Është raportuar se kreu i FIFA-s ka mbështetur sllovenin drejt kreut të UEFA-s, ndonëse kjo është kundër rregullave. Por shefi i ri Ceferin i ka cilësuar këto fjalë si gënjeshtra. President i ri i UEFA-s. Aleksander Ceferin, i ka cilësuar zërat që thonë se kandidatura e tij është mbështetur nga Xhani Infantino si një “sajesë të mediave” dhe një “gënjeshtër”. Ceferin, kreu i Federatës Sllovene të Futbollit, ishte cilësuar fillimisht si një “outsider” në këtë garë për të zëvendësuar ish-presidentin Mishel Platini që u largua si i poshtëruar, por shpejt u kthyer në një favorit.
48-vjeçari mposhti bindshëm Mikael Van Pragun në votimet e kësaj të mërkure, duke parrë 42 vota kundrejt 13 të holandezit ka 55 anëtarë që ka UEFA-s. Një raportim nga sajti norvegjez “Josimar”, përpara votimit që u mbajt në Athinë ku edhe u zhvillua Kongresi i UEFA-s, këmbëngul se ish-Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino, ka mbështetur kandidaturën e Ceferinit, duke shkelur rregullat.
Gjithashtu ka dalë në dritë fakti se Ceferin ka fituar mbështetje dhe nga federatat Skandinave, duke u premtuar atyre caktimin e Europianit të vitit 2024 ose 2028.
Van Praag iu përgjigj këtyre publikimeve në Twitter më herët gjatë këtij muaji duke shkruar: “Në kjo është e vërtetë, atëherë ne jemi kthyer në rrugën e vjetër të të bërit biznes në botën e futbollit. Kjo është pikërisht ajo që unë dua të ndryshoj. Ne na duhet një lider futbolli i ndershëm. Jo fuqia politikanëve të uritur. Duhet dikush që ti mund t’i besosh futbollin”.
Por Ceferin ka hedhur poshtë raportimet se ai ka marrë mbështetje nga Infantino, duke folur në një konferencë për shtyp. “E kam njohur Xhani Infantinon që kur jam bërë president i Federatës Sllovene të Futbollit në vitin 2011. Ai ishte një Sekretar i Përgjithshëm i mirë në UEFA, gjithçka tjetër që flitet sot është një imagjinatë mediatike dhe njerëzore. Nëse doni të më pyesni në më ka mbështetur ai mua, ju them se do të kisha dashur, por nuk di asgjë për këtë. Nëse një person që ka qenë sekretar i përgjithshëm mendon se unë isha i përshtatshëm për këtë detyrë, atëherë besoj se kjo vjen sepse ai e njeh mirë organizatën. Por të gjitha fjalët për një mbështetje zyrtare janë thjesht gënjeshtra”.
