperteve ne kete fushe. Nuk i shikoj keto ballafaqime ne kete artikull. Nje shembull i thjeshte – eshte nje praktike standarde qe avionet apo helikopteret perpara se te blihen ato bejne disa ore fluturim perpara se te dorezohen tek bleresi. Po ashtu nuk e di se sa kohe u duhen kompanive prodhuese te helikoptereve per ti prodhuar ato. A u pyeten ministria e shendetesise per kete artikull? Po kompania fituese a u pyet? A u mor ndonje mendim i eksperteve ne fushe per te vertetuar dyshimet e gazetes? Dyshimi per korupsion mund dhe te qendroje por menyra se si eshte shkruar artikulli le shume per te deshiruar. Me vjen keq tju them por menyra se si eshte shkruar eshe tendecioze, jo profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *