Hije skandali te OSHEE, do hetohet shitja e energjisë

redaktor

Autoriteti i Konkurrencës po heton mundësinë që OSHE të ketë trukuar tenderat për blerjen e energjisë, duke u përfshirë në marrëveshje të ndaluara me shitësit privatë.

Kryetarja e Autoritetit, Lindita Lati deklaroi se periudha e dyshuar është gjysma e dytë e vitit 2013 dhe muajt e parë të 2014-s.

“Në fazën e parë u tentua dhe u pa pista e marrëveshjes, atë marrëveshje që ne e quajmë horizontale, mes tregtarëve që ofrojnë energji për të mbuluar humbjet dhe OSHEE. Ndërsa në hetimin e formuluar po hetohet marrëveshja vertikale ose marrëveshja potenciale që mund të jetë e fshehtë mes OSHEE-së dhe disa subjekteve private”, deklaron Lati.

Fillimisht, hetimi nisi pas ankesës së një kompanie private, por dyshimet u përforucan edhe nga një tjetër faktor.

“Faktikisht, përmes kësaj procedure synohet të evidentohen faktorët që kanë ndikuar në sjelljen e blerësit për periudhën e dytë 2014 dhe muajt e parë 2014, kur tregu kishte një çmim më të lirë sesa transaksionet që bënte OSHEE”, nënvizon Lati.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe çmimet me të cilat OSHE ka blerë energji nga privatët kanë qenë deri në 20 për qind më të larta se ato me të cilat blinte kompania tjetër publike, KESH. Autoriteti thotë se hetimi është i vështirë dhe për këtë po bashkëpunon me ekspertë të huaj.

“Qëllimi ynë është të hedhim dritë mbi gjithë procesin, mbi mënyrën se si mund të përmirësohet procedura dhe për një rast që të tregojë se standardet e AK janë të njëjta me ato të vendeve europiane”, shton Lati.

Trukimi i tenderëve, shpeshherë me përfshirjen e vetë institucioneve të shtetit që i kontraktojnë ato, mbetet një nga rreziqet më të mëdha për shpërdorimin e financave, jo vetëm në sektorin e energjisë, por kudo.

Autoriteti thotë se ka një sërë çështjesh të këtij lloji në hetim, duke i rekomanduar si rrugën më të mirë për të ndalur abuzimet, rritjen e transparencës në tenderët dhe ankandet publike.

Share This Article
4 Comments
  • kjo do ta kapi “armikun”?hhhhhaaaaaaaaaaaa,ik ore se na kenaqe.po rri oj zogu e merr ate rroge ti,se ne i njohim keto pune mire.keto po vjedhin banka per te realizuar synimet e tyre politike jo me mallin pa zot si energjine e tenderat.ky sistem qe zbatohet ne shqiperi quhet sistemi i vjedhjes se kapitalit te popullit jo kapitalist.ai trekembeshi ne mes te tiranes duhet ngritur e duhen hyp me rradhe aty …se eshte shtuar shume rreshti.ai e ka fajin…

  • Po moj lindita po, tani kujtoheni ju si kofini pas te vjelave. Ky skandal ishte arsyeja qe u nderruan drejtori i oshee Arben Seferi. Kryeministri ishte ne dijeni te vjedhjes, dhe kur filloi qe kjo pune te binte ere, ateher ai e hoqi Seferin per ta shpetuar nga burgu.

  • O shoku zyrtar, me pelqen kopetenca tuaj ne gjykimin qe ben kjo zonja Lati, por desha te te bej nje pyetje, ne fillim ty pastaj asaj zonjes:
    E njef kete Arbenin ti mqs qenke dhe zyrtar, jam I bindur qe ndoshta vetem per fytyre e njef dhe ske asnje lloj lidhjeje me te, se nqs do ta kishe njof sado pak te siguroj qe do te vinte turp nga keto qe shkruan. Kurse per kete znj Lolo me fal Late, kjo e dine te gjithe, qe sa ka ardh kjo zonje ne krye te autoritetit te konkurences, vetem interesa ka qe I luan me karten e konkurences. Eshte shume e thjesht per tu kuptuar. Mqs jeni dhe zyrtari,shifni njehere se cfar I ka shkuar deri ne fund kjo zonja dhe ka pas te drejte per ato qe thote????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *