- Përdorni dezifektues dhëmbësh për të larë lavatriçen
Lavatriçja ka nevojë të pastrohet ndonjëherë në vend që të vazhdoni e të vazhdoni të lani rroba përjetësisht. Ka disa detergjentë specifikë që ndihmojnë në larjen e saj, por fare mirë ju vjen në ndihmë një pastrues i dhëmbëve dhe mishrave të tyre. Hidhni një gjysmë gote lëng dhe ndizeni lavatriçen me proces të shkurtër. Kërpudhat, myku dhe bakteret e dëmshme do të shkatërrohen.
- Futni disa kokrra aspirinë për t’i zbardhur sa më shumë rrobat
Shumë herë u jemi shmangur rrobave të bardha për vetë faktin se pas 2-3 larjeve nisin marrin një ngjyrë disi të verdhë. Si t’ia bëni që rrobat e bardha t’ju ndriçojnë? Acidi salicilik i aspirinës do të bëjë magji dhe kështu, zverdhja e rrobave do t’i përkasë së shkuarës!
- Mos i thani shumë rrobat
Është e vështirë t’i hekurosësh rrobat që kanë qëndruar të nderura për një kohë të gjatë, pasi pëlhura nis dhe bëhet rezistente ndaj ndikimit termik. Madje ka raste që edhe një hekur me avull nuk ju bën më punë. Sigurohuni që rrobat t’i hekurosni kur janë pak të buta, por edhe në rast se ka ndodhur e kundërta, spërkatini me pak ujë para se t’i hekurosni.
- Përdorni shampo bebesh për rrobat që tkurren
Duket e çuditshme por po, funksionon. Hidhni pak shampo në një enë me ujë të ngrohtë dhe lërini rrobat të zhytura në të për 10- 15 minuta.
- Mos përdorni zbutës te rrobat e bardha
Eksperienca ka treguar se zbutësi nuk i lejon rrobat të marrin bardhësinë që duhet.
- Përdorni letër alumini kur lani rroba të leshta
Me këtë hile të vogël ju do të shmangni diçka shumë të bezdisshme: elektrizimin e flokëve. Besojmë e keni parasysh momentin kur pasi vishni një pulovër të larë ajo ju ngacmon lëkurën dhe flokët. Topat e aluminit do të thithin ngarkesën statike./ Anabel
l.h/ dita
