“Plani Urbanistik i Bashës, shkatërrimi i të ardhmes së Tiranës”
Plani Urbanistik që mazhoranca në Këshillin Bashkiak kaloi me forcë, rezulton t’i sjellë të ardhme të zymtë Tiranës dhe qytetarëve të saj, për të cilët në fushatën elektorale, Lulzim Basha u tha se ishin të parët. Plani Urbanistik i miratuar nga Këshilli Bashkiak pritet që të sjellë pasoja të rënda. Betonizim, shkatërrim të gjelbërimit, prishje të monumenteve dhe kthimit të tyre në pallate, rrafshimin e Parkut të Liqenit dhe madje të Lanës. Këto detaje i zbulon së fundmi kreu i këshilltarëve të majtë në Këshillin Bashkiak Tiranë, Aldrin Dalipi, në një intervistë për “DITA”…
Zoti Dalipi, ju u treguat mjaft i ashpër me planin e ri urbanistik të paraqitur nga Basha në Këshillin Bashkiak, përse e kundërshtoni këtë plan?
Një plan rregullues është kushtetuta e një qyteti. Është momenti kur qytetarët njihen me të ardhmen e tyre, me të ardhmen e fëmijëve të tyre, me të ardhmen e jetës sociale. Në Këshillin Bashkiak ne e kundërshtuam pa asnjë dyshim planin e paraqitur nga Lulzim Basha. Për një arsye shumë të fortë dhe madhore, sepse ky është as më pak e as më shumë një plan i shkatërrimit të së ardhmes të kryeqytetit. Ata që ngritën dorën nën presionin politik do të mbahen mend sipas ekspertëve të pavarur, por dhe për arsyen themelore se çfarë ky plan paraqet, si njerëz që firmosën një projekt shkatërrimi. “Plani i Bashës” shpërthen një fluks të rëndë lejesh ndërtimi për interesa haptazi elektorale dhe korruptive. Pra, siç e thamë ky plan nuk është gjë tjetër vetëm një projekt i “kioskave” të larta prej betoni që parashikohen të ndërtohen në çdo cep të Tiranës. Ju e dini që Tirana është e rrethuar nga mure betoni si Farka, Yzberishti, etj, për shkak të ndërtimeve intensive. Ajo që ndodh në fakt në këtë plan është zhdukja e hapësirave të gjelbra brenda qytetit, duke iu hequr atyre kufijtë. Pra, në vend të parqeve dhe lulishteve me kufij të përcaktuar “plani Basha” flet vetëm për pika ku duhet të ketë një lulishte. Dhe për tua bërë më konkrete lulishte që zhduken në kryeqytet janë, parku prapa Pallatit të Kulturës, lulishtja te parlamentit, zona e gjelbër te Shtëpia Qendrore e Ushtrisë (në rrugën e Elbasanit), parku i Fushës së Aviacionit, zonat e gjelbra në “Qytetin Studenti”, zona poshtë “Digës së Liqenit”, fshinë zonat e gjelbra brenda qytetit duke i transferuar ato virtualisht në zonat përreth, Kamzë, Kashar etj. Betonizon deri edhe skarpatat e Lanës, të cilat konsiderohen si korridori i gjelbër i qytetit. Ndërkohë, që qytetarët shohin çdo ditë se një pjesë e mirë e zonave të gjelbra të mbetura po zihen, si në rastin e Parkut Kombëtar të Liqenit te “Rruga e Elbasanit” me ndërtime ashtu dhe zona e gjelbër nën “Varrezat e Dëshmorëve” të Atdheut. Ndërsa, nuk parashikon akse rrugore të tilla që përballojnë fluksin e parashikuar. Pra, bllokim të qarkullimit rrugor, mungojnë zonat sportive, rekreative etj. Dhe kthen në gati inekzistent atraksionin turistik për shkak të goditjes së trashëgimisë kulturore. Një pikë tjetër dramatike ku plani i “çrregullimit” deformon qytetin janë zonat e mbrojtura. Plani zhduk thuajse të gjitha zonat e mbrojtura aktuale, zonën e vilave në Rrugën e Elbasanit, zonën pranë Gardës së Republikës, zonën e Ish- Bllokut, apo një zonë shumë të vjetër që njihet si zona që dëshmon ndërtimet e vjetra të Tiranës. Thyen vendimin e Këshillit të Ministrave numër 180 të vitit 2000, që mund të cilësohet si një nga arritjet më të mëdha në fushën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Për sa i përket intensitetit të ndërtimeve plani ngre në mënyrë të ekzagjeruar intensitetin e ndërtimeve, heq kufirin e kateve dhe të lartësisë së godinave, fsheh në mënyrë tinzare një pjesë të zonave më delikate duke mos dhënë asnjë detaj se çdo ndodh me to, duke i fshehur prapa termit “zonë me rregullore të veçantë”. “Plani Basha” intensifikon në kufi dramatik intensitetin e ndërtimit në qendër por nga ana tjetër në mënyrë të çuditshme dhe kundër konceptit urbanistik bashkëkohor i cili orienton që ndërtimet e larta të përqendrohen në periferi, ky i lë shumë të ulëta në zonat informale në periferi. Pra, duket se plani Basha me qëllim i bllokon këto zona në varfëri me qëllim që të shiten ndërtimet e larta që do të ndërtohen në qendër dhe do ti zënë frymën qytetit. Pika e fundit që do doja ta theksoja “plani Basha” përkundër planit urbanistik zviceran i cili u bllokua nga qeveria Berisha në vitin 2008, një plan modern i bërë nga studio ndërkombëtare, krijon një pasiguri për të ardhmen rritjes së densitetit të popullsisë. Sot Tirana ka rreth 600 mijë banorë, “plani Basha” parashikon me strukturën e krijuar të ndërtimeve shtimin e rreth 400 mijë banorëve në kryeqytet. Mendoni se sa e rëndë mund të jetë situata në një qytet të stërngjeshur me mbi 1 milion banorë që nuk prodhon të mira materiale por vetëm bën shërbime dhe prodhon ndotje sipas ekspertëve të pavarur, e ndotja prodhon sëmundje së pari për vetë banorët e qytetit. Tirana nesër së bashku me komunat dhe bashkinë e Kamzës arrin sipas “planit Basha” me mbi 1.5 milionë banorë, gjysma e popullsisë së vendit. Pyetja që shtrojnë qytetarët dhe ekspertët me të drejtë është, a mund të ketë të ardhme një vend i tillë, dhe për më tepër zhvillim të qëndrueshëm? Historia e viteve të fundit dhe kriza e sotme metropolitane në shumë vende të zhvilluara të botës përgjigjet padyshim JO.
Nga informacionet tuaja a janë pyetur ekspertë të fushës për bërjen e planit?
Nëse do të ishin pyetur ekspertë të pavarur, ata që përfaqësojnë qytetarët dhe jo grupet që kanë sponsorizuar grabitjen e votave dhe marrjen e karriges nëpërmjet manipulimit në bashkinë e Tiranës, nëse do të ishin pyetur qytetarët e thjeshtë që duan të sotmen dhe të ardhmen, nëse qytetarët do të kishin një maket ku të shikonin qytetin për 30 vitet e ardhshme situata do të ishte krejt tjetër.
A është i zbatueshëm një plan i tillë?
Në fakt Tirana e ka një plan modern të miratuar disa vite më parë. Ai është plani i Tiranës dhe i takon qeverisë së ardhshme dhe kryeministrit Edi Rama për të bërë të mundur rikthimin e planit për qytetarët dhe qytetin. Plani i cili u miratua politikisht dhe për shkak të interesave klienteliste, elektorale dhe korruptive është thjeshtë dhe vetëm një njollë e madhe betoni dhe turpi.
Mendoni se ky plan zgjidh nevojat që ka qyteti sot?
Qytetarët e Tiranës sot kanë nevojë për qytetin jo për shkatërrimin, kanë nevojë për parqe dhe jo modelin e “kioskave të betonit” që do të shndërronin qytetin në një piramidë të re financiare në kohën e një krize të rëndë në fushën e shitjeve të ndërtimeve. Aktualisht Tirana sipas Censusit ka rreth 22 mijë banesa bosh të pa shitura. Kuptohet që numri është më i lartë se kaq. Do të mjaftonin këto banesa për të kuptuar shtesën natyrore të Tiranës që është rreth 12 mijë në vit. Atëherë ku po shkojmë? Çfarë po i ofrojmë qytetarit, ndërtuesit, pronarit të tokës?. Përgjigja është e qartë, kaos pasiguri, krizë ekonomike dhe sociale.
Shoqëria Civile: “Plani i Bashës” shkatërron Tiranën
Shoqëria Civile ka kundërshtuar hapur Planin Urbanistik të Tiranës. Në një konferencë për shtyp Shkreli, Ferrunaj dhe Kati e kanë cilësuar si një plan kriminal dhe kërkojnë oponencë ndërkombëtare për ta miratuar.
Plani Urbanistik i Tiranës i miratuar pak ditë më parë në Këshillin Bashkiak ka hasur një rezistencë të fortë edhe nga shoqëria civile, e cila e ka cilësuar si një Plan kriminal që shkatërron kryeqytetin. Artan Shkreli, Lavdosh Ferrunaj, Kozara Kati dhe të tjerë përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë kërkuar që të bëhet oponencë ndërkombëtare pasi janë të bindur se asnjë institucion serioz ndërkombëtar nuk mund të miratoj planin e miratuar në Këshillin e Bashkisë Tiranë.
Reagimi qytetar
Sipas ekspertëve të fushës asnjë institucion ndërkombëtar nuk do të japë miratimin për një Plan që dyfishon numrin e popullsisë së banorëve në kryeqytet, zhduk zonat e gjelbëruara dhe zhduk atë pak trashëgimi kulturore që i ka mbetur Tiranës pasi Plani i parasheh si zona ndërtimi pallatesh të gjitha lagjet karakteristike të kryeqytetit. “Ky Plan, përveçse kriminal është shumë vështirë që t’i gjesh një fjalë tjetër. Intensitetet e ndërtimit shkojnë deri në 6 herë intensitete, të cilat janë në qytetet mesatare të Europës për nga rritja. Fëmijët do të detyrohen dhe transferohen për të bërë ato orët e tyre të pushimit nëpër tarracat e pallateve, sepse Plani i ndikon që janë tarracat e pallateve ato që do të lulëzohen me qenë se parqet do të zhduken, ose transferohen në Dajt apo në Paskuqan, në hapësira të cilat ndodhen me dhjetëra kilometra larg qytetit”, u shpreh arkitekti Artan Shkreli. Ndërsa Kozara Kati thotë se “një mega-ndërtim siç është planifikuar do ta kthej Tiranën në nj gehto”. Sot Tirana konsiderohet një qytet i mbipopulluar me një dendësi prej 4 mijë banorë për kilometra katror. Plani Rregullues i Tiranës u miratua në fillim të javës nga Këshilli bashkiak i kryeqytetit pas një debati të ashpër mes anëtarëve. Opozita e kundërshtoi si shkelje flagrante të ligjit pasi nuk u zhvilluan dëgjesa publike me ekspertë dhe qytetarët u mbajtën jashtë aksesit në shqyrtimin e tij. Plani pritet të kalojë për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e rregullimit të territorit.
Artan Shkreli
Do të kërkojmë një oponencë ndërkombëtare nga institucione të specializuara ndërkombëtare sepse në Shqipëri institucionet janë shkatërruar, por Qeveria mjafton të gjejë një institucion të besueshëm ndërkombëtar, i cili do të bëjë oponencën e këtij plani. Besoj që do të venë duart në kokë edhe të huajt kur të marrin vesh se çfarë kemi rezervuar për publikun kryeqytetas”, tha arkitekti Artan Shkreli.
Lavdosh Ferrunaj
“Parashikohet me këtë plan që të shkojë rreth 25 mijë banorë për kilometër katrorë që është numër një në botë. Të ngjeshësh Tiranën më tej është vërtetë kriminale, prandaj ne mendojmë se Këshilli Kombëtar i Territorit do ta marrë në konsideratë edhe këtë reagim qytetar dhe do të anulojë çdo miratim të këtij plani, i cili duhet të rikthehet dhe të diskutohet mes ekspertëve, e para, por pa dyshim edhe me publikun, gjë që ka munguar”, thotë ambientalisti Lavdosh Ferrunaj.
Shoqata e ndërtuesve: Është ndryshuar plani që na u paraqit ne
Plani rregullues i Tiranës i miratuar para pak ditësh në Këshillin Bashkiak, ka disa ndryshime nga ai që iu është paraqitur ndërtuesve. Sipas drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës së Ndërtuesve, Maksim Muçi, ky komunitet ka disa vërejtje për ndryshimet në planin rregullues, si ulja e numrit të strukturave të ndërtimit, si dhe ndryshimit të intensitetit të ndërtimit. Ndërkohë, ndërtuesit kanë shprehur shqetësimin edhe për situatën e investimeve publike dhe mbylljen e disa firmave në këtë sektor. Edhe pse zyrtarë të Ministrisë së Financave janë shprehur se nuk u ka asnjë borxh firmave të ndërtimit për punët publike, sipas Muçit, shuma e këtij borxhi kap vlerën e 100 milionë eurove. Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve vlerësoi me nota negative edhe ndryshimet e bëra në ligjin “Për Prokurimin Publik”, sidomos mbylljen e strukturës së Avokatit të Prokurimeve.
Basha dhe Tabaku kane thene qe do e bojne Tironen si LAS VEGAS DHE RASTESISHT PASHE NJE EMISION GJERMAN PER LAS VEGASIN KU PARAQITEJ KY QYTET MAFIOZ , KRIMINALITETi NE QIELL ; NGA PERBERJA HETEROGJEN PER SHKAK TE KASINOVE KU LAHEN PARAT E PISTA TE BOTES ; NE NJE SHKRETETIRE TE AMERIKES DHE PUTHUAJSE PA PEME DHE QE 20% E QYTETIT NUK KISHTE UJIT TE PISHEM —-KJO ESHTE ENDERA E LULZIM BASHES PER TIRONEN SE BASHKU ME JORIDA TABAKUN IDIOTEN E XHOMISE DHE RRACES SE TABAKEVE
Hmm it seems like your site ate my first comment (it was super long) so I guess I’ll just sum it up what I wrote and say, I’m thoroughly enjoying your blog. I too am an aspiring blog blogger but I’m still new to the whole thing. Do you have any recommendations for newbie blog writers? I’d certainly appreciate it.