Bie avioni në plazh, kapet në pyll 460 kg drogë

anazapta

Një avion sportiv i ngritur nga Rinasi bëri ulje të detyruar në Divjakë pasditen e djeshme, duke u dëmtuar rëndë, ndërsa në bordin e tij u gjet piloti italian Giorgio Riformato, 57 vjeçar, nga Varese, me precedentë të mëparshëm penalë në vendin fqinj për mashtrim. Më shumë se një kilometër më tej, në mes të pyllit, kur policia po rrethonte zonën dhe ushtronte kontrolle pas informacionit për uljen e avionit, u gjet e braktisur një fuoristradë “Mitsubishi”, drejtuesi i të cilës sapo pa uniformat blu, u arratis nga vendngjarja. Por u kap rreth dy orë më pas nga forcat dhe së bashku me italianin mbahen të izoluar në paraburgimin e policisë së Fierit, ku dhe janë pyetur. Shqiptari i arrestuar është Saimir Bajrami, 35 vjeç, me origjinë nga Durrësi dhe emigrant prej vitesh në Itali. Në makinën e braktisur u gjetën çanta me drogë dhe po ashtu jashtë saj, me peshë të përgjithshme 460 kilogramë. Bajrami, emigrant të cilit po i verifikohet kartela penale nga policia italiane, ishte kthyer në Shqipëri vetëm dy ditë më parë, po aq sa kishte edhe piloti Riformato. Për këtë shkak po verifikohen informacionet dhe të dhënat nëse të dy personat njiheshin më parë mes tyre. Policia e Shtetit dhe vetë ministri Sajmir Tahiri, sqaruan se në avion nuk ishte gjetur drogë, mjeti fluturues kishte leje të lëshuar nga Aviacioni Civil dy ditë më parë dhe po fluturonte drejt Italisë pasi ishte ngritur nga Rinasi. Ministri tha se nëse i arrestuari me drogë ka lidhje me pilotin po hetojnë organet ligjzbatuese.

 

Avaria dhe dëshmia e pilotit italian

Rreth orës 14:40, është parë se një avion i vogël tip “Piper”, me germat I-GRMP, ka bërë ulje në plazhin e Divjakës, ku edhe është dëmtuar duke thyer njërën nga rrotat dhe helikën. Mjeti fluturues sipas kullës së Rinasit, ka mbajtur kontakte gjatë fluturimit deri afër bregdetit dhe më pas ka shkëputur lidhjen. Banorët panë avionin sportiv të rrëzohej në rërën e plazhit. Nga rënia nuk ka pasur njerëz të lënduar. Policia e Shtetit, stacioni i Divjakës dhe e Lushnjës kanë shkuar të parat në vendngjarje, ku kanë  ndaluar pilotin, i cili është shtetasi italian Giorgio Riformato. Më tej janë pritur përforcime edhe nga Fieri dhe Kavaja, si dhe hetues nga Tirana. Zona është rrethuar në një perimetër të madh, pas dyshimeve se mund të bëhej fjalë për një trafik të mundshëm droge, referuar edhe debateve të fundit politike në vend. Por gjatë marrjes në pyetje, italiani që rezultonte me precedentë të mëparshëm në vendin e tij, tha se kishte pësuar avari dhe pas dy rrotullimeve në ajër për të gjetur vend të përshtatshëm është ulur në bregdetin e Divjakës. Ai ka mohuar përfshirjen në trafik droge dhe lidhjen me të arrestuarin tjetër. “Kam ardhur për turizëm në Shqipëri me avionin tim nga Italia. Unë lëviz në vende të ndryshme të botës dhe doja të vizitoja Shqipërinë. E kisha herën e parë dhe dy ditë më parë kam marrë leje për fluturim nga Rinasi dhe sot po largohesha. Pasi pësova difekt mendova ta ulja në plazh avionin”, ka thënë 57-vjeçari.

 

Policia: Avioni ishte bosh

“Nga hetimet paraprake rezulton që avioni është nisur nga Rinasi në orën 13:26 me leje Nr. 193, lëshuar nga Aviacioni Civil, dhe me destinacion Italinë. Nga të dhënat paraprake, kjo është hera e parë që ky avion ulet në vendin tonë. Avioni është gjetur bosh, ndërkohë që pretendimi i shtetasit Italian është se ka bërë ulje të detyruar për shkak të defektit teknik, gjë që pritet të verifikohet nga hetimet”, tha Policia e Shtetit dhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri.

 

Arrestimi dhe kapja e drogës

Policia e Shtetit dhe Policia Kufitare e zonës, së bashku me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, kanë bërë rrethimi i zonës, ku dhe është identifikuar një makinë tip “Mitsubishi”, me targë AA794EU, me një ngarkesë drogë të llojit hashash, si dhe disa çanta me lëndë narkotike në afërsi të saj. Në vlerësimet paraprake, mendohet të jenë rreth 460 kg kanabis. “Makina u gjet shumë larg vendngjarjes, e futur në pyll. Po hetojmë nëse ka lidhje me avionin e ulur. Drejtuesi i makinës e braktisi dhe tentoi arratisjen. I arrestuari është Saimir Bajrami, 35 vjeç, të cilit i janë sekuestruar dhe 27000 euro, që mendohet se i përkasin aktivitetit të trafikut” thanë burime policore. Nga të dhënat paraprake, rezulton se Bajrami ka jetuar në Itali dhe ka mbërritur në Shqipëri vetëm 2 ditë më parë. Për ngjarjen po heton edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa akuza e ngritur për dy të ndaluarit e ngjarjes është “trafik droge e mbetur në tentativë”, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Mustafaraj: Hetimet do zbulojnë nëse ka pasur skenar, nuk është rastësi

Për ngjarjen e djeshme ka reaguar edhe Zëvendësministri i Brendshëm, Ilirjan Mustafaraj. “Në radhë të parë duhet të kemi të qartë të gjithë se ngjarja e djeshme në Divjakë ishte një sukses i padiskutueshëm i policisë dhe strukturave të shtetit, i vendosmërisë së tyre në luftën kundër trafikantëve të drogës. Ata që flasin për të kundërtën, vetëm mashtrojnë. Ju me të drejtë ngrini çështjen nëse ekziston ndonjë skenar për të implikuar në këtë histori Policinë e Shtetit dhe Ushtrinë. Jo më kot ju gazetarëve ju shkon mendja në ekzistencën e një skenari të tillë. Hetimet do ta zbulojnë edhe këtë. Nëse ka pasur skenar, do të zbulohen patjetër dhe autorët e skenarit. Unë mund t’u them vetëm kaq tani për tani: Nuk është krejtësisht rastësi ulja e një avioni në rërën e Divjakës dhe kapja në të njëjtën kohë e një makine me kanabis. Duket sikur një dorë e specializuar i ka kurdisur të gjitha këto. Ua  thashë, hetimet do të zbulojnë gjithë të vërtetën dhe ky është vërtet një rast shembullor për t’u hetuar nga Komisioni Parlamentar. Por dua ta theksoj edhe njëherë se ky rast tregon qartë se ne, Ministria e Brendshme, policia dhe shteti, nuk do të ndalen në luftën kundër krimit dhe trafikut të drogës. Kjo nuk duhet të vihet në dyshim nga askush”, deklaroi Mustafaraj.

 

Kryepolici Artan Didi: “Po hetojmë ngjarjen, presim informacione nga Italia”

Kryepolici Artan Didi e quajti të suksesshëm operacionin e djeshëm të Policisë së Shtetit në kapjen e sasisë së madhe të drogës në tentativë trafikimi dhe arrestimin e kryer. Por ai tha gjithashtu se ende nuk mund të flitet për një lidhje mes avionit dhe makinës me drogë apo dy të arrestuarve, pilotit italian dhe emigrantit shqiptar, megjithëse vijnë nga i njëjti vend. “Për këtë gjë po hetojnë specialistët dhe jemi ende në verifikime. Po kështu po bashkëpunojmë me homologët italianë për të zbardhur personalitetin e dy të ndaluarve dhe lidhjet mes tyre të mëparshme, nëse ekzistojnë. Dimë që piloti italian ka precedentë të mëparshëm dhe për shqiptarin presim informacione nga homologët”, tha Didi. Bashkë me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përveç marrjes në pyetje të pilotit Riformato dhe emigrantit Bajrami, po verifikohen tabulatet telefonike, bisedat dhe lidhjet e mundshme, që do zbardhin të vërtetën. Me rëndësi është informacioni që pritet të sjellë policia italiane për pilotin dhe shqiptarin. Piloti ka këmbëngulur se avioni pësoi defekt dhe se nuk ka lidhje me bajramin, por afërsia e drogës nga mjeti fluturues dhe se të dy kanë ardhur nga Italia dy ditë më parë ngrenë dyshime të forta për hetuesit se gjithçka e kanë planifikuar së bashku.

 

Shqiptari pranon se ishte korrier i italianit

Intensifikohen hetimet për avionin e rrëzuar në Divjakë dhe drogën e sekuestruar në pyll. Pas disa orësh hezitimi dhe mohimi për hetuesit, Saimir Bajrami, emigranti i arrestuar pasi braktisi në pyll fuoristradën me 460 kg hashash, ka pranuar se kishte njohje me pilotin po të ndaluar nga policia, Giorgio Riformato. Burime nga grupi hetimor thanë se 35-vjeçari me origjinë nga Durrësi është dorëzuar pas disa detajeve me të cilat hetuesit e kanë ballafaquar, duke pranuar më pas se ai do kryente rolin e korrierit. Sasia e drogës dyshohet se ka për origjinë Lazaratin, por Bajrami tha se nuk e dinte nga vinte kjo ngarkesë, vetëm se atij i duhej të shoqëronte mallin deri tek avioni. “Më duhej të paketoja drogën dhe ta dërgoja deri tek avioni”, ka thënë Bajrami për hetuesit. Por ende nuk dihet nëse kjo dëshmi është dhënë për të çorientuar hetimet edhe në kuadër të situatës së krijuar dhe për të shpëtuar anëtarët e tjerë të grupit, ndërsa priten informacione edhe nga policia italiane për të kaluarën e dy të arrestuarve. Bajrami ka hyrë në Shqipëri po ditën që ka ardhur edhe piloti Riformato, ndaj edhe dyshimet e grupit hetimor për lidhjet mes tyre janë rritur. Makina me drogë u gjet në një distancë të konsiderueshme nga vendi ku ra avioni. Gjithsesi në krahun tjetër, po në ambientet e Policisë së Fierit, 57-vjeçari italian ka mohuar kategorikisht se njihet me shqiptarin dhe se do mbushte avionin me drogë në Divjakë. “Unë kam ardhur për turizëm dhe po kthehesha në Itali. Pësova difekt dhe do ulesha në plazh. Nuk di gjë për drogën dhe as e njoh shqiptarin”, ka thënë piloti. Ai i ka qëndruar deri në fund deklaratës.

 

Gazetarët e opozitës, nisen me urgjencë drejt Divjakës 

Ngjarja e djeshme e ndodhur në Divjakë ka sjellë një lloj reagimi të menjëhershëm të opozitës. I pari që reagoi ishte Sali Berisha, që dha detaje të cilat as policia nuk i dinte. Ai u shpreh se avioni ra në Divjakë nga mbipesha. Më pas mediat e opozitës nisën trumbetimin me të madhe se kemi të bëjmë me një konfirmim të akuzave të opozitës. Kulmi arriti ku gazetarë pranë PD-së vendosën të nisen me urgjencë drejt Divjakës. I pari ishte Blendi Fevziu, i cili pak minuta pas ngjarjes publikoi në Facebookun e tij një fotografi të avionit me mbi shkrimin, “Po ndodh tani në Divjakë”, për të treguar që ndodhej në vendin e ngjarjes. Kulmi u arrit nga gazetari Artur Çani, i cili iku nga studio e News 24, duke thënë se më duhet të shkoj në vendngjarje për të pasur një panoramë të asaj ç’ka kishte ngjarë në Divjakë. Kolegët e tij në studio e mirëkuptuan, duke thënë se zoti Çani duhet të shkoj atje, sepse është i pari që nxori dokumentin e SHISH. Në fakt SHISH, një ditë më vonë e mohoi këtë letër.

 

Verifikimet

Policia dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, pas procesit të marrjes në pyetje të të dy të arrestuarve, ka zbarkuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin e Rinasit. Aty do kërkohen të gjitha dokumentacionet nga Avioni Civil, për të verifikuar nëse mjeti tip “Piper” ka hyrë edhe më parë në territorin shqiptar, por edhe dialogun mes kullës së komandimit dhe pilotit italian. Gjithashtu do verifikohet itinerari Itali-Rinas-Korfuz-Peskara, destinacioni i fundit i mjetit fluturues. Dialogu do të zbardhë faktin nëse piloti është ankuar për defekt në avion dhe shkakun e shkëputjes së komunikimit. Aviacioni Civil konfirmoi lejen e fluturimit të lëshuar dy ditë më parë për pilotin italian dhe mjetin e tij.

 

Shoqërimet

Policia e Fierit njoftoi mbrëmë se ka shoqëruar edhe dy banorë të Divjakës, që paraprakisht akuzohen për strehim dhe ndihmë të të dyshuarit Saimir Bajrami. Pasi braktisi makinën me drogë, teksa policia e pikasi në pyll, 35-vjeçari është larguar me vrap për të mos u arrestuar. Bajrami ishte emigrant prej vitesh në Itali dhe kishte hyrë dy ditë më parë në vendin tonë. Policia tha se në arratisje e sipër ai është ndihmuar nga dy banorë, që po merren në pyetje, nëse janë të përfshirë direkt, apo të rastësishëm.

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Super inskenim as hollivudi nuk arrin te realizoje nje skeme te tille,saleshi kur krijoi+ideoi SUDEN+97-ten jo me keto te tjerat qe nuk i llogarit fare..

  • Inskenim alla berishe
    Prej muajsh ne gazetat dhe tv afer berishes gelojne lajmet fotot dhe informacionet mbi te ashtuquajturen trafik te droges me avion.
    Pa diskutim e themi qe ne fillim se ky lloj trafiku eshte I perdorshem nga trafikantet e medhenj pjese e mafies nderkombetare.Fjala te medhnje nenkupton shume te pasur qe me ane te parave kane krijuar vete infraskturen e ketij lloj trafiku apo edhe qe me ane te parave kane korruptuar pjeset ligjzbatuese ten je vendi origjine e trafikut,sikurse eshte edhe Shqiperia.
    Po cili lloj trafiku mund te jete aplikuar ne vendin tone e para apo e dyta.
    Kete pergjogje pa dashje e ka dhene vete kryetrafikanti I shqiperise Arben Imami ne letren drejtuar prokurorit te pergjithshem ne te cilen citon se informacionet per kete lloj trafiku ja kane dhen e ish policet e liruar qe nga populli dhe pjesa me e madhe e politikes e kane konsideruar kupola e mafies e instaluar ne shtetin Shqiptar.
    Duke qene se keta lloj trafikantesh qe tashme jane pa petkun e pushtetit rrezikojne seriozisht jo vetem ndeshkimin penal por edhe ngeljen me gisht ne goje sepse mund tu sekuestrohen asetet prejardhje nga krimi trafikun e aplikuar nga vete ata deshen ta transferojne ne shtetaret e sotem te cilet akoma nuk plotesojne asnje nga dy kushtet e mesiperme per te organizuar kete lloj trafiku.
    Keshtu kane inskenuar me te ashtuquajturin komandat nga italia I cili eshte perdorur me edhe me pare prej tyre duke I parapergatitur alibine e demtimit te avionit te tij si dhe distancen nga mjeti I ngarkuar me drogen.
    Per kete me kete alibi dhe me nje mbrojtje te mire juridike ai nuk mund te denohet te pakten penalisht,ndersa demtimin e avionit ai duhet ti kete marre parat paradhenie.Ne keto kushte duhet kerkuar dergesat ne llogarite bankare te tij apo rrjetit te tij nga mafia ne ish policine shqiptare.
    Per te kompletuar trafikun duhej nje koke turku me nje sasi qesharake per transport ajror droge ne afersi te mjetit fluturues.dhe ky eshte nje ushtar nga MAZHA E MADHE qe njihen nga specilistet si bastion I Saliut,I cili me nje mbrojtje juridike falas nga BYLYKBASHI denohet per trafik te ngelur ne tentative.
    Edhe ketij duhet ti kontrollohen dergesat ne nr llogarie apo keshet qe duhet ti jene dhene apo qe do ti jepen.
    Ne fund kujt nuk I kujtohet dalja e Sali Berishes kur vrau Fatkeqin Azem Hajdari veten 8 minuta kishin kaluar kur ai e zbertheu vrasjen vrasesit dhe uniformat qe kishin veshur dhe makinat e perdorura.
    Kesshtu edhe dje Ai menjehere doli dhe beri zbulimin e madh.

  • Era e kerrmes, ka kapur, jo vetem ata qe kerkojne te bejne politike me pisllikun e radhes, por edhe ata qe vijne nga Italia si mashtrues ordinere, per te l6ajtur rolin e Pablo Escobar. Lum shqiptaret, per kete klase politike qe kane.Kush ka keta, nuk ka nevoje per hasem.

  • Policia e beri detyren. Futi ne burg aktoret me nga 20 Vjet burg, po kaluar java I tregojn rregjizoret.

  • SALIU ,DJE dhe SOT!…

    Deshe te vije nje vetull,
    mirpo kerreve njerin sy!..
    sa deshe te vije tjetren,
    u qorrove me te dy…

    S’na u ndane : “Adhamudhet”
    duket i heqka kjo dere…
    Kur na thosh, se – koke e dhembur
    te shpetoje,u dashka prere!

  • Me i lumte Policise se htetit.Tani del detyra per ta shpene me tej analizen per te gjetur strofkullen e lepurit dhe vete “..lepurin me dy kembe..”.

    • Paniku ka kapur Salukun tend, familjen e tij, biologjike dhe politike, si dhe gjithe ndjekesit e tij, parazite qe po i pijne gjakun ketij populli.
      Jeni llumi i shoqerise, pasardhes te paraziteve te tjere, qe per mbi 5 shekuj kalbezojne shoqerine shqiptare.
      Uroj qe populli shqiptar te rilinde vertete dhe qe mbeturinat parazito-osmane te kalben ne perjetesi!

  • I nderuar botues,kryeredaktor,gazetare te “DITA”.Ju lutem tregohuni profesioniste dhe mos u merrni me skenare e sterskenare.Jo 21 janari,jo kjo,jo ajo.Rama ka pushtetin dhe le te rizbuloje e te ridenoje Saliun,Lulin e Co,por lerini skenaret tuaj,sikur avionin,italianin e trafikantin,qe per ironi te fatit e paskerka emrin SAIMIR dhe lerini specialistet te punojne e te hetojne.Perndryshe,nese vazhdoni keshtu,me karikatura fyese e shkrime imagjinare,nuk do te jeni aspak te besueshem per shqiptaret,pervecse disa nostlagjikeve te kohes se Enverit e te ndonje injoranti.Shpresoj ta postoni kete koment.Nuk jam as antare dhe as simpatizante e ndonje partie,jam thjesht nje shqiptare qe dua te drejten e te verteten.Nuk me intereson as Luli e Rama,as Berisha e Sala e Co.Edhe njehere,lerini skenaret dhe pasqyroni ngjarjet.U ngopem me skenare nga Berisha.

  • Po kush do ishte ai shqiptar apo italian qe po ti premtosh nja 5 milion euro per 10 vjet burg e mos ta bente. Biles e kam ekzagjeru shumen se e ben edhe me 1 milon qe sdo i bente kurre per 10 vjet po te ishte i lire. Skenari eshte sh i thjeshte. Hajde ne shqiperi deklaro qe do tranportojme droge me avion. Italianit i japim 1 milion euro se per nja 2 vjet del nga burgu. Ai nxjerr nga garazhdi nje avion te prishur qe nuk vlen as 50 mije euro dhe mbajeni mend qe do jete edhe i siguruar per te thithur parate e siguracionit. Dhe skenari behet realitet edhe pse thyerja e rrotes gjate uljes nuk ishte parashikuar ne skenar. Gjithsesi investuesi dhe iniciatori i ketij skenari njofton instancat perkatese qe ketu do behet transport droge me avion, Instancat e shtetit kane 2 rruge. E para, ta ndjekin dhe ta kapin dhe te pranojne qe opozita paska pasur te drejte kur kane thene qe ne shqiperi ulen avionet e droges. Ne rastin e dyte, mos ta kapnin dhe te zhyteshin edhe vete ne llum dhe opozita do nxirrte filmimet perkatese pasketaj me avionin qe transportonte droge. Ne rastin e pare opozita verteton cka ka thene deri tashti dhe maxhoranca vetdeskrititohet duke pranuar se eshte nxituar kur ka cilesuar avionet si mjete kunder mickonjave. Ne rastin e dyte do kerkohej me prova (filmime dhe deshmitare) qe qeveria eshte ne dijeni te shperndarjes se droges dhe eshte bashkpunetore me krimin. Pra ne te dyja rastet opozita kerkon rrezimin e qeverise. Kaq per tashti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *