Hijena mbetët, o Aldo!

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

 

Politika bëhet me diplomaci, o Aldo Bumçi. Për një opozitë (fatkeqësisht e keni këtë status) nuk është diplomatike të dali kundra, kur problemi në fjalë është problem kaq madhor. Bëhet fjalë për një komb, të dënuar nga interesat e fqinjëve, të jetojë i copëtuar. Edhe sikur fjala e Ramës të mos kish qenë diplomatike apo e kohës siç thua ti, qëllimi, mbrojtja e shtetit kosovar, e shtetit shqiptar o Aldo Bumçi, duhej të merrte përkrahjen e opozitës, që kundërshtari, serbi, të kuptonte se shqiptari është i bashkuar dhe ka një qëllim: të çlirojë dhe të bashkojë popullin shqiptar të të gjitha trevave. Qëndrimi yt dhe i shokëve të tu është material për serbin, që të thotë, “shiko, vetë opozita shqiptare e dënon Edi Ramën”.
Por ju nuk mund të ndryshoni veprën tuaj antishqiptare. Për ju ka rëndësi vetëm karriera mafioze, paçka se për karrierën tuaj shkatërruat një komb. Ju që shkatërruat Shqipërinë, si mund të viheni ne krah të PS-së për Kosovën? Hijena të shëmtuara të racës sonë, ndryshoni emrin e partisë, maska juaj është grisur. Ju jeni vetëm partia e Viçidolit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *