Hilja vulgare e Saliut

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Lexova intervjunë e z.Berisha. Po të mos e njihnim për djall me brirë, do të mendonim se është vetëm i fandaksur. “Divorci” me Bashën është një hile vulgare. Dy linja. Njëra me baltosje pa pushkë e tjetra me të dyja bashkë. A nuk bëjne tre? Shqupi me tre krerë. Nuk po fusim Noken se mos e teprojmë. Po të isha unë “i keqi” do të fusja me dhjetra mijë në çadrat e bulevardit. Keni fat, vazhdon Saliu, që Lulzimi ka qëlluar i “mirë”. Më kujton një film uestern me të keqin, të shëmtuarin e të mirin. Në fakt problemi qëndron te ky i “miri”. Pikërisht këtu qëndrojnë “brirët e dreqit” të vjetër. Servirja si burrë “zamani” e “shpirtnjeriu” e udhëheqësit të ardhshëm. Por, thotë Saliu, Luli ka një të metë. Është pak tolerant. Toleroi kur vrau vetëm 4 të pafajshëm. Po ashtu toleroi edhe te rruga e kombit me “pakogjë të grabitur. Ndërsa vetë doktori e ka tolerancën zero. Ai është i gatshëm të armatosë popullin për të “vrarë” Edi Ramën “në emër të mostolerancës”. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *